Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

26 Nëntor, 2026

Edhe me dy rroga, vështirë deri në fund të muajit!

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Të gjitha vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme

TV NewsBy TV News26 Shkurt, 2025 Rajoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria e Kosovës në largim sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të saj.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka marrë këto vendime:

1.        Aprovuar rregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Luftimi i dhunës në familje, dhunës në bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave është njëra nga objektivat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo rregullore specifikon në mënyrë të qartë rolin dhe përgjegjësinë e nivelit lokal në gjithë këtë betejë.

2.        Aprovuar Udhëzimin Administrativ për linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore. Viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit. Linja telefonike emergjente ofron ndihmë të menjëhershme në situata emergjente dhe referim të shpejtë te shërbimet përkatëse, duke siguruar që viktimat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme për mbrojtjen dhe fuqizimin e tyre.

3.        Aprovuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Regjistrimin dhe Funksionimin e Organizatave Joqeveritare. Përmes ndryshimeve të parapara në këtë Udhëzim, janë rregulluar afatet e ankesave kundër secilit vendim përfundimtar nga departamenti për OJQ, si dhe është harmonizuar edhe afati për shqyrtimin e kërkesave.

4.        Ndarë mjete financiare në mbështetje të Orkestrës së Fëmijëve “Amadeus” për pjesëmarrje në garat botërore të orkestrave në Vjenë “Ëorld Orchestra Festival Viena 2025”. Me këtë mbështetje ndaj orkestrës së vetme të fëmijëve që është vazhdimisht aktive dhe me program të gjerë, do të arrijmë që nëpërmjet këtij përfaqësimi në Vjenë të Austrisë në mesin e pjesëmarrësve nga shumë vende të botës, të promovohet vendi dhe kultura jonë nëpërmjet brezave të rinj. Mbështetja do të bëhet nëpërmjet fondit të programit dedikuar për promovimin e vendit brenda Zyrës së Kryeministrit.

5.        Miratuar Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2025-2027. Programi parasheh veprime dhe aktivitete, për një Kosovë më të zhvilluar, me rajone të qëndrueshme dhe të afta për konkurrencë. Ai përcakton masat, aktivitetet për arritjen e objektivave, sipas prioriteteve për zhvillim rajonal të balancuar, burimet financiare dhe autoritetet përgjegjëse.

6.        Emëruar Komisionin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për Nëpunësin e Kategorisë së Lartë Drejtuese me këtë përbërje:

•          Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;

•          Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

•          Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;

•          Besnik Aliu, ekspert i jashtëm, anëtar.

7.        Ky Komision drejtohet nga Ministri përgjegjës për administratë publike ose i deleguari i tij.

8.        Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 07/14, të datës 15 nëntor 2017, i plotësuar me Vendimin Nr. 03/109, të datës 2 korrik 2019. Me qëllim të funksionalizimit të plotë të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve politik, në pozitën e anëtarit të Komisionit të Ankesave emërohet Xhemajl Pllana.

9.        Miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të Strategjisë për Sundimin e Ligjit dhe Planit të Veprimit 2025-2026.

10.      Miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast fillon procedura e shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të Institucioneve Qendrore të Sigurisë së Republikës së Kosovës, në: Zonën Kadastrale Atmaxhë, komuna e Prizrenit; dhe Zonën Kadastrale Banjë, komuna e Malishevës.

11.      Themeluar Komisionin për Narkotikë, përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve të ministrive dhe autoriteteve të tjera kompetente në zbatimin e Strategjisë të vendit për kontroll të narkotikëve dhe evitimin e keqpërdorimit të narkotikëve në Kosovë.

12.      Miratuar Koncept-dokument për Fushën e Masave Antidamping dhe Masave Kundërbalancuese. Qëllimi i këtij koncept-dokumenti është mbrojtja e industrisë vendore, duke përcaktuar rregullat dhe procedurat për vendosjen e masave antidamping ndaj importeve të dampuara, si dhe masave kundër balancuese ndaj importeve të subvencionuara nga vendet tjera.

13.      Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Komisionit për verifikimin e diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, sipas të cilit i vazhdohet mandati komisionit edhe për gjashtë muaj.

14.      Emëruar Edi Gusian në pozitën e Drejtores Ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, në Kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

15.      Emëruar Leonita Shabani Mullaramën në pozitën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Ekonomisë.

16.      Ndarë nga fondi “Promovimi i vendit” 28,100 euro për organizimin e KUDO Digital Accounting Conference 2025, një ngjarje tashmë e dëshmuar tradicionale që synon avancimin e kontabilitetit digjital dhe promovimin e Kosovës si qendër për shërbime kontabël nga distanca, dhe 27,500 euro për mbulimin e hapësirës ekspozuese për prodhuesit vendorë të mobilieve në Neë York Build Expo 2025, një nga panairet më prestigjioze të ndërtimit dhe dizajnit të brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Sot përurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc

Lajmet e fundit

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.