Autor: TV News

Rreth 9 muaj që nga arrestimi i Bedri Shabani e Muharrem Qerimi të akuzuar për spiunazh, gjatë kësaj jave ata pritet që të dalin para gjykatës, në seancën fillestare. Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti special ka konfirmuar se shqyrtimi fillestar ndaj tyre, ku pritet që t’u lexohet aktakuza dhe ata të deklarohen për të, do të mbahet këtë të mërkurë. GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË njoftoi se “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve B.SH. dhe M.Q. është caktuar të mbahet me datë 05 mars 2025, në ora 13.15.” Prokuroria…

Read More

Teksa vetëm dy javë na ndajnë nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare për dy sfidat e para të Kualifikueseve të Botërorit 2026, Sylvinho ka nisur nga puna për përzgjedhjen e lojtarëve që do të jenë në dispozicion për takimet me Anglinë dhe Andorrën. Lista e dëmtimeve është e gjatë, ku brenda saj ndodhet dhe Mario Mitaj, i cili nuk luan me Al-Ittihad që prej 1 shkurtit. Ende nuk dihet nëse 21-vjeçari do të arrijë të rikuperohet në kohë, kështu që tekniku brazilian ka filluar të mendojë për opsionet. Përflitet se një alternativë vjen nga Superiorja. Bëhet fjalë për Naser Alijin, i…

Read More

Alim Rama, sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, njoftoi se kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pasi tha se me qindra fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Rama ka shkruar në Facebook se ankesa është dorëzuar “duke parë se KQZ-ja nuk është e gatshme t’i korrigjojë shkelje për arsye krejtësisht politike”, derisa ka shtuar se arsyeja është që qytetarët s’i kanë shtypur siç duhet fletëvotimet. “Me qindra fletëvotime, si këto më poshtë, janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit e QNR-së për një arsye absurde, sepse qytetarët nuk i…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, u prit sot në Tiranë nga Drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Ilir Proda. Gjatë vizitës, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave mes dy policive, duke përfshirë organizimin e aksioneve të përbashkëta për parandalimin e trafiqeve dhe sigurinë publike. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet 2 policive, si dhe të shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira. Gjatë takimit drejtuesit e policive simotra u dakordësuan për një bashkëpunim tërësor dhe pa barriera, i cili duhet të kulmojë gjatë sezonit veror…

Read More

Izraeli ka bllokuar futjen e kamionëve me ndihmat humanitare në Gazë duke përshkallëzuar tensionet mes ngërçit të marrëveshjes së armëpushimit, në bazë të së cilës u pezulluan luftimet ndërmjet forcave izraelite dhe grupit militant Hamas.Kryeministri izraelit Benjamin Netanytahu tha se qeveria e tij ka miratuar propozimin e të dërguarit te posaçëm amerikan Steve Witkoff për të zgjatur armëpushimin në Gazë për 50 ditë, por po ashtu ndaloi ndihmat, duke akuzuar Hamasin se po i keqpërdor ato. Kamionët me ndihmat humanitare formuan një radhë të gjatë në kalimin kufitar të Rafahut, ndërmjet Egjiptit dhe Gazës të dielën.Shoferët e kamionëve me ndihma…

Read More

Analisti, Astrit Gashi është deklaruar rreth pritshmërive për rezultatet e procesit zgjedhor të 9 shkurtit të votave të diasporës. Gashi tha se Partia Demokratike e Kospvës [PDK] ka pasur performancë tepër “të dobët” pasi që 12-15 mijë vota ka pritur të merren. Ndërsa për LDK-në, Gashi tha se ka parë shpërndarje të balansuar në rezultatin me votat e diasporës.“Ankesat e Vetëvendosjes janë propagandë e ulët dhe e poshtër. Problematike është se qysh me dal 805 në përfaqësitë diplomatike. Është shpërputhje e madhe, ekstrem e madhe mbi votën. Është e dyshimtë pasi që kemi parë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla ka…

Read More

Analisti, Lirim Mehmetaj ka analizuar disa prej parregullsive gjatë numërimit të votave qoftë atyre në diasporë dhe në përfaqësive diplomatike.Mehmetaj tha se rezultati aktual i votave të numëruara paraqet dyshime në rrënjën e saktësisë së tyre, pasi që sipas tij 80% i Lëvizjes Vetêvendosje është i dyshimtë aq sa edhe ndryshimi radikal i LDK-së.“E dyshimtë është edhe 80% i Lëvizjes Vetëvendosje por edhe ndryshimi radikal i votës së Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK]. Ky shqetësim ka qenë prej fillimit,ke anomali. Vetëvendosja nuk ka dalur nga fillimi për të shprehur shqetësimi kur ra rezultati i VV-së. Juve iu doke mirë kjo.…

Read More

 Analisti, Sadri Ramabaja ka komentuar zhvillimet e fundit të krijuara brenda Qendrës së Numërimit të Rezultateve [QNR]. Ramabaja ka thënë se një pjesë e punëtorëve të administratës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve [KQZ] po insistojnë vazhdimisht që votat me çdo kusht të jenë të “pavlefshme”. “Mediat po bëjnë më shumë zhurmë sesa Sami Kurteshi. Po insistohet se një pjesë e administratës n në KQZ dhe nga vëzhguesit me çdo kusht që votat të jenë të pavlefshme. Qëllimi i qartë, sidomos nga këta që kanë marrë pak vota në mërgatë.Pse grinden kot në KQZ ku legjislacioni është i qartë”, tha Ramabaja…

Read More

Skuadra kosovare, FC Suhareka ka demantuar lajmin se trajnerin Qendrim Kida e futbollisti Hysen Memolla kanë pasur përleshje fizike. Mbrëmë, analisti i Tëvë1, Ramiz Shala ka potencuar se ka pasur përleshje mes trajnerit e lojtarit, por sipas FC Suharekës ky lajm është i pavërtetë, teksa kërkojnë falje publike, ose do ta padisin për shpifje. Ja postimi: “Demantim ndaj deklaratës së analistit Ramiz Shala në emisionin VAR në Tëvë 1Klubi ynë demanton deklaratën e analistit Ramiz Shala, i cili ka pretenduar se ka pasur një përleshje mes trajnerit tonë, Qëndrim Kida, dhe lojtarit Hysen Memolla. Ky pretendim është plotësisht i pavërtetë…

Read More

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka lavdëruar zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke theksuar se ato kanë kaluar në mënyrë paqësore dhe demokratike. Ai e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe për Kosovën dhe rajonin. Kështu, Hargreavs ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e një qeverie stabile dhe të fuqishme. “Zgjedhjet kanë qenë në përgjegjësi paqësore, dhe në tërësi mund ta themi me besim që përfaqëson qëndrimin e popullatës në Kosovë. Të kemi në këtë rajon zgjedhje demokratike aq lehët siç kanë kaluar është një arritje tejet e madhe që duhet ta kemi parasysh dhe ta përgëzojmë.…

Read More