Autor: TV News
Elita e futbollit kosovar ka vazhduar edhe këtë fundjavë me xhiron e 22-të. Prej orës 14:00, dy ndeshje interesante janë luajtur në Drenas e në Suharekë. Në Suharekë, klubi me po të njëjtin emër është mposhtur nga Gjilani, me shifrat prej 2-1. Ishte Senad Jarovic që shënoi për 1-0, të cilit iu kundërpërgjigj Endrit Krasniqi për 1-1. Edi Basa në pjesën e dytë ia dhuroi fitoren Gjilanit. Me fitoren e sotme, Gjilani ngjitet në pozitën e katërt me 2 pikë më shumë se Prishtina, që ka një ndeshje më pak. Suhareka mbetet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, aq…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha të premten se Uashingtoni ka njoftuar shumë agjenci të OKB-së dhe organizata humanitare dhe të zhvillimit këtë javë për shkurtime “të rënda” të financimit, të cilat ai tha se do të jenë “shkatërruese” për njerëzit më të cenueshëm në botë dhe ai i kërkoi administratës së Presidentit Trump t’i rishqyrtojë ato. “Zbatimi i këtyre shkurtimeve do ta bëjë botën më pak të shëndetshme, më pak të sigurt dhe më pak të begatë”, u tha Guterres gazetarëve në Kombet e Bashkuara. “Reduktimi i rolit dhe ndikimit humanitar të Amerikës do të jetë në…
10 masa sigurie janë lëshuar me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK. Janë kryer kontrolle në disa qytete të vendit: Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastrës. Në pranga kanë rënë Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë. Ai akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. Për të njëjtat akuza, në pranga ka rënë edhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, Ervis Alisinanaj. Këtij të fundit i rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Erdit Hazizaj është personi i tretë…
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbejnë këtij institucioni?
Në rrugët e veriut të Kosovës, prania e policëve është e dukshme. 117 policë të rinj i janë shtuar këtij institucioni. Gjithsej në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq operojnë 451 policë të uniformuar. Ata po bëhen gati për t’u pozicionuar në pikat e tyre. Esra Çorollar, policja nga komuniteti turk e cila punon në ekipin patrulluese në Mitrovicë të Veriut iu ka bashkuar Policisë së Kosovës në shkurt të këtij viti. Policja e gjeneratës së fundit thotë se me krenari dhe vullnet vesh uniformën për t’i shërbyer Policisë së Kosovës. “Edhe pse jemi të komuniteteve të ndryshme,…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit vazhdon. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara më 1 mars 2025 në orën 17:14, janë numëruar 44 nga 188 kuti votimi, ose 23.40% e totalit. Rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka marrë 5,970 vota nga diasporë (49.30%). Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 29.19% ose 3,535 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 980 vota (8.09%). Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila garon në koalicion…
shtria amerikane njoftoi të shtunën eliminimin e një komandanti të lartë ushtarak të organizatës terroriste Hurras al-Din, një degë siriane e Al-Kaidës e cila njoftoi shpërbërjen e saj në janar. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, CENTCOM, e ngarkuar për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha përmes një deklarate se më 23 shkurt, forcat e saj “ndërmorën një sulm ajror me saktësi të lartë në pjesën veriperëndimore të Sirisë, duke vënë në objektiv dhe eliminuar Muhammed Yusuf Ziya Talay, udhëheqës i lartë ushtarak i organizatës terroriste Hurras al-Din”. “Siç kemi thënë në të kaluarën, ne do të vazhdojmë t’i…
Të premten institucionet më të rëndësishme të sigurisë e drejtësisë ia arritën ta arrestojnë një person të dyshuar për spiunazh. Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë pas disa muajsh hetime arritën që gruan e dyshuar ta prangosin në pikën kufitare me Serbinë, atë të Jarinjës. Sipas informacioneve që posedon Dukagjini, e dyshuara me inicialet J.Dj i përket komunitetit serb. Po ashtu, sipas burimeve brenda institucioneve të sigurisë, e dyshuara është punonjëse e misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e cila njihet si OSBE. Ajo dyshohet se i ofronte informacione Shërbimit…
Qëndrim Kida ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Suharekës. Humbja në ndeshjen e sotme ndaj Gjilanit, ka ndikuar që Kida të marrë këtë vendim. Klubi e ka falënderuar trajnerin për kontributin e tij dhe i ka uruar sukses në të ardhmen.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u sollën me kohë në gjykatë. Aty do të mbahej seanca dëgjimore lidhur me veprat për të cilat dyshohen, pasi që nga e enjtja gjendeshin në ndalim me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Nikçi, dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”. Ndërkaq Shalaku dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave…
Deri në marsin e vitit 2025. Kjo ishte koha që kishte dhënë drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Bekim Brestovci në tetor të vitit të kaluar për largimin e qenëve endacakë e për siguri më të madhe në kryeqytet. Por në një prej pjesëve më të frekuentuara të kryeqytetit, ky zotim nuk ka marrë formë konkrete. Në kampus, vazhdojnë të frekuentojnë numër i madh i qenve endacak, e mungon edhe ndriçimi. ”Në Universitetin e Prishtinës ky nuk është problem i ri, është i kahmotshëm. Për studentët që vijojnë studimet këtu ky nuk është vetëm problem, është kërcënim edhe për qytetarët…
