Autor: TV News
Izraeli ndaloi të dielën hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi për “pasoja shtesë” nëse Hamasi nuk pranon një propozim të ri për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë. Hamasi e akuzoi Izraelin se po përpiqej të prishte marrëveshjen ekzistuese të armëpushimit dhe se vendimi i tij për të ndërprerë ndihmën ishte “një krim lufte dhe një goditje e hapur” ndaj armëpushimit, i cili nisi në janar, pas më shumë se një viti negociatash. Palët nuk kanë thënë nëse armëpushimi kishte përfunduar. Faza e parë e armëpushimit, e cila përfshinte rritje të ndihmës humanitare,…
Azem Vllasi, jurist ka deklaruar se jo domosdoshmërisht zhvillimet e fundit në Shtëpinë e Bardhë dhe ngjarjet e tjera të ndërlidhim me çështjen e Kosovës. Vllasi në “Five” të Dukagjinit shtoi se Kosova ka raporte të mira me SHBA-në. “Nuk ka nevojë që çdo gjë që ndodh në Shtëpinë e Bardhë me lidh me çështjen e Kosovën. Kosova ka raporte të mira me SHBA dhe Amerika ka merita kryesore në çlirimin e Kosovës. Kosova duhet ti kultivojë rrënjët e mira me SHBA”, tha Vllasi.Vllasi shtoi se Kosova nuk mund të jetë pjesë e përbashkët e Ukrainës, pasi kjo e fundit…
Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA ka adresuar disa vërejtje dhe rekomandime për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK). Në një letër zytare, të dërguar më 19 qershor 2024 në adresë të FFK-së, e cila është siguruar nga TV Dukagjini, UEFA ka renditur disa çështje të rëndësishme që kërkojnë përmirësim në disa aspekte që lidhen me çështjen e referimit. Largimi i delegimit të gjyqtarëve me short, arsyetimi i parave të fondit për referët dhe angazhimi i një menaxheri të përhershëm të referëve janë gjërat për të cilat kërkohet veprime të menjëhershme nga shtëpia e futbollit kosovar. Në të…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit nga komuna të ndryshme të votave me postë. Sipas KQZ-së, aktualisht po numërohen fletëvotimet nga Vushtrria, Juniku, Ferizaj, Prizreni, Shtimja e Suhareka. Këto fletëvotime janë numëruar deri në orën 16:00. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të hënën, më 3 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 143 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të…
Franca dhe Britania e Madhe nuk kanë rënë dakord për një plan armëpushimi të pjesshëm për Ukrainën, tha një ministër britanik të hënën, raporton agjencia e lajmeve AFP, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se një propozim i tillë ishte bërë nga dy vendet. Macron i tha gazetës franceze Le Figaro të dielën se Londra dhe Parisi po propozojnë një armëpushim njëmujor në Ukrainë “në ajër, në det dhe për infrastrukturën energjetike”. Macron tha se ky armëpushim fillimisht nuk do të përfshinte luftimet tokësore. “Asnjë marrëveshje nuk është arritur mbi atë se si do të duket një armëpushim”, tha ministri britanik i…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurve me inicialet H.Ç., M.U., S.M., Z.V., A.H., për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se bazuar në aktakuzë të pandehurit në cilësinë e personave zyrtarë pranë Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova” SH.A – Dega në Rahovec, me datë të pacaktuar e deri në fillim të qershorit të vitit të kaluar, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke i tejkaluar kompetencat zyrtare me qëllim të përfitimit…
Policia e Bielefeldit të Gjermanisë ka njoftuar sot (e hënë) se është dorëzuar në stacion motra e boksierit të vrarë kosovar, Besar Nimanit. Sipas njoftimit të Policisë së Bielefeldit, e dyshuara ka qenë në kërkim nga policia me urdhër arrest. “Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në policinë e Bielefeldit mbrëmjen e 28 shkurtit 2025, e shoqëruar nga avokati i saj”. “Gruaja është motra e vëllait të ish-boksierit të vrarë, i cili gjithashtu u arrestua. E pandehura përballet me katër akuza për vrasje në tentativë dhe për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket nuk do të paraqitet nesër në Prokurorinë Speciale, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë e urdhëroi atë të dëshmojë në lidhje me hetimet në të cilat është përfshirë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Arsimit, e cila sqaroi se Kurti ka një angazhim tjetër për nesër. “Të nderuar përfaqësues të mediave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më…
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka pasur dy përplasje anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, dhe vëzhguesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo për shkak të interpretimeve të ndryshme mbi vlefshmërinë e votave. Në rastin e parë, Kurteshi u përplas me vëzhguesin e LDK-së, Egzon Pacollin. “Aty nuk ka vota që, ndoshta janë mbi 1 mijë vota që janë shpaluat të pavlefshme sepse fletëvotimet nuk janë të plota, ku nuk shihen të gjitha subjektet. E në këtë rastin e veçantë, zoti Kurteshi bënte presion që të shpallet…
Në Manheim të Gjermanisë policia është duke zhvilluar një operacion ku mediat lokale raportojnë se një makinë goditi turmën e këmbësorëve. Qytetarëve u është kërkuar të shmangin qendrën e qytetit, derisa në vendngjarje janë edhe shërbimet emergjente. Siç ka raportuar BBC, një person ka mbetur i vrarë dhe “disa” të plagosur, por nuk ka të dhëna të mëtejshme. Dëshmitarët okularë në Mannheim kanë folur për mediat lokale, me një duke thënë se “i gjithë ferri shpërtheu” pas incidentit. Burri, i cili ishte ulur në një restorant aty pranë, thotë për Welt se ka parë njerëz që iknin në panik pasi…
