Autor: TV News

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të thellë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me shifrat 4:0. Qysh në pjesën e parë, ekipi kryeqytetas u tregua më e fortë duke shënuar gol për 0:1 më anë të Najeeb Yakubu. Në pjesën e dytë, Prishtina u tregua edhe më e fortë duke shënuar edhe tri gola tjerë. Fillmisht shënoi Bytyqi dhe më pas dy golat tjerë erdhën nga Raqi dhe Shillova. Prishtina me këtë fitore shkon në fazën gjysmëfinale së bashku me Llapin, Drenicën dhe Dritën.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht në përfaqësitë diplomatike, po vazhdon ende. Sipas njoftimit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri të mërkurën në mesnatë janë numëruar 19 nga 43 vendvotime, ndërkohë që procesi i numërimit është duke vazhduar për pjesën e mbetur të vendvotimeve. Më 8 shkurt 2025, votimi u realizua në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime. Nga 20,324 votues të regjistruar, 75.57% e tyre, apo 15,352 shtetas të Kosovës, kanë realizuar të drejtën e votës përmes kësaj mënyre. Pas përfundimit të numërimit të ndonjë…

Read More

Rreziqet që i kanosen shëndetit tonë shpesh pikënisjen e kanë nga kuzhina. Kuzhina mund të mbajë produkte që mund të ju dëmtojnë shëndetin dhe ju nuk e dini. Më poshtë janë disa gjëra që duhet ti largoni menjëherë: -Sfungjeri i enëve, është një nga produktet më të pista sepse akumulon baktere të shumta nga ushqimet. Duhet ta ndërroni sfungjerin e enëve të paktën 1 herë në 2 javë. -Ushqimet e ndenjura, gjella apo ushqime të tjera duhet të qëndrojnë në frigorifer maksimumi 2 ditë. Mos konsumoni ushqime shumë të ndenjura sepse mund të helmoheni. -Erëzat e ndenjura, ndoshta nuk e…

Read More

Zyra e Bashkimit Evropian ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve, duke dhënë dhe një lajm se janë mbi 880 milionë euro në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovës. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, theksoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Ai vlerësoi rolin e tyre si partnerë kyç dhe theksoi se Kosova është me fat që i ka. “Sot jemi këtu, në Ditën Botërore të OJQ-ve, për t’u dhënë rëndësinë e merituar organizatave të cilat udhëhiqen nga interesi publik dhe e…

Read More

Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar ndaj incidentit të ndodhur mbrëmë në “Big Brother VIP Albania” (BBVA), ku banori Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia. Përmes një postimi mbështetës në Facebook, aktori e përgëzoi këngëtarin për guximin dhe energjinë që ka treguar. “Gjesti, ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve dhe grilave. Ti deshe të vësh në sprovë vetveten dhe të ballafaqohesh me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi Lajçi në postimin e tij. Ai shtoi se e kuptoi dëshirën e Gjesti-t mbrëmjen e 26 shkurtit. “Jo, ti s’deshe të…

Read More

Figura kontroverse që ka ndikim në internet, Andrew Tate, dhe vëllai i tij janë nisur me avion drejt Shteteve të Bashkuara, duke u larguar nga Rumania ku kanë qenë të përfshirë në një çështje ligjore nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore dhe shfrytëzim seksual. Njësia e prokurorisë kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha më 27 shkurt se gjykatësit kanë hequr masën e ndalimit për vëllezërit, që kanë shtetësi britanike dhe amerikane dhe të cilët ishin nën masën e arrestit shtëpiak për shkak se dyshohen për një rast penal. Kjo njësi nuk dha detaje se pse u është…

Read More

Komuna e Gjilanit të enjten ka miratuar buxhetin për vitin 2025 me 33 vota për dhe asnjë kundër në një seancë të jashtëzakonshme. Buxheti total është 39.9 milionë euro, ku 14.5 milionë janë nga granti i përgjithshëm, 4.3 milionë euro për shëndetësi, 14.4 milionë euro për arsim, dhe 6.1 milionë euro të hyrat vetanake. Kyetari i komunës, Alban Hyseni, është deklaruar për media ku ka falënderuar partitë opozitare që në mënyrë unanime votuan këtë buxhet. Ai ka theksuar se pas shumë diskutimeve dhe përpjekjeve të tejkaluar ngërçin politik, sipas tij, më në fund u arritë marrëveshja. Sipas tij, pjesa tjetër…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të pandehurin S.S. dhe ka kërkuar masën e paraburgimit, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, i pandehuri S.S., duke keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ka përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës për të konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit për D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur. Në këtë mënyrë, S.S. ka mundësuar që një tjetër person të përfitonte…

Read More

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i është bashkuar reagimit të kongresistit amerikan, Ritchie Torres, ndaj një deklarate kundër shtetit të Kosovës të Kingsley Wilson, e cila nën Administratën Trump mori postin zëvendëssekretare e Shtypit në Departamentin e Mbrojtjes. Wilson në një postim në X të vitit 2023 kishte shkruar kundër shtetit të Kosovës, duke përdorur sloganin e Trumpit në fushatë. “Bëje Kosovën Serbi sërish”, ishte postimi i saj. “Unë përgëzoj dhe vlerësoj qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres  në anën tjetër të Atlantikut. Shteti më i ri i Europës, që ka origjinën në një popullsi të lashtë të vjetër dhe një kushtetutë…

Read More

Koreja e Veriut ka dërguar më shumë ushtarë në Rusi dhe disa janë ridislokuar në frontin e luftës në rajonin Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha agjencia e inteligjencës e Seulit më 27 shkurt. Madhësia e kontingjentit ende nuk dihet, raportoi televizioni YTN në Korenë e Jugut, duke cituar agjencinë e inteligjencës. Agjencitë e inteligjencës të Koresë së Jugut dhe ato perëndimore kanë thënë se afër 11.000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi vitin e kaluar për të ndihmuar në luftimin e ofensivës ukrainase në rajonin kufitar të Kurskut. Seuli ka thënë më herët gjatë…

Read More