Autor: TV News
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer trupat e katër pengjeve për lirimin e qindra të burgosurve palestinezë, ka thënë një burim izraelit për CNN-in. Izraeli kishte vonuar lirimin e qindra të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë që nga e shtuna në shenjë proteste ndaj asaj që tha se ishte trajtimi mizor i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga Hamasi. Hamasi ka liruar gjashtë pengje izraelitë nga Gaza të shtunën në dy ceremoni publike dhe një transferim privat, duke shënuar kthimin e fundit të pengjeve të gjallë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit që ka…
Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca është paraparë të fillojë nga ora 09:00. Ndryshe, dje ka dëshmuar Ismet Tara në Hagë, ku në fjalën e tij ku shpalosi shqetësimin për dokumentin që sa ditë e kërkoi. Ai shpjegoi edhe gjendjen se si kishte kuptuar për këtë dokument. Ai tha se paraqitja e tij e parë në Hagë është bërë më 14 shkurt 2025, por në seancën përgatitore të 19 shkurtit e kishte parë për herë të parë dokumentin e që si reagim ndaj tij kishte qarë, bërtitur dhe i kishte…
Qeveria në detyrë do të zhvilloi sot mbledhje, duke filluar nga ora 09:00. Në rend dite janë 14 pika, ku shumica janë propozime të Ministrisë së Drejtësisë. Një prej pikave është edhe për kërkesat për shpronësime për nevoja të institucioneve.
Barcelona e ka realizuar edhe golin e katërt ndaj Atletico Madrid. Lamine Yamal ka bërë një asistim të jashtëzakonshëm për Lewandowskin, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 4 me 2. Ja pamjet – VIDEO. The post Lamine Yamal ‘turpëron’ mbrojtjen e Atletico Madrid, Lewandowski shënon golin e katërt appeared first on GazetaBlic.
Barcelona e lëshoi fitoren nga dora në përballjen e parë me Atletico Madridin në Kupën e Mbretit, pasi ndeshja përfundoi 4-4. Los Cholchoneros e filluan shumë mirë takimin, duke shënuar qysh në minutën e parë me anë të Julian Alvarez që u asistua prej Clement Lenglet. Pesë minuta më vonë, Antoine Griezmann dyfishoi epërsinë e Atletico Madridit, ndërsa Alvarez ishte asistuesit. Kaq ishte fuqia e ekipit të Diego Simeones, pasi Barcelona filloi shpartallimin e tyre. Në minuan e 19-të, Pedri ngushtoi epërsinë e mysafirëve në 2-1 me asistimin e Jules Kounde. Tre minuta më vonë, Pau Cubardi i barazoi shifrat…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka planifikuar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të premte, për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, për të diskutuar një marrëveshje për burimet minerale. Sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje, Reuters shkruan se marrëveshja për mineralet është një hap kyç për Ukrainën për të siguruar mbështetje më të madhe nga SHBA, ndërkohë që Trump është i interesuar për një përfundim të shpejtë të luftës me Rusinë. Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë në lidhje me këtë takimin, por burimet pohuan se Shtëpia e Bardhë ka sugjeruar vizitën, e…
Ndryshimet e mundshme në politikën globale dhe një marrëveshje për Ukrainën mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkan, veçanërisht në raportet Kosovë-Serbi. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka theksuar se një nga sfidat kryesore është tërheqja e mundshme e trupave amerikane nga Evropa, e cila do të ndikonte në arkitekturën e sigurisë në rajon. Sipas Shalës, Kosova duhet të tregojë kujdes dhe të avancojë diplomacinë e saj për të siguruar pozicionin ndërkombëtar. “Padyshim që trajektoret e zhvillimeve do të determinojnë shumë procesin. Ne kemi pasur edhe ndikimi gjerman Bild, e cila ndër të tjera potencoi se pas zhvillimeve të…
Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se çdo ditë po dëshmohet se Gjykata Speciale është një etnike e ndërtuar politikisht, me qëndrime destruktive për të njollosur UÇK-në, teksa ka komentuar rreth dëshmisë së ish-komandantit të UÇK-së, Ismet Tara, përgjatë dy ditëve, para Dhomave të Specializuara në Hagë. “Tara me plot të drejtë kërkoi që t’i dal përpara deklarata e tij, që siç besoj unë, asnjëherë nuk e ka thënë e as nënshkruar. Tara, deshi të dëshmonte dhe nuk e refuzoi dëshminë, por deshi të tregonte çka kanë manipuluar me deklaratat e dëshmitarëve, sidomos me ata që nuk kanë mundur t’i…
Kryeministri britanik, Keir Starmer, është zotuar se do të rrisë shpenzimet për mbrojtje në 2.5 për qind të ekonomisë deri më 2027, teksa ka pasiguri lidhur me angazhimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për sigurinë evropiane. Starmer shprehu synimin që të arrihet edhe 3 për qind e Bruto Prodhimit të Brendshëm sa i përket shpenzimeve për mbrojtje, një rritje prej 0.7 për qind nga shpenzimet aktuale që do të shënonte rritjen më të madhe që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Njoftimi i Starmer vjen disa ditë para se ai të takohet të enjten me Trumpin në Uashington. Mbretëria e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt, do të fillojë nesër, në orën 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, ku janë hapur gjithsej 43 vendvotime. Gjatë këtij procesi, 20,324 votues janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa 75.57% e tyre, ose 15,352 qytetarë, kanë votuar. “Ju njoftoj se procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025, do të fillojë më 26 shkurt, në orën…
