Autor: TV News

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), ka thënë se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), dhe se  për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. ShsKUK përmes një postimi në “Facebook” i ka quajtur dezinformata raportimet për mungesë të tretësirës për infuzione. “Theksojmë se në muajin janar 2025, ShSKUK ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë në institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, si në QKUK,…

Read More

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, kanë raportuar mediat të martën vonë. Burime të afërta me zhvillimet kanë thënë se në të nuk përmenden garanci të sigurisë, apo zotime për dërgim të mëtutjeshëm të armëve, mirëpo që Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të jetë “e lirë, sovrane dhe e sigurt”. Megjithatë, dërgesat tjera të armëve janë ende duke u negociuar mes Uashingtonit dhe Kievit. Trump u ka thënë gazetarëve…

Read More

Anëtari i Këshillit Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Hajrullah Çeku, ka deklaruar se janë në pritje të konfirmimit për pjesëmarrje nga Organizata e Veteranëve të Luftës Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Ai ka thënë se iu kanë dërguar ftesë tri organizatave të dala nga lufta, duke shtuar se “ata e kanë vendin aty”. Derisa këto organizata kishin thënë se do t’i bojkotojnë organizimet e Qeverisë, Çeku, njëherit ministër i Kulturës, ka thënë se ky organizim s’ka të bëjë me parti. “Ne ju kemi dërguar ftesë të tri organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe po presim…

Read More

Dogana e Kosovës njoftoi se ka parandaluar mallra të falsifikuara. Gjatë kontrollit të një ngarkese, zyrtarët doganorë kanë identifikuar produkte te falsifikuara të markave të njohura, që siç u tha, jo vetëm që shkelin pronësinë intelektuale “por gjithashtu përbëjnë një rrezik për konsumatorët”. “Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër mallrave të falsifikuara, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset dhe ekonominë vendase. Produktet e falsifikuara nuk janë vetëm një shkelje ligjore, por edhe një kërcënim serioz për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Doganës. Dogana tha se ky parandalim ndikon në mbrojtjen e ekonomisë dhe të…

Read More

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar thirrjen e Prokurorisë Speciale për të dëshmuar. Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se Kurti i ka ftuar prokurorët që të vijnë në zyrën e tij që ta japë dëshminë, porse prokuroria s’po duket e interesuar në këtë. “Sistemi i drejtësisë kurrë s’ka qenë më i lirë nga ndikimi politik, por më duket të them se asnjëherë më politik s’ka qenë. Pavarësisht përpjekjes së tyre për të na dëmtuar, për të na frikësuar, nuk kanë…

Read More

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë të mërkurën, më 26 shkurt, aktgjykimin për presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti, Millosh Llukiq, të cilët akuzohen për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Pas një procesi gjyqësor, që ka zgjatur më shumë se një vit, Gjykata e Bosnjës do të shpallë aktgjykimin e shkallës së parë, ndaj të cilit Prokuroria e Bosnjës dhe mbrojtja do të kenë të drejtë ankese. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy…

Read More

E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid është e pasigurt, me spekulimet në rritje për lëvizjen e tij të ardhshme. Kontrata e tij skadon në fund të sezonit dhe raportet sugjerojnë se ai mund të largohet. Sipas Real Madrid Confidential, AC Milan është i hapur për të mirëpritur Ancelottin në kthim. Klubi italian e sheh atë si një top kandidat nëse vendos të mos vazhdojë në Spanjë. Ancelotti gjithmonë ka thënë se Real Madrid do të ishte puna e tij e fundit, por interesi për të mbetet i fortë. Krahas Milanit, ekipi kombëtar brazilian dhe klubet nga Arabia Saudite…

Read More

Kosova është në fazën e përfundimit të një marrëveshjeje që do të mundësojë njohjen e patentë shoferëve të Kosovës edhe në Kanada dhe Turqi. Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se MPJD dhe MPB ka punuar vazhdimisht për të lehtësuar jetën e bashkatdhetarëve duke përfshirë marrëveshjet për njohjen e patentë shoferëve në shtete të ndryshme si Gjermania, Italia, dhe së fundmi edhe në Austri. “Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë dhe ne gjatë gjithë qeverisje sonë. MPJD dhe MPB janë angazhuar vazhdimisht në shtimin, digjitalizimin e…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përkushtim të shtuar për të finalizuar procesin e numërimit të votave, pasi sipas tij, qytetarët po presin që të përmbushet obligimi për formimin e institucioneve nga ta si fituesit e zgjedhjeve. Në deklaratën hapëse të mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vullnetit të votuesve dhe përmbylljes së një procesi zgjedhor të lirë, të rregullt dhe demokratik. “Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimet për formimin e institucioneve në legjislaturën…

Read More

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për një 16-vjeçar që është kapur me armë zjarri në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Njësitet patrulluese e kanë legjitimuar të dyshuarin R.I, e gjatë kontrollit i është gjetur revolja që ka rezultuar jofunksionale. Ai është shoqëruar në stacionin policor, e pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. “I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar. Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore me dyshimin për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll…

Read More