Autor: TV News

Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë Besar Nimani, ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e së mërkurës para gjykatës në Bielefeld, ku mbetën të plagosur katër persona. Mediumi gjerman “WDR” të mërkurën kishte raportuar se dyshohet për një të vdekur pas sulmit. Në një deklaratë për gazetën gjermane Bild, Nimani ka theksuar se familja e tij ka jetuar në frikë të vazhdueshme që nga vrasja e Besarit në mars të vitit të kaluar. “Një nga vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vrasja e tij ne kemi jetuar me frikë të vazhdueshme”, ka thënë ai. Besar Nimani…

Read More

Trajneri i Man United, Ruben Amorim, është duke pasur vështirësi serioze në përzgjedhjen e formacionit titullar për skuadrën për shkak të numrit të madh të lëndimeve. Në fakt, ndeshja kundër Ipswich ishte e 23-ta e portugezit në krye të Djajve të Kuq. Që kur Amorim mori drejtimin e United në nëntor, ai ka përdorur… 23 formacione të ndryshme startuese. Lojtarët që nuk kanë munguar pothuajse asnjë ndeshje nën drejtimin e tij janë Bruno Fernandes, Diogo Dalot, Mazraoui, Rasmus Hojlund, Alejandro Garnacho dhe Joshua Zirkzee. Lojtarët e mësipërm kanë 22 paraqitje për Manchester United te Amorim. Manuel Ugarte, Amad Diallo, Andre…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim përfaqësues të disa organizatave joqeveritare në Kosovë, ku u diskutua rreth përgatitjeve për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale. Siç ka njoftuar Presidenca, themelimi i këtij Komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Sipas njoftimit, Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi…

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kundërshton çdo veprim të udhëheqësve lokalë në Bosnjë e Hercegovinë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Kjo deklaratë u bë nga zëdhënësja e DASH-it, Tammy Bruce, pasi Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës e dënoi presidentin e entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit. “Shtetet e Bashkuara kanë investuar për dekada për një Bosnje e Hercegovinë stabile. Ne kundërshtojmë fuqishëm çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që do të minonte sigurinë dhe stabilitetin. Ne mbështesim Marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin…

Read More

Një person është arrestuar të mërkurën, më 26 shkurt, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në komunën e Parteshit. Dy të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndodhen ende në arrati. Sipas Policisë së Kosovës, rasti daton që nga marsi i vitit 2020, kur të dyshuarit dyshohet se në zyrat e gjendjes civile të kësaj komune kanë kryer falsifikime dokumentesh. “Me 26.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim me dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në komunën e Parteshtit (zyrat e gjendjes civile), ku kanë bërë falsifikimin…

Read More

Këtë të enjte në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me ndonjë rigë shiu. Do të fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga jugu dhe juglindja e në disa zona mund të jenë paska më të fuqishme. Temperaturat pritet të luhaten nga 1 deri në deri në 14 gradë Celsius. E premte, 28 shkurt Java përmbyllet me mot të vranët dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat mund të sjellin reshje lokale shiu. Temperaturat do të luhaten nga 0°C deri në 14°C. Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të qendrave të…

Read More

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë këtë të enjte do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo seancë pritet të zhvillohet me fillim nga ora 11:30. Ndryshe, më 25 shkurt në Hagë ka dëshmuar Ismet Tara, i cili në fjalën e tij shpalosi shqetësimin për dokumentin që sa ditë e kërkoi. Ai ka deklaruar se paraqitja e tij e parë në Hagë është bërë më 14 shkurt 2025, por në seancën përgatitore të 19 shkurtit e kishte parë për herë të parë dokumentin e…

Read More

Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikën e Veriut. Kanadaja, e vlerësuar prej kohësh si një nga vendet më mikpritëse të botës, po ndërmerr ndërkohë ndryshime gjithëpërfshirëse, që prekin edhe studentët e huaj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arzouma Kompaore nga Kalgari i Kanadasë, reformat janë tregues i një prirje globale drejt politikave më të rrepta për imigracionin. Kanadaja po shkurton numrin e pranimit të studentëve ndërkombëtar në 437,000 ose 10% më pak se vitin e kaluar. Rreth një vit më parë Cheick Omar Kirakoya shkoi në Kanada nga Burkina…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind dhe la të kuptohet se tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi në fillim të prillit. Duke folur në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, Trump e përshkroi BE-në – krijimin e së cilës Uashingtoni e kishte inkurajuar për dekada – si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. “Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump. I pyetur nëse kishte…

Read More