Autor: TV News
Skuadra e Malishevës ka shënuar golin e dytë ndaj Ballkanit. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Drilon Hazrollaj, shkruan GazetaBlic Sport. Hazrollaj ka shënuar pas 70 minutave lojë, duke rikthyer avantazhin e ekipit të tij. Rezultati aktual i takimit është 2-1. /GazetaBlic Sport
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë celsius derisa maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius. “Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në komunën e Gjilanit kanë kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar mandatin e kësaj qeverisje si të dështuar. Opozita në këtë komunë kanë thënë se kryetari Alban Hyseni nuk ka përmbushur premtimet e dhëna dhe se qytetarët nuk po shohin rezultate konkrete duke akuzuar ekzekutivin komunal për keq menaxhim të buxhetit dhe për mungesë të transparencës. Në anën tjetër, kryetari Hyseni ka thënë se shumica e premtimeve janë realizuar ose janë në proces dhe se deri në fund të mandatit parashihet që të përmbushin mbi 90 % të…
Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina po punojnë për një plan armëpushimi që më pas t’ia dërgojnë Shteteve të Bashkuara. Kështu tha më 2 mars kryeministri britanik, Keir Starmer, teksa udhëheqësit evropianë u mblodhën për bisedime në Londër pas vizitës katastrofike të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington më herët gjatë kësaj jave. “Mbretëria e Bashkuar së bashku me Francën, dhe ndoshta me një apo dy të tjerë, do të punojnë me Ukrainën mbi një plan për të ndalur luftimet dhe më pas ne do ta diskutojmë atë plan me SHBA-në”, tha Starmer për BBC-në. Starmer po ashtu theksoi se…
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për një muaj ndaj 10 personave të dyshuar për bixhoz. Masa e paraburgimit për 30 ditë është kërkuar ndaj të dyshuarve L.R, P.B., B.Q., F.C., B.K., P.Sh., N.R., S.B., R.A., dhe M.Sh. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se kërkesa lidhet me rastin e 28 shkurtit, kur rreth orës 23:00 në një kafiteri në Suharekë, pronari i lokalit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizon dhe merr pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën është raportuar për një vjedhje brenda një xhamie në Studime të Ulët të Vushtrrisë. Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se aty gjatë natës nga persona të panjohur është vjedhur një zmadhues zëri. “Është raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur brenda objektit fetar (Xhamisë) është vjedhur një zmadhues zëri. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.
Mbrëmë janë përditësuar rezultatet në uebfaqen e KQZ’së sa i përket votimit të mërgatës përmes postës. Janë procesuar 67 prej 188 vendvotimeve. Lëvizja Vetëvendosje ka rritur epërsinë në 52.14 për qind në këto vota apo 10 mijë e 744 vota, karshi 28.40 për qind sa i ka LDK-ja apo 5853 vota. PDK-ja është e treta me 7.94 për qind. LVV-ja ka pasur trend edhe më të lartë në votimin në përfaqësitë diplomatike, me mbi 80 për qind të votave. E në votimet në vendvotimet në Kosovë, VV-ja ka marrë 40.9 për qind. Me postë kanë votuar rreth 60 mijë qytetarë.…
Njëra prej datave më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, pa dyshim se është edhe Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, Kuvendi i Lezhës, apo Liga e Princërve Shqiptarë. Kjo lidhje ka të bëjë me Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane. Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Organizatorë të kuvendit…
Izraeli ka ndalur hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës më 2 mars dhe ka paralajmëruar për “pasoja shtesë” nëse Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nuk pranon një propozim të ri për të zgjatur fazën e parë të një armëpushimi të brishtë. Hamasi e ka akuzuar Izraelin se po tenton që të devijojë nga marrëveshja dhe tha se vendimi i Izraelit për të ndërprerë ndihmën është “shantazh, një krim lufte dhe një sulm i hapur” ndaj marrëveshjes së armëpushimit. Të dyja palët nuk shkuan deri aty sa të…
Policia e Kosoves ka njoftuar se jë burrë ka njoftuar të shtunën se derisa po kryente punime në shtëpinë e tij në Llashticë të Gjilanit, në themelin e murit të oborrit ka gjetur një pako metalike në të cilën kishte disa kapsolla eksplozivi të pashpërthyera. Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe KFOR-i, që kanë bërë tërheqjen e pakos me eksploziv. Dyshohet se pakoja i përket një periudhe të vjetër kohore. “Llashticë, Gjilan 01.03.2025-16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte duke i kryer disa punime në…
