Autor: TV News
Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror. Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”. Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’,…
Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke i cilësuar si një “kasaphanë juridike” dhe një përpjekje për të rishkruar historinë e UÇK-së. “[Në Hagë] po ndodh një deformim i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm. Ne jemi komplet të pafuqishëm, mënyra si është bërë ajo gjykatë gati na i ka bërë të pamundshme hapësirat juridike dhe të ankesave, sepse atje është vetëm një uniform nuk ka lidhje a është gjyqtar apo prokuror, avokat i popullit. Aty brenda është një mekanizëm që po provon ta rishkruajë historinë edhe ta rindërtoj narrativen për UÇK-në në kuptimin e…
Hashim Thaçit iu është refuzuar kërkesa e dytë për vizitë humanitare në Kosovë nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masslot në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Thaçi kishte kërkuar përmes mbrojtjes së tij lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë në mënyrë që të iu mundësohet ta vizitojë babain e tij. Sipas mbrojtjes, babai i Thaçit ka pësuar një keqësim të gjendjes shëndetësore që nga vendimi i parë për refuzimin e vizitës në Kosovë në janar të këtij viti. Vendimi thotë se mbrojtja ka parashtruar se babai i Thaçit është shtruar në spital në shkurt të 2025-ës.…
Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës(BeH) në Sarajevë e ka dënuar presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, duke nisur nga dita kur hyn në fuqi vendimi. Këtë vendim e ka kritikuar kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili e ka quajtur si “gjuajtje politike e shtrigave kundër Dodik”. Sipas tij kjo nuk është rruga e duhur sesi të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor. “Gjuetia politike e shtrigave kundër Presidentit Milorad Dodik, është një shembull i trishtuar i armatimit të sistemit ligjor që synon një lider të zgjedhur…
Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha, ka ngritur shqetësime mbi një dokument të paraqitur nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë, duke thënë se nuk e ka parë dhe nuk e ka nënshkruar kurrë atë. Në Debat Plus, Tara ka theksuar se dokumenti në fjalë, i datuar në vitin 2019, përmban intervista të tij që ai i kishte dhënë në atë kohë. Megjithatë, ai thekson se në dokument përmendet edhe një takim i supozuar me një punëtore të UNMIK-ut në vitin 2001, të cilin ai e mohon kategorikisht. “Unë nuk e kam parë kurrë atë…
Qeveria në detyrë duket se dikujt po i shkakton probleme. Andaj po kërkohet formimi i saj sa më parë në mënyrë që kërkesat të kenë vend ku të adresohen. Kështu të paktën po thotë kryesindikalisti më i zëshëm ndër sindikata, ai i arsimit, Rrahman Jasharaj. Ai thotë se në rast se injorohen nevojat e tyre, do ketë protesta por edhe greva. “Nëse nuk ndodh kjo do të ketë prapë telashe dhe përplasje dhe nuk mund të përjashtohet se mund të vinë deri në momentet ku anëtarësia jonë mund të kërkojë veprime sindikale të cilat nuk i dëshirojmë por nëse vazhdohet…
As ky gjenerator, shumicën e kohës nuk po kryen punë për t’i furnizuar me energji elektrike rreth 50 bizneset që operojnë në terminalin doganor në Han të elezit. Sipas përfaqësuesve të bizneseve këtu, tash e një muaj janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, cka po u shkakton probleme të shumta. “Tash nuk funksionon asgjë, rrym nuk kemi hapsirë të kontrollit nuk kemi, problemet me rrymë qaq shumë krijojnë probleme jo vetëm neve edhe doganës ne jemi pjesë e doganës, edhe AUVK janë këtu edhe që kanë këtu gjatë prcocesimit të lëndëve që bëhen, sepse nalet rryma edhe…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy do të nënshkruajë një “marrëveshje shumë të madhe” për mineralet në SHBA këtë të premte. Sipas Trump, marrëveshja është e rëndësishme edhe për Ukrainën, pasi do të mundësojë praninë amerikane në terren, duke siguruar automatikisht mbrojtje. “Ne do të jemi në tokë dhe askush nuk do të ngatërrohet me njerëzit tanë kur jemi atje”, ka deklaruar ai. I pyetur nga gazetarët për garancitë e sigurisë që përfshihen në këtë marrëveshje, Trump u përgjigj: “Nuk do të bëj garanci sigurie përtej… shumë. Ne do ta bëjmë Evropën ta marrë…
Ish-yjet e Chelsea, Didier Drogba dhe Michael Essien, kanë dalë në mbrojtje të Jose Mourinho, pas akuzave për komente raciste ndaj tij nga klubi turk Galatasaray. Galatasaray ka bërë të ditur se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër trajnerit të Fenerbahce, pas barazimit të së hënës në kampionat, ku për Mourinho thuhet se ka fyer pankinën e skuadrës kundërshtare. Trajneri portugez është akuzuar se ka thënë se pankina vendase po “kërcente si majmunët”. Fenerbahce është përgjigjur duke deklaruar se komentet e trajnerit portugez janë “nxjerrë jashtë kontekstit” dhe “janë shtrembëruar qëllimisht”. Drogba, i cili në vitin 2004 qe bërë blerja…
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina raportohet se janë pajtuar për kushtet e një marrëveshjeje për minerale, e cila konsiderohet kyçe në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Ukraina ka sasi të konsiderueshme të mineraleve të rralla të tokës, sipas Shërbimit Gjeologjik të Ukrainës. Ndërsa, Kosova ka sasi të madhe të plumbit, zinkut edhe ferroniklit, kështu ka thënë Zarife Bajraktari – Gashi, profesorësh universitare e departamentit të Materialeve dhe Metalurgjisë, dhe se sipas saj, janë shumë të rëndësishme në industri. Ajo ka theksuar se plumbi do të përdoret me të madhe tek pjesa e motorëve…
