Autor: TV News
Edmond Smajli është shpallur piloti më i mirë i avionëve F-35 në Forcën Ajrore të SHBA-së. Një arritje historike për një shqiptar në radhët e Forcës Ajrore të SHBA-së! Edmond Smajli, piloti me origjinë nga Kosova, është vlerësuar si më i miri në komandimin e avionëve luftarakë F-35, një nga teknologjitë më të avancuara ushtarake në botë. Me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Smajli ka treguar aftësi elitare, duke e bërë krenar jo vetëm veten, por edhe gjithë kombin shqiptar. Një emër që tashmë është shkruar në historinë e aviacionit ushtarak amerikan! Një arritje e jashtëzakonshme që pasqyron përkushtimin, aftësinë…
Rrallë herë merr pjesë në mbledhje të Qeverisë por zëvendësministrit Ali Tafarshiku i erdhi radha këtë javë që të flas në emër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Kjo për arsye se shefi i tij, ministri Fikrim Damka aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak për shkak të një incidenti në ditën e zgjedhjeve në Prizren. Por, as Tafarshiku nuk është se nuk ka probleme me ligjin. Në orët e vona të 9 tetorit të vitit të kaluar me veturë zyrtare e në gjendje të dehur, zëvendësministri shkaktoi aksident duke e goditur një 15 vjeçar, i cili edhe u trajtua në spital. Pavarësisht…
Skuadra e Drenicës ka siguruar dje një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. Një fitore minimale prej 1 me 0 rezultoi me një ‘biletë’ për raundin tjetër në këtë kompeticion, shkruan GazetaBlic Sport. Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm tek kjo skuadër, Auron Hamiti, ka mundur të jetë ‘figura tragjike’ e ndeshjes, kjo pasi që u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak në fushë. Se sa i lidhur është me skuadrën nga Skenderaj u pa pikërisht në atë moment, aq sa ‘shpërtheu’ në lot, duke dëshmuar se është një futbollist me shumë…
Një tjetër JO e ka marrë ish-presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për t’u kthyer në Kosovë e të vizitojë babanë e tij të sëmurë. Familja e tij, refuzimin e radhës nuk e ka pritur mirë, derisa përmendin se gjendja e Haxhi Thaçit ka shkuar duke u përkeqësuar. Idriz Thaçi, vëlla i ish-drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, në një përgjigje me shkrim për Dukagjinin, kritikon specialen për vendimin, të cilin e konsideron jonjerëzor e politik. “Babës i është përkeqësuar sërish gjendja shëndetësore dhe ai vazhdimisht po kërkon të flas me Hashimin, ta shoh atë. Kjo është…
Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka thënë se në një rast trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka parashtruar pyetje sugjestive për ta mbajtur dëshmitarin të fokusuar. Sipas asaj që tha Griep, kjo është pasqyruar në vendimin për refuzimin e kërkesës së katër ekipeve mbrojtëse në këtë çështje për marrjen e masave për paanshmëri dhe mos t’i shkaktohet dëm mbrojtjes, shkruan “Betimi për Drejtësi”. “Trupi gjykues përdori pyetje sugjestive që ta mbante dëshmitarin të fokusuar në pyetjen që po bëhej”, tha Griep. Fillimisht, Griep tregoi se gjatë seancës përgatitore mbrojtja nuk…
Diplomatët amerikanë dhe rusë takohen për të diskutuar mbi normalizimin e veprimtarisë së ambasadave
Diplomatë amerikanë dhe ata rusë u takuan të enjten në Stamboll për bisedime rreth operacioneve të ambasadave të tyre përkatëse në Moskë dhe Uashington. Takimi është i fundit në një sërë këmbimesh mes dy palëve, përfshirë një telefonatë në fillim të këtij muaji midis Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Përpjekjet për rikthimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi ishin pjesë e agjendës në bisedimet e javës së kaluar mes Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov. Pas atyre bisedimeve në Riad, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se të dyja palët kishin rënë dakord…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike dhe nga vendvotimet në Kosovë, duke publikuar deri tani 44.19% të rezultateve. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 81.89% të votave, duke siguruar 3.305 vota. Pas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 7.21% të votave (291 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 5.75% të votave, apo 232 vota. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Konservatorët e Intelektualët ka marrë 1.54% të votave, duke siguruar 62 vota. Nol Nushi, i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka komentuar këto rezultate, duke vënë…
Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, është pritur në një takim pune nga Shefi i Misionit të SHBA-ve në NATO, Scott M. Oudkirk, ku u diskutuan çështje kyçe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe mënyrat për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Në një postim në Facebook, Zemaj e vlerësoi gjithashtu praninë e forcave amerikane në Kosovë për gati tri dekada në kuadër të KFOR-it, të cilat, sipas tij, mbeten garantues të sigurisë dhe stabilitetit në rajon. “Sot pata nderin të pritesha në një takim pune jashtëzakonisht të rëndësishëm në Misionin e SHBA-ve në NATO,…
Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, dhe u.d menaxheri i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, Naim Shalaku, këtë të enjte janë ndaluar për 48 orë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe vepra të tjera. Sipas një njoftimi nga Prokuroria Themelore, Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetime Financiare dhe Njësisë Kundër Pastrimit të Parave, ka ndërmarrë hetime kundër dy zyrtarëve të lartë të Inspektoratit Qendror të Punës. Hetimet janë të fokusuara në veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga Nikçi dhe Shalaku, përfshirë keqpërdorimin e pozitave zyrtare, cenimin e të drejtave…
Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, të dënuar nga Themelorja me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku), për rastin e njohur si “53-milionëshi”. Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkohen nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje. “APROVOHEN si të bazuara ankesat…
