Autor: TV News
E ardhmja e Lionel Messit duket se është veneodsur, me argjentinasin që do të mbetet te Barcelona. Lionel Messi do të zgjasë qëndrimin e tij në skuadrë amerikane Inter Miami, sipas asaj që ka njoftuar mediumi katalunas Sport. Pavarësisht spekulimeve për një rikthim në Barcelonë, argjentinasi planifikon të vazhdojë në MLS. 37-vjeçari është përshtatur mirë me jetën në SHBA dhe pritet të rinovojë kontratën. Kanë dalë oferta nga klube të tjera, por ai preferon të qëndrojë me familjen e tij dhe të vazhdojë të konkurrojë në MLS. Messi thuhet se ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ai dëshiron…
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se bazuar në trendin aktual të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje është afër sigurimit të 49 ulëseve në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se bazuar në mbi 30 për qind të votave me postë të numëruara, përfshirë ato nga vendvotimet e rregullta dhe misionet diplomatike, Lidhja Demokratike e Kosovës po shënon ndryshime pozitive. “Ajo çfarë bie në sy është një performancë tejet pozitive e LDK-së, e një e dobët e PDK-së. LVV-ja vazhdon të jetë e para me shumicën e votave me postë, por është dukshëm larg nivelit të përkrahjes sikur…
Përplasja diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shtangu aleatët e tyre gjetkë. Udhëheqësit e BE-së nxituan të rikonfirmonin mbështetjen për Kievin, duke u zotuar se do të punojnë së bashku drejt paqes së qëndrueshme. Transformimi i shpejtë i politikës amerikane vjen pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe, pashmangshëm, shtron pyetjen: a mund të përballet Kosova me fat të ngjashëm në mosmarrëveshjen e saj me Serbinë? Disa analistë thonë jo, por, në të njëjtën kohë, sugjerojnë që Kosova të bëhet “më e dëgjueshme”.…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që e shpall anglishten gjuhën zyrtare të Shteteve të Bashkuara. Është hera e parë në historinë amerikane që një gjuhë zyrtare është caktuar në nivel kombëtar. Shtetet e Bashkuara nuk kanë patur ndonjëherë një gjuhë zyrtare në nivel federal, por disa shtete e kanë përcaktuar anglishten si gjuhën e tyre zyrtare. Urdhri anulon një mandat të nënshkruar nga presidenti Bill Clinton, që kërkonte që agjencitë dhe marrësit e fondeve federale të ofronin ndihmë gjuhësore të gjerë për ata që nuk flasin anglisht.
Policia e Kosoves ka njoftuar se një i mitur dyshohet se është lënduar aksidentalisht të shtunën në Pagarushë të Malishevës me armën e axhës së tij. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar. Rasti është proceduar si “armëmbajtje pa leje”. “Pagarushë, Malishevë 01.03.2025-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, i mitur është lënduar aksidentalisht me armën e axhës se tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa arma e zjarrit pistolete është konfiskuar nga njësiti policor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, është njoftuar në raportin 24-orësh të…
Zëdhënësja e Kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi njoftoi lansimin e platformës së re online që mundëson qytetarët të shkarkojnë faturat dhe të paguajnë për shërbimet e mbeturinave. Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo thotë se platforma është një mundësi efikase dhe shpejtë për qytetarët, duke kursyer kohë dhe shpenzime. “Siç kemi njoftuar para dy ditëve edhe përmes faqes zyrtare është lansuar platforma e Kosova, një platformë e mirë dhe sigurisht është lajm i mirë për klientët e pastrimit, pasi që kjo platformë mundëson shkarkimin e faktuarës për qytetarët pastaj qytetarët mund të shohin borxhin dhe të bëjnë pagesën e tyre…
Mbrëmë janë përditësuar rezultatet në uebfaqen e KQZ’së sa i përket votimit të mërgatës përmes postës. VV është e para me 52.14%, LDK ka 28.40%, PDK 7.94%, AAK 4.76%. Këto të dhëna janë nga procesimi i 67 nga 188 vendvotimeve, apo 35.64%.
Në rundin e fundit të bisedimeve për fazën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk është bërë asnjë përparim. Një zyrtar i lartë i grupit radikal palestinez tha se është e paqartë nëse do të rinisin bisedimet të shtunën për fazën e dytë të armëpushimit. Faza e parë e armëpushimit, që ndaloi luftën 15-mujore në Rripin e Gazës, mundësoi lirimin e 33 pengjeve, tetë trupave të pajetë në këmbim të lirimit të pothuajse 2.000 të burgosurve palestinezë. Kjo fazë përfundon të shtunën, por…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kanë nënshkruan një marrëveshje për të përshpejtuar dhënien e huave prej 2.8 miliardë dollarësh (2.26 miliardë paund) për Ukrainën. Huaja do të shlyhet me të ardhurat nga asetet sovrane ruse të ngrira, tha kancelarja e Thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves. Marrëveshja është pjesë e “mbështetjes të pandërprerë dhe të vazhdueshme” të Mbretërisë së Bashkuar për popullin ukrainas, shtoi Reeves, raporton CNN. Ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, i cili mori pjesë në takimin nëpërmjet një lidhjeje video, tha se Ukraina është “shumë mirënjohëse” për këtë…
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po dërgon ushtarë shtesë aktivë në kufirin jugor të SHBA-së, sipas Komandës Veriore të SHBA-së, ndërkohë që presidenti Trump vazhdon të bëjë sigurinë e kufirit dhe kufizimin e imigracionit të paligjshëm një prioritet. Pothuajse 2,400 ushtarë nga Fort Carson në Kolorado dhe rreth 500 ushtarë nga Fort Carson në Xhorxhia do të ndihmojnë në operimin e makinave, evakuimin mjekësor dhe “mbështetje administrative”. Ata nuk do të ngarkohen me detyrën e deportimeve, sipas një deklarate nga Komanda Veriore e SHBA-së, raporton CNN. Mjetet Stryker do të dërgohen për të transportuar disa nga ushtarët, thuhet në deklaratë.…
