Autor: TV News
Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, pas vizitës së tij në Beograd, gjatë së cilës nuk u takua me zyrtarët më të lartë shtetërore, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte planifikuar një gjë të tillë. “Vendimin që kontaktet e drejtpërdrejta me mua, në emër të pushtetit, të reduktohen ekskluzivisht në bisedime në Kuvendin Popullor dhe në Ministrinë për Integrime Evropiane e mori, natyrisht, presidenti Vuçiç, pasi vetëm ai vendos për lëvizje të tilla,” konfirmoi Picula për Radio Evropa e Lirë. Picula shkoi në Beograd pasi që më 20 shkurt, në Komisionin për Politikë të…
Analisti Ismail Tasholli ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si “liderin e fundit të tranzicionit politik” në Kosovë, në vend se të ishte ai që do të sillte një ndryshim të madh në paradigmën politike të vendit. Në një postim në Facebook, Tasholli shprehu zhgënjimin e tij, duke theksuar se Kurti kishte mundësinë të largonte Kosovën nga “llomi provincial”. “Si djal i ri që lexon shumë, Albin Kurti ka mujt me kanë lideri që kish me ndrru paradigmën tonë politike – me na nxjerr prej llomit provincial. Bile, nga kasetat e Labia’s apo Rexhep Qosja me na çu…
Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shipqdon Fazliu, ka publikuar raportin tremujor për periudhën tetor-dhjetor 2024, duke evidentuar progres në konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme. Ky raport u publikua në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës të hënën, ku sipas raportit, gjatë këtij tremujori janë konfiskuar pasuri në vlerë prej 207 mijë euro në 7 raste, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara ka arritur mbi 3,7 milionë euro në 51 raste. Megjithatë, sipas Shqipdon Fazliut, problem i vazhdueshëm mbetet mos shitja e pasurive të sekuestruara, sidomos automjeteve. Sipas raportit, disa automjete të sekuestruara…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e marrë gjatë luftës kundër Rusisë. “Sigurisht, ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Zelensky të dielën. Zelenksy ka theksuar se liderët evropianë së shpejti do të “formojnë pozicionet e përbashkëta”, duke përshkruar qëllimet e përbashkëta lidhur me fundin e luftës në Ukrainë. “Këto pozicione do t’u paraqiten partnerëve tanë në Shtetet e Bashkuara”, ka deklaruar Zelensky. Zelensky ka shtuar se “nuk ka pasur asnjë ditë” që…
Një sasi e konsiderueshme e cigareve është sekuestruar nga Dogana e Kosovës në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, të dielën në mesditë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka theksuar se sekuestrimi ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional, sigurimit të informacioneve nga zyrtarë doganorë dhe në bashkëpunim me stafin e X-Rey të aeroportit. “Në shkuarje për në Londër është ndaluar një femër e cila kishte në posedim një çantë krahu, të cilën dyshohej se e kishte të mbushur me pako të cigareve. E njëjta është kontrolluar nga ana e zyrtarëve të X-Rey në…
Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar se është dorëzuar në komisariat motra e boksierit të vrarë nga Mitrovica, Besar Nimanit. Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë e kërkuar nga policia me urdhër arrest. “Një 33-vjeçare nga Bielefeldi, e kërkuar nga policia dhe prokuroria me urdhër arrest, është paraqitur në komisariatin e Bielefield mbrëmjen e datës 28.02.2025, e shoqëruar nga avokati i saj. Gruaja është motra e vëllait po ashtu të arrestuar të ish-boksierit të vrarë”, thuhet në njoftimin e tyre. “E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për veprën…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar rezultatet e votave nga mërgata. Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se LDK-ja ka shënuar një rritje të konsiderueshme me 70 mijë vota më shumë dhe shtatë mandate shtesë në Kuvend, por nuk ka arritur rezultatin e synuar për të ndryshuar renditjen e forcave politike. Abdixhiku ka marrë përgjegjësinë për këtë rezultat dhe ka shprehur vendosmërinë për të vijuar punën për forcimin e LDK-së. “Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona. Jo, nuk…
Dita Botërore e kafshëve të egra është vendosur më 3 Mars. Dita Botërore e Kafshëve të Egra feston florën dhe faunën e botës. Kjo ditë rrit ndërgjegjësimin për jetën e egër dhe rëndësinë e saj dhe feston larminë e florës dhe faunës në të gjithë botën. Qëllimi është të promovojë zhvillim të qëndrueshëm dhe praktikat e menaxhimit të kafshëve të egra pyjore që përfshijnë mirëqenien njerëzore. Më 20 dhjetor 2013, gjatë sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u vendos që 3 Marsi të festohej si Dita Botërore e Kafshëve të Egra. Arsyeja që u zgjodh…
Numërohen mbi 66% e votave me postë: VV e para me 52.72%, LDK e dyta me 29.74%, PDK e treta me 7.98%
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit te fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të hënën në mesnatë, në orën 00:54, jan numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna te ndryshme. Vetëvendosje dhe LDK kanë një rritje krahasauar me përditësimin e fundit që ishte bërë dje në ora 15:34, kurse kanë rënie PDK dhe koalicioni AAK-NISMA. Vetëvendosje renditet e para me 52.72% në përditesimin e ri, pasi në perditësimin e djeshem kishte 51.34 per qind. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80%, kurse…
Në politikën ndërkombëtare, java e kaluar u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Një takim në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy ditë më parë shtoi rëndësinë e bisedimeve të 2 marsit, të organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi përfshiu dhjetëra liderë evropianë, përfshirë presidentin ukrainas. Të pranishëm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, sekretari…
