Autor: TV News
Këmbët e buta dhe të dhe të shëndetshme janë një nga dëshirat e çdo të rrituri. Pra nuk ka shumë rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kur vjen puna tek shëndeti i këmbëve. Siç dihet janë një nga pjesët më delikate të trupit, çdo shqetësim në to do të thotë shqetësim i të gjithë trupit. Zgjidhjet për këtë problem mund të jenë të shumta duke filluar që nga zgjedhja e këpucëve të duhura, ecja apo trajtimi i duhur i lëkurës. Në këtë artikull do të ndalemi tek trajtimi i këmbëve me mënyra natyrale për t’i pasur sa më të buta…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci dhe Agim Ramadani, në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe një automjet, ku si pasojë e përplasjes, dy vozitësit e motoçikletave kanë pësuar lëndime trupore. “Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman ne QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, ka njoftuar zëdhënësja a Policisë…
Në fshatin Obranq të Podujevës një grua ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër nga frika e shkaktuar nga ndjekja e qenve. Lajmin e ka konfirmuar shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri. Ai bëri të ditur se gruaja nuk ishte kafshuar nga qentë, por kishte përjetuar një tronditje të fortë që i shkaktoi sulmin në zemër. “Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër. Mendohet se ka vdekur prej frikës pasi është ndjekur nga qentë, por këtë e përcakton autopsia. “Gruaja ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Ne…
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka deklaruar se Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet me SHBA-në pa garanci sigurie. Shmyhal ka thënë se për një “version faktikisht përfundimtar” i marrëveshjes së mineraleve është rënë dakord gjatë dy javësh negociata intensive me SHBA-në, raporton BBC. Duke folur për TV ukrainas, Shmyhal ka thënë se marrëveshja paraprake parashikon që një “fond investimi” do të krijohet për rindërtimin e Ukrainës. Kievi dhe Uashingtoni do të menaxhojnë fondin me “kushte të barabarta”, ka shtuar ai, duke theksuar se SHBA-ja mbështet përpjekjet e Ukrainës për të marrë garanci sigurie. “As presidenti i Ukrainës…
Ish-diplomati amerikan, James Hooper, ka deklaruar se gjëja e parë që duhet të bëjë Qeveria e Kosovës, është t’i riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Pa ndodhur kjo, sipas tij, do të ishte rrezik që SHBA-ja të përfshihej në përpjekjet e Kosovës për të arritur marrëveshje me Serbinë. “… sepse, shikoni, Shtetet e Bashkuara nuk po i ndihmojnë Ukrainës. Tash kur ato janë përfshirë në [zgjidhjen e atij konflikti], ato janë rreshtuar në anën e autokratit, në anën e Rusisë, e jo në anën e demokracisë së vërtetë”, thotë Hooper në intervistë për Radio Evropa e Lirë. Shtetet e Bashkuara…
Qeveria e Kosovës në largim sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj. Në këtë mbledhje, Qeveria ka marrë këto vendime: 1. Aprovuar rregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Luftimi i dhunës në familje, dhunës në bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave është njëra nga objektivat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo rregullore specifikon në mënyrë të qartë rolin dhe përgjegjësinë e nivelit lokal në gjithë këtë betejë. 2. Aprovuar Udhëzimin Administrativ për linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave…
Mediat gjermane po raportojnë për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024. Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit. Të shtënat nisën rreth orës 13:30 me kohë lokale, pas përfundimit të seancës të së mërkurën. Raportohet se tre plumba u shkrepën 150 metra larg gjykatës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan, njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të…
Skuadra e Drenicës ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e sotme çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Drenica ka mposhtur Ferizajn me rezultatin minimal 1-0, për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport. Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar, Mohamed Fofana në minutën e 14’të. Drenica luajti me 10 lojtarë nga minuta e 59’të, pasi Auron Hamiti u ndëshkua me të kuq. Kujtojmë se Drenica garon në Ligën e Parë të Kosovës. /GazetaBlic Sport
Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Armend Mirenës për konflikt interesi dhe Ardianë Gërvallës për ndihmë në kryerjen e asaj vepre, duke i dënuar me dënim unik prej 7 mijë euro gjobë (së bashku). Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjykatësi Ertan Sejfulla, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktgjykimit, Mirena u dënua me 1 mijë e 750 euro dhe 6 muaj burgim. Dënimi me burg iu zëvendësua me 3 mijë e 250 euro gjobë. Ndaj Mirenës, Gjykata shpalli dënim unik prej 5 mijë euro gjobë. Në këtë dënim, të akuzuarit…
Paneli i Gjykatës Supreme në Dhomat e Specializuara të Kosovës hodhi poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtja e Salih Mustafës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Këto kërkesa kishin të bënin me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 10 shtator 2024, përmes të cilit Mustafa u dënua me 15 vjet burgim. Salih Mustafës i ulet dënimi në 15 vjet Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme e mbyll këtë fazë ligjore, duke lënë në fuqi dënimin e shqiptuar nga Apeli. “Më 25 shkurt 2025, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse),…
