Autor: TV News
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar një javë me mot të qëndrueshëm, përjashtim bëjnë dita e hënë dhe e premte, kur priten vranësira të lehta. E hënë, 3 mars – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat nga -1°C deri në 11°C. Erë e lehtë verilindore. E martë, 4 mars – Mot me diell. Temperaturat nga -3°C deri në 12°C. Erë e lehtë me drejtime të ndryshme. E mërkurë, 5 mars – Vijon moti me diell. Temperaturat nga -3°C deri në 14°C. Erë e lehtë juglindore. E enjte, 6 mars – Temperaturat në rritje, nga -1°C deri në…
Kryetari i Feronikelit 74′, Ekrem Elshani ka komentuar humbjen e ndeshjes në tavolinë ndaj Ballkanit, shkaku i mos regjistrimit të Zumberit në TMS. Lavdim Zumberi u paraqit në ndeshjen Feronikeli 74′ – Ballkani, ballafaqim ky i cili u mbyll me rezultatin 1-1, por pas ankesës së Ballkanit për lojtarin në fjalë (i paregjistuar në TMS), suharekasit morën pikët maksimale. “Siç jeni të njoftuar, ky rast ka qenë temë e diskutimit. E kemi humbur këtë duel pas ankesës së Ballkanit. Ne do ankohemi në shkallën e dytë, marrja e pikëve është e padrejtë, lojtari ynë ka ardhur nga Zvicra, si lojtar…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar kundër një shkëputjeje të mundshme të SHBA-së nga Ukraina, duke argumentuar se një veprim i tillë nuk do të përputhej me interesat strategjike të Uashingtonit. Në një intervistë për “La Tribune Dimanche”, Macroni ka theksuar se veprimet e Shteteve të Bashkuara gjatë tri vjetëve të fundit kanë qenë plotësisht në përputhje me traditat e tyre diplomatike dhe ushtarake. “Nëse Uashingtoni do të nënshkruante një armëpushim pa garantuar garanci për Ukrainën, aftësitë e tij parandaluese gjeostrategjike kundër Rusisë, Kinës dhe kundërshtarëve të tjerë do të zhdukeshin menjëherë”, ka deklaruar Macron. Macroni po ashtu ka thënë…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar rëndësinë e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe përgatitjeve për sfidat e mundshme në të ardhmen. Pas përfundimit të samitit të liderëve evropianë në Londër, ajo ka deklaruar se Evropa duhet të jetë e gatshme për çdo skenar. “Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet… është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen”, ka thënë ajo për BBC. Von der Leyen ka theksuar se gjatë takimit u diskutua nevoja për garanci të fuqishme të sigurisë, me fokus në forcimin e pozitës së Ukrainës dhe sigurimin…
Yll Hoxha, futbollisti i njohur kosovar i Suharekës nuk luajti ndaj Gjilanit, pasi me dokumentacion ai ende figuron si futbollist i Kukësit. Hoxha ka luajtur në Feronikel, Gjilan e tash në Suharekë, por me dokumentacion (TMS) ende figuron si lojtar i Kukësit. “Pas ankesës së Ballkanit, ne kemi marrë masa dhe i kemi kontrollu lojtarët tanë. Me dokumenta, Yll Hoxha ende është lojtar i Kukësit”, tha Lulzim Kolgeci për Favorit. “Është e vërtetë se Yll Hoxha ka dalur lojtar i Kukësit, prandaj nuk e futëm në lojë”, përfundoi ai. /GazetaBlic Sport
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh. Një furgon që drejtohej nga 44-vjeçari Anesti B. u përplas me një makinë tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit humbën jetën drejtuesi i makinës tip “Benz”, K.Sh dhe pasagjerja në këtë automjet, një 55-vjeçare me iniciale F.SH. Policia njoftoi se nga përplasja është dëmtuar edhe shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të. Ata janë transportuar në spital dhe sipas uniformave blu janë jashtë rrezikut për jetën. Siç duket edhe nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë teksa “Benz”-i është shkatërruar pothuajse…
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të arrijnë një paqe të përheshme mes Moskës dhe Kievit, që përfshin shkëmbim territoresh, në këmbim të garancive të sigurisë, të drejtuara nga Evropa. Ai shtoi se për këtë nevojitet një udhëheqës ukrainas që është i gatshëm për të arritur një paqe të qëndrueshme me Rusinë, por nuk është e qartë nëse zoti Zelenksiy është i përgatitur për një gjë të tillë. I pyetur nëse zoti Trump dëshiron dorëheqjen e Pesidentit Zelenskiy, zoti Waltz tha për programin “State of the Union” të rrjetit CNN…
“Jo nuk bënë, nuk e qo rrymën. Sado që mund të provoj, motori që e bleu për të u furnizuar me ujë nuk i funksionin”. Halil Maliqi nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës këtë problem e ka tash e 5 vite, meqenëse energjia elektrike në ketë fshat është e dobët dhe ajo nuk vë në funskion plotë paisje elektrike Ai tregon, se cilat po janë pasojat e kësaj gjendje. “Krejt djegën qe frizin tek pulat e kam dërgu atë trafën për furnizim qe dy herë e kam ble, qe 5 vjet që jam ardhë këtu”, ka theksuar Maliqi. Ai…
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se është në dijeni të ndalimit të një anëtareje të tij, Jelena Gjukanoviq, e cila dyshohet për spiunazh. Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar të dielën kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), duke i caktuar asaj masën e paraburgimit prej një muaji. Sipas njoftimit zyrtar, Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt në rajonin e Mitrovicës pas hetimeve disa mujore të autoriteteve. Fillimisht, ajo u ndalua për 48 orë nga prokuroria, para se të merrej vendimi për paraburgim. Ndërsa, në një deklaratë për media, Misioni i OSBE-së ka deklaruar se është në kontakt…
Një person është gjetur i pajetë në Prishtinë pasditen e së dielës. Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin. Ajo ka thënë se rreth orës 18:00, është njoftuar për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria. Viktima është një mashkull lindur në vitin 1983, dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar…
