Autor: TV News
Ndoshta rrall herë mund të dëgjojmë një lojtar të Barcelonës të thotë fjalë të mira për Real Madridin. Kështu mendon ish-lojtari i Barcelonës, Arthur Melo i cili u përball mbrëmë pikërisht ndaj kampionit të Spanjës dhe Evropës. “Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë në çdo ndeshje që luajmë dhe gjithmonë duam të fitojmë. Por ju po luani kundër Madridit në Bernabeu, për mua skuadra më e mirë në botë dhe me shumë besim. Edhe pse po luajmë kundër kujtdo që të jetë, ne do të shkojmë për fitoren me shumë respekt,” shpjegoi 28-vjeçari. “Ishte një lojë e shkëlqyer.…
Barcelona do të përballet nesër në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit. Mirëpo në dyshim është ylli i Barcelonës, Lamine Yamal i cili mori një goditje në këmbë në ndeshjen ndaj Las Palmasit, ku po ashtu e kishte postuar në “Instagram”, këmbën e gjakosur. Ende nuk dihet nëse Yamal, do të përfshihet në listën e Hansi Flick për këtë ndeshje. Kujtojmë se kjo ndeshje derbi, do të zhvillohet nesër në “Montjuic”, në orën 21:30, ndërsa gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit, zhvillohet të mërkurën në po të njëjtën orë.
Faton Ramadani- vëllai i të dënuarve në rastin “Kiqina” aktualisht është në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Debat Plus” si kundërpërgjigje e të intervistuarit, Shpresim Uka gjatë së premtës mbrëma.*Shpresim Uka: Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga UDB-ja dhe përdorte shantazhe për përfitime materiale * Pagesa për lirimin e të dënuarve – 500 mijë euro për 54 vjet dënim” – Uka tregon kërkesën e Salustros së EULEX-it Ramadani ka treguar se shumë vite më parë është takuar tri herë me Shpresim Ukën, njëherë dyshon në “shtëpi të tij”, pastaj në një restaurant në pikën kufitare në Merdar, nga ku pretendon…
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se Shtetet e Bashkuara janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për mineralet me Ukrainën. Komentet Presidenti Trump i bëri ndërsa priti në Shtëpinë e Bardhë Presidentin francez Emmanuel Macron për bisedime që u përqëndruan tek perspektiva për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mes dallimesh të forta rreth mënyrës se si duhet të shkohet tek ky objektiv. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Presidenti Trump tha se marrëveshja ishte “shumë pranë”. Ai tha se mund të takohet me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy më vonë gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme për…
Edhe me Kurtin “do bashkëpunoj”, thotë LimajAnalisti, Ylli Hoxha është shprehur se intervista e Fatmir Limaj në “Debat Plus” është ekzagjeruar nga komentuesit dhe reagimet publike. Hoxha shtoi se paraqitja e Fatmir Limaj ka qenë me elementin e vetfaktorizimit apo zmadhimit të rolit të tij.“Ka qenë vetfaktorizim i Limaj, nevojë me tregu që nuk jam unë pjesë e Ramush Haradinaj. Me i pas tri votat e mia duhet ulur në tavolinë edhe pala e parë edhe e tij. Limaj ka luajtur në formë briliante vetfaktorizimin”, tha Hoxha.Hoxha tha se ka qenë “aftësi e mirë” e Limaj në një moment politik…
“Zoti Limaj është një nga politikanët më të talentuar të vendit. E ka dellin e shtetësisë dhe institucioneve, dhe nëse e marrin situatën e Kosovës. Më e ndershme është me diskutu për sa më shpejt me i ndërtu institucionet sesa kush me kë duhet me I ndërtu. Jemi duke e ditur se çfarë faze jemi”, u shpreh analisti, Dardan Gashi.Gashi në “Debat Plus” u shpreh se janë disa momente ku interesi i shtetit mbi interesin e individëve.Ai u shpreh se PDK-ja është fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit por që gabuar që nuk i ka “ftuar anëtarët e partive të…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Estoninë në Ditën e Pavarësisë së tyre. Osmani përmes një postimi në “X” ka falënderuar Estoninë për mbështetjen e saj të palëkundur, teksa shton se priten edhe shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve. “Urime të përzemërta presidentit Alar Karis, kryeministrit Kristen Michal, dhe popullit të Estonisë në Ditën tuaj të Pavarësisë!”, ka shkruar e para e vendit. “Përkushtimi i palëkundur i Estonisë ndaj lirisë dhe demokracisë vazhdon të frymëzojë. Kosova qëndron me krenari pranë jush, e lidhur me vlerat e përbashkëta dhe një partneritet të fortë. Ne e vlerësojmë…
Frank Wisner, ish-diplomati i lartë amerikan që shërbeu edhe si Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vitin 2005 që përfundoi në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ka ndërruar jetë. Siç raporton The New Yrok Times, djali i tij, David, tha se shkaku ishin ndërlikimet e kancerit në mushkëri. Wisner ishte emëruar i dërguar i posaçëm nga asokohe Sekretaresha e Shtetit, Condolezza Rice – për të asistuar ish-Presidentin e Finlandës, Marti Ahtisaari, të negocionte zgjidhjen e statusit të Kosovës që çoi në pavarësimin e vendit. “Ambasadori Wisner do të ofrojë mbështetjen amerikane…
Ish-reprezentuesi italian Massimo Oddo është trajneri i ri i Milan Futuro, ku mungon vetëm njoftimi zyrtar, shkruan faqja e klubit Milannews.it. Ish-lojtari i kuqezinjve në fakt nënshkroi kontratën e tij në mesditë. Ai do të zëvendësojë Daniele Bonera, për të cilin humbja ndaj Pescaras ishte fatale. Odo tani do të ketë 10 ndeshje për të siguruar mbijetesën e ekipit të dytë të kuqezinjve. /GazetaBlic Sport
Kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të rrymës, konfirmon për Radion Evropa e Lirë kreu i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), Ymer Fejzullahu. “Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”, thotë Fejzullahu, por nuk saktëson se sa është kërkesa e tyre për rritje. Aktualisht, thotë ai, ZRRE-ja është në fazën e vlerësimit të këtyre aplikimeve. Pas përfundimit të këtij procesi, ai…
