Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026

Reagon publikisht invalidi i luftës dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, kundër shpifjeve dhe dezinformimit*

16 Nëntor, 2026

Ahmeti për TV21: Zgjidhja e vetme për vendin, zgjedhjet e parakohshme

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: Është sfidë të jem zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë, kam përkrahjen e bashkëkryetarëve Mexhiti e Kasami* 

16 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pentagoni njofton eliminimin e udhëheqësit ushtarak të Al-Kaidës në Siri

TV NewsBy TV News2 Mars, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

shtria amerikane njoftoi të shtunën eliminimin e një komandanti të lartë ushtarak të organizatës terroriste Hurras al-Din, një degë siriane e Al-Kaidës e cila njoftoi shpërbërjen e saj në janar.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, CENTCOM, e ngarkuar për forcat amerikane në Lindjen e Mesme, tha përmes një deklarate se më 23 shkurt, forcat e saj “ndërmorën një sulm ajror me saktësi të lartë në pjesën veriperëndimore të Sirisë, duke vënë në objektiv dhe eliminuar Muhammed Yusuf Ziya Talay, udhëheqës i lartë ushtarak i organizatës terroriste Hurras al-Din”.

“Siç kemi thënë në të kaluarën, ne do të vazhdojmë t’i gjurmojmë pa pushim këta terroristë për të mbrojtur atdheun tonë dhe personelin e aleatëve dhe partnerëve amerikanë në rajon”, tha Gjenerali Michael Erik Kurilla, shef i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, CENTCOM.

Që kur organizata Hurras al-Din njoftoi në fund të janarit se po shpërbëhej, sulmet ajrore amerikane kanë vrarë disa nga udhëheqësit e grupit, sipas njoftimeve nga CENTCOM.

Më 22 shkurt, ushtria amerikane tha se përmes një sulmi ajror kishte eliminuar Wasim Tahsin Bayraqdar, një udhëheqës i grupit të klasifikuar organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Forcat amerikane ndodhen në Siri si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar të krijuar në vitin 2014 për të luftuar xhihadistët e grupit të vetëquajtur Shteti Islamik.

Pasi një aleancë rebele e udhëhequr nga grupi radikal islamik Hayat Tahrir al-Sham rrëzoi presidentin Bashar al-Assad dhe mori pushtetin në Damask më 8 dhjetor, organizata Hurras al-Din tha se nuk kishte më nevojë të ekzistonte. Grupi, ku përfshiheshin edhe xhihadistë të huaj, i kishte bazat në pjesën malore të Sirisë veriperëndimore./VoA

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime anulohen e vonohen pas defektit në sistemin e kontrollit

Rekord largësie nga Rusia: Mbi 1.1 milion rusë udhëtuan drejt tri vendeve, mes frikës në rritje nga mobilizimi ushtarak

Zelensky: SHBA-ja propozoi tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Lajmet e fundit

Kos kërkon falje për këngën nacionaliste serbe në Bruksel

17 Nëntor, 2026

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

17 Nëntor, 2026

​Qeveria miraton ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe

17 Nëntor, 2026

Misteri i armëve të Skënderbeut: Si përfunduan shpata dhe përkrenarja e heroit shqiptar në Vjenë?

16 Nëntor, 2026

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

16 Nëntor, 2026

Venera Azizi: “Alta banka” e ka zanafillën te Ballkani i Hapur, të bëmat e BDI-së po dalin në shesh

16 Nëntor, 2026

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.