Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kanadaja shkurton numrin e pranimit të studentëve të huaj

TV NewsBy TV News27 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shumë vende të botës po shtrëngojnë politikat e imigracionit, që nga Evropa deri në Amerikën e Veriut. Kanadaja, e vlerësuar prej kohësh si një nga vendet më mikpritëse të botës, po ndërmerr ndërkohë ndryshime gjithëpërfshirëse, që prekin edhe studentët e huaj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arzouma Kompaore nga Kalgari i Kanadasë, reformat janë tregues i një prirje globale drejt politikave më të rrepta për imigracionin.

Kanadaja po shkurton numrin e pranimit të studentëve ndërkombëtar në 437,000 ose 10% më pak se vitin e kaluar. Rreth një vit më parë Cheick Omar Kirakoya shkoi në Kanada nga Burkina Faso. Rrugëtimi i tij pasqyron atë të mijëra studentëve të huaj në Kanada.

“Zgjodha Kanadanë sepse kishte më shumë mundësi në fushën time”

Por tani është më e vështirë të qëndrosh dhe të punosh në Kanada pas diplomimit. Studentët e rinj do të duhet të provojnë se kanë më shumë se 20,000 dollarë kursime, ndryshe nga rregulli i mëparshëm prej 10,000 dollarësh.

Qëndrimi në Kanada pas diplomimit kërkon që studentët të flasin mjaft mirë gjuhën angleze, ose franceze dhe të jenë të diplomuar në një fushë që ka nevojë ai vend, si shkenca, bujqësia apo kujdesi shëndetësor.

“Fillimisht kur u largova nga vendi, kërkohej fusha e minierave. Por me ligjet aktuale të imigracionit mu desh të ndryshoja degën për t’u përshtatur me ligjet e reja”, thotë studenti Cheick Omar Kirakoya.

Zyrtarët kanadezë thonë se rregullat e reja janë hartuar për të ndaluar rritjen e popullsisë në afat të shkurtër, për t’i dhënë kohë qeverisë që të përmirësojë qasjen tek strehimi dhe kujdesi shëndetësor.

Mes pasigurive, studentët po u drejtohen shërbimeve të tilla si aplikacioni Shirah për imigracionin, i krijuar nga Bukky Wonda. Aplikacioni ofron të dhëna për studentët si aplikimi për vizën, rregullat e imigracionit dhe kërkimi i vendeve të punës.

“Jemi në një kohë kur nuk mund t’i bësh vetë të gjitha, pasi rregullat e imigracionit ndryshojnë vazhdimisht. Ndaj duhet të kesh një strategji, për të ditur alternativat”, thotë Bukky Wonda, themeluese e aplikacionit Shirah.

Mes pasigurive, studenti Kirakoya thotë se ende beson se mund të kontribuojë për vendin e tij të adaptuar dhe atë të origjinës.

“Pas trajnimit kam në plan të fitoj përvojë këtu dhe të kërkoj mundësi më të mira dhe pas disa vitesh të kthehem në vendin tim, sepse dua të shfrytëzoj atë që kam mësuar këtu në shërbim të vendit tim”, thotë studenti Kirakoya.

Zonja Wonda thotë se studentët e huaj kontribuojnë çdo vit mbi 22 miliardë dollarë në ekonominë e Kanadasë. Ajo thotë se ulja e numrit të tyre mund të dobësojë ekonominë dhe qasjen e studentëve të talentuar./VoA

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Lajmet e fundit

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.