Autor: TV News

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku. Të zyrtarët shtetërorë u arrestuan nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit mirëpo Gjykata ka vendosur që ata dy të qëndrojnë në arrest shtëpiak. Avokati i Nikçit, Arianit Koci, ka thënë se klienti i tij po përballet me proces të padrejtë. Sipas Kocit, Nikçi nuk ka të bëjë me rastin për të cilin po hetohet. Ndaj masës së arrestit shtëpiak,…

Read More

Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurtit mund t’i shqiptohet gjobë dhe të burgoset në rast se nuk i përgjigjet urdhrit të  Gjykatës Themelore në Prishtinë për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale më 4 mars të këtij viti. Ndërkaq, për të njëjtin nuk mund të lëshohet urdhër arrest zyrtar, për shkak se ai kërkohet ta japë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit, raporton KosovaPress. Kështu thonë njohës të ligjit, derisa potencojnë se në rast burgimi, mund të zgjasë derisa dëshmitari nuk pranon të dëshmojë apo dëshmimi i tij bëhet i panevojshëm, ose derisa procedura të përfundojë. Gjykata Themelore në Prishtinë dje…

Read More

Çmimi mestar i energjisë elektrike ka arritur nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit në Kosovë. Ndërkohë, paralajmërohet sërish për rritjen e mundshme të çmimit të rrymës nga 1 prilli i vitit 2025. Nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE thonë se kompanitë energjetike KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike. KosovaPress mëson nga burimet e saj brenda ZRRE-së, se këto kompani kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike nga 1 prilli. Kujtojmë se nga prilli i vitit 2023, deri më 31 mars 2024 konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat…

Read More

Në rundin e fundit të bisedimeve për fazën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk është bërë asnjë përparim. Një zyrtar i lartë i grupit radikal palestinez tha se është e paqartë nëse do të rinisin bisedimet të shtunën për fazën e dytë të armëpushimit. Faza e parë e armëpushimit, që ndaloi luftën 15-mujore në Rripin e Gazës, mundësoi lirimin e 33 pengjeve, tetë trupave të pajetë në këmbim të lirimit të pothuajse 2.000 të burgosurve palestinezë. Kjo fazë përfundon të shtunën, por…

Read More

Policia e Kosovës bëri të ditur se sot policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë ftuar në stacion shoferin N.D., 36 vjeç, i cili më datë 26.02.2025 kishte kryer një kundërvajtje në komunikacion në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, në afërsi të fshatit Nikaj, Kaçanik, duke tejkaluar një veturë tjetër në zonën e shënuar me vijë të plotë. Pas verifikimit të pamjeve video të dërguara nga një qytetar përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, policia i shqiptoi shoferit një gjobë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë-shoferit për 3 muaj. Policia Rajonale e Ferizajt falënderon…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë. KQZ thekson se deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. “Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik. Procesi i…

Read More

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u dërguan sot në Gjykatën Themelore. Të dy ishin ndaluar të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës. Ata dyshohen për kryerje të veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Që të dy këta janë intervistuar gjatë të enjtes nga Sektori për Hetime Financiare i Policisë. 

Read More

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, paisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3 miliardë dollarë për Izraelin, u mësua nga një njoftim i Pentagonit të premten. Shitjet e mundshme të armëve iu njoftuan Kongresit të premten pasdite me procedurë urgjente. Ky proces anashkalon një praktikë të gjatë për t’u dhënë kryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit mundësinë për të rishikuar shitjen dhe për të kërkuar më shumë informacion përpara se të bëhet një njoftim zyrtar në Kongres, raporton Reuters. Shitjet…

Read More

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq lidhur me sulmin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc. Lajmin për vazhdimin e paraburgimin e konfirmoi për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlida Gashi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special më datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe…

Read More

“Topi i Artë” është një çmim vjetor i futbollit i paraqitur nga revista franceze “France Football” që nderon lojtarin më të mirë në botë. Fituesi i vitit 2024, Rodri, pësoi një dëmtim dhe e mbylli para kohe sezonin. Sezoni 2024-2025 ka kaluar gjysmën e rrugës me superyje të shumtë që po shkëlqejnë në kampionatet e tyre përkatëse në të gjithë Europën. Me turnetë ndërkombëtare që nuk janë pjesë e ekuacionit këtë sezon, fituesi i “Topit të Artë” të këtij viti do të vendoset vetëm nga paraqitjet e klubeve. Le të hedhim një vështrim të pesë favoritët aktualë kryesorë për të…

Read More