Autor: TV News

Në minierën e Artanës një ditë më parë puna për nxjerrjën e mineraleve edhe mund të kishin pasoja. Aty, pati një vërshim të ujit brenda saj që nuk erdhi si pasojë e reshjeve atmosferike. Blerim Ymeri, nga Sindikata e Pavarur e Minierave me flatacion Kishnicë dhe Artanë tregoi se nga ky vërshim disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë. “Lëndime nuk ka pas disa lëndime të lehta që tu ikë, u bë njëfar panike, përndryshe lëndime jo diçka më shumë nuk ka pas, dëme ka pas por jo edhe shumë , menza zhveshtoret qëto i ka marrë uji n aka…

Read More

Barcelona ka arritur një rekord të jashtëzakonshëm, duke shënuar 124 gola në 40 ndeshjet e para të sezonit në të gjitha garat. Kjo është e barabartë me rekordin 65-vjeçar të vendosur nga Real Madrid në sezonin 1959/60, i cili kishte shënuar 132 gola në të njëjtën fazë. Numri mbresëlënës i golave ​​i katalanasve është nxitur nga fitorja e tyre e fundit ndaj Real Sociedad, që i ktheu ata në krye të La Ligës. Forma shkëlqyese e Barcelonës ka lënë të mahnitur tifozët dhe ekspertët, pasi ata vazhdojnë të thyejnë rekorde. /GazetaBlic Sport

Read More

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme. Sipas të dhënave të deritanishme, rezultatet për partitë politike janë si më poshtë: Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 14,432 vota (51.34%) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 8,360 vota (29.74%) Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 2,283 vota (8.12%) AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët – 1,167 vota (4.15%) Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime që i takojnë…

Read More

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it, se deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. “Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog. Procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të…

Read More

Ukraina dënoi më 2 mars atë që e cilësoi si “shkelje të sovranitetit territorial” nga punonjësit e vëzhguesit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, të cilët vizituan centralin bërthamor të Zaporizhjas, që është nën kontrollin e Rusisë, përmes territorit të pushtuar nga Moska. Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme e Ukrainës fajësoi “shantazhin rus dhe përpjekjet sistematike për t’iu imponuar organizatave ndërkombëtare mekanizma të paligjshëm dhe kontradiktorë të operimit në territoret e pushtuar përkohësisht”. Një mision i ri monitorues i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore shkoi në centralin e Zaporizhjas më 1 mars, central që është marrë nën kontroll nga Rusia…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani që të mbështesin pesë kandidatët shqiptarë që po garojnë në zgjedhjet e qytetit të Hamburgut. Në një postim në Facebook, Kurti theksoi se, pavarësisht se kandidatët i përkasin partive të ndryshme, prania e tyre në garë dëshmon për integrimin dhe kontributin e diasporës shqiptare në shoqërinë dhe demokracinë gjermane. “Kandidatët janë: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU) dhe Sami Musa (FDP). Fakti që ka kaq shumë kandidatë shqiptarë në një qytet si Hamburgu flet shumë për rrugën që kemi bërë si…

Read More

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon dhe agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Aktivitetet do të zhvillohen nga data 5 deri më 7 mars, duke përfshirë homazhe, mbledhje solemne dhe aktivitete kulturore. Ora e parë e mësimit kushtohet Epopesë së UÇK-së Më 5 mars, në të gjitha shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, për të kujtuar sakrificën dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë. Mbledhje solemne dhe nderime për dëshmorët Po të njëjtën ditë, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarës për spiunazh, J.Gj. Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e kësaj Gjykate. Masa e paraburgimit, të dyshuarës iu caktua nga gjykatësi i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), të premten (28 shkurt 2025) njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar…

Read More

Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje “stabile”, pasi kaloi “një natë të qetë”, tha Vatikani më 2 mars. “Papa po vazhdon të pushojë”, tha Vatikani në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike. Mbrëmjen e së shtunës, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej. Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj të tjerë, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, të dyshuar për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut. Këtë e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit…

Read More