Autor: TV News
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se marrëveshja e mineraleve me SHBA-në është gati për nënshkrim, duke theksuar se Kievi është i hapur për një qasje konstruktive. “Është jashtë politikës për të vazhduar atë që ndodhi në të kaluarën, ne jemi konstruktivë,” u shpreh Zelensky në një intervistë për BBC. “Nëse kemi rënë dakord të nënshkruajmë marrëveshjen e mineraleve, ne jemi gati ta bëjmë”, ka theksuar ai, raporton BBC. Megjithatë, Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, ka paralajmëruar se marrëveshja nuk mund të finalizohet pa një marrëveshje paqeje me Rusinë. Kjo marrëveshje, e cila do t’i jepte Uashingtonit…
Është ditë pune por jo edhe për kompaninë private që ka fituar me kontratë publike renovimin e “Kurrizit” në Dardani. Janë bërë pesë muaj qëkur punimet kanë nisur ndërsa tuneli nuk rezulton më ndryshe sesa që ishte ditën e parë. Tanimë, i njëjti po shfrytëzohet nga banorët si parking për vetura. E se në këtë tunel nuk po punohet as me intensitet mesatar, e thonë edhe banorë të kryeqytetit. “Tu punu në këtë tunel moti nuk i kam parë. I kam pa në hyrje të tunelit pata dy muajve andej kah është përmendorja e Bill Klintonit, më nuk i kam…
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se Evropa duhet të marrë përsipër barrën kryesore në sigurimin e paqes në Ukrainë, teksa la të kuptohet se disa shtete janë të gatshme të ndihmojnë që të mbrohet një marrëveshje e mundshme e paqes. Udhëheqësi britanik sërish bëri thirrje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar presidentin rus, Vladimir Putin, që të shkelë ndonjë marrëveshje të mundshme armëpushimi. Këto deklarata ai i bëri pasi mirëpriti dhjetëra udhëheqës evropianë dhe zyrtarë të NATO-s në Londër. Ky samit u mbajt dy ditë pas një përplasjeje të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin amerikan, Donald…
Analisti i njohur kosovar, Ramiz Shala ka plasuar “bombën” me deklaratën e tij për largimin e Qëndrim Kidës nga klubi i Suharekës. “Kida është rrahur me një lojtar i cili ka mbiemrin Memolla. Më ka thënë disa njerëz të Suharekës”, ka thënë Shala në emisionin VAR. Trajneri kosovar, Qëndrim Kida u largua nga klubi i Suharekës dje menjëherë pas duelit me Gjilanin, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2. Një deklaratë mjaft e fuqishme kjo nga Shala, e cila mbetet për t’u konfirmuar nëse qëndron dhe është e vërtetë… /GazetaBlic Sport
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë nga jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, janë numëruar 89 nga gjithsej 187 kuti të votimit, që përbëjnë 47.34% të totalit. Sipas rezultateve paraprake:Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 51.34% të votave të numëruara deri tani.Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ndjek me 29.74%.Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka 8.12%.AAK – Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët kanë 4.15%. Rezultatet në komunat ku numërimi ka përfunduar Në 11 komuna me shumicë shqiptare dhe ato me shumicë minoritare, numërimi është përmbyllur. Deri…
Rehatia është çelësi kur udhëtojmë me avion. Megjithatë, ekziston një veshje që një stjuardesë rekomandon ta shmangim kur planifikojmë një fluturim Zakonisht, veshja që zgjedhin shumica prej nesh gjatë një udhëtimi me avion është një triko e thjeshtë, xhinse dhe atlete. Megjithatë, Christine Negroni, stjuardes, thekson rëndësinë që të dimë se nga çfarë materiali janë bërë veshjet tona përpara se të vendosim t’i veshim ato në avion. “Mund t’ju duhet të shpëtoni nga një zjarr në kabinën ose mund të ketë një emergjencë në tokë pasi të dilni nga avioni”, tha ajo. “Të gjithë veshin dollakë dhe pantallona në avion,…
Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, ka kritikuar sërish presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar se po pengon përpjekjet për paqe me Rusinë përmes qëndrimeve të tij kundër presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidentit JD Vance. Siç raporton New York Times, Rubio ka deklaruar se Zelensky po e sfidon hapur administratën e re amerikane, duke krijuar tensione të panevojshme. “Ajo që Zelensky bëri, për fat të keq, është se ai gjeti secilën mundësi për ta arsyetuar Ukrainën në secilën çështje”, ka deklaruar Rubio gjatë një interviste për ABC News në emisionin “This Week”. Ai ka shtuar se kritikët…
Nga hyrja në fuqi e ligjit me të cilin lejohet gjukimi në mungesë, e deri tash prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur 15 aktakuza në mungesë për krime lufte. Aktakuzat janë ngritur ndaj 73 personave që dyshohet se kanë qenë pjestarë të forcave serbe. Këto të dhëna janë paraqitur në buletinin e publikuar nga Fondi për të drejtën humanitare, ku janë sjellë detaje për të gjitha aktakuzat në mungesë. “Është me rëndësi që 6 prej këtyre akuza kanë të bëjnë me vepra penale të dhunimit seksual si krim lufte dhe në disa raste i kualifikuar edhe si krim kundër njerëzimit,…
Policia e Kosovës ka identifikuar personin që u gjend i vdekur këtë të diel në një banesë në Prishtinë. Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është M.Palokaj, vëllai i këngëtarit të njohur Viktor Palokajt, i njohur me emrin artistik “Unikkatil”. Ende nuk dihen detaje dhe rrethanat e vdekjes, ndërsa ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e rastit. Në ndërkohë, Policia e Kosovës bëri të ditur se viktima është gjetur rreth orës 18:00 pa shenja jete në një banesë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Kjo është vetëm një nga mënyrat se si kadetët e Policisë së Kosovës trajnohen për përdorimin e armës. Megjithatë zyrtarëve policorë, në veçanti gjeneratave të fundit, armët zyrtare po iu shkrepin padashje, duke shkaktuar edhe pasoja. Inspektoriati Policor i Kosovës në një përgjigje për Dukagjinin thanë se vitin e kaluar dhe deri tani, kanë trajtuar dy raste kur zyrtarët policorë mbetën të plagosur aksidentalisht, nëri prej të cilëve brenda stacionit policor. “Ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) gjatë vitit 2024 dhe vitit 2025-së ka trajtuar gjithsej dy (2) raste të policëve që janë plagosur aksidentalisht, njeri rast ka…
