Autor: TV News
Juventusi ka marr një fitore të rëndësishme në kampionat ndaj Veronas me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të në Serie A. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë, Zonja e Vjetër u përballë me mllefin e tifozëve për një sezon të dështuar deri më tani. Juventusi e nisi fuqishëm ndeshjen duke radhitur rastet me Federico Gattin, Kheprem Thuram dhe pastaj shënoi një gol më Ëeston McKennien, por që u anulua. Portieri i Veronas, Lorenzo Montipo, ishte në formë të lartë, pasi priti bukur edhe dy gjuajtje radhazi të Manuel Locatellit. Verona shënoi me Tomas Suslov,…
Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë, si pasojë e një incidenti në Manhajm të Gjermanisë, pasi një person e ka përplasur makinën në një turmë njerëzish. Policia e ka ndaluar shoferin e makinës dhe ka thënë se ai ka vepruar i vetëm, andaj nuk ekziston më rrezik për banorët. Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 40-vjeçar me shtetësi gjermane. Incidenti ka ndodhur teksa turma njerëzish janë mbledhur në landet perëndimore të Gjermanisë, për të mbajtur paradat që shënojnë sezonin e karnevaleve. Mediat lokale kanë raportuar se një makinë e zezë është nisur me shpejtësi të…
Liderët evropianë janë duke bërë përpjekje të marrin kontrollin e negociatave për paqe në mes të Ukrainës dhe Rusisë, dhe të garantojnë siguri në gjithë kontinentin, pas takimit të vështirë që është zhvilluar mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ndërkohë, Trumpi ka sugjeruar se durimit të tij ndaj Zelenskyt është duke i ardhur fundi, teksa e ka kritikuar rezistencën e presidentit ukrainas ndaj idesë për armëpushim të shpejtë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, pa pasur garanci konkrete të sigurisë, siç ka kërkuar ai nga SHBA-ja. “Kjo është deklarata më e keqe që do…
Skuadra më e trofeshme kosovare në futboll, FC Prishtina është në një krizë të thellë të rezultateve në Superligën e Kosovës në futboll. Klubi kryeqytetas nuk njeh fitore në Superligë që nga 1 dhjetori i vitit të kaluar, kur fitonte ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal, 0-1, përcjell GazetaBlic Sport. Në shtatë duelet e fundit, Prishtina ka 5 barazime dhe 2 humbje, duke mos regjistruar asnjë fitore. E siç duket tifozëve të Prishtinës, iu është mbushur “kupa” dhe kanë filluar me komente kundër trajnerit, duke kërkuar largimin e tij nga klubi. Më poshtë keni disa komente të tifozëve në drejtim të trajnerit…
Presidenti Donald Trump tha se nuk kishte asnjë shans për Meksikën apo Kanadanë për të shmangur tarifat që ai tha’ se t’i vendoste duke filluar nga e marta. “Nuk ka më vend për Meksikën apo Kanadanë”, tha Presidenti Trump të hënën si përgjigje ndaj pyetjes nëse Kanadaja dhe Meksika mund t’i shmangin tarifat, duke arritur një marrëveshje për frenimin e flukseve të fentanilit drejt Shteteve të Bashkuara. Javën e kaluar Presidenti Donald Trump tha se më 4 mars do të vendosë tarifa prej 25% për mallrat e importuara nga Kanadaja dhe Meksika ashtu siç kishte planifikuar fillimisht. Ai tha se…
Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë të parë, ka shkuar sa dyfishi i parashikimeve, ndërsa KQZ-ja i kërkoi qeverisë që të shtojë buxhetin mbi shërbimet postare për shpërndarjen e fletëve të votimit. Për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë regjistruar deri tani 51 subjekte politike, që duhet të dorëzojnë brenda 10 ditësh listat e kandidatëve për deputetë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar mirëkuptim partive politike, që KQZ-ja të ndihmojë për disa ditë gjatë ri-aplikimit edhe 42 mijë shqiptarë, që u është refuzuar kërkesa e parë për votim.…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në dialogun me Serbinë për të hequr masat e Bashkimit Evropian. Gjatë një interviste në emisionin FIVE të Dukagjinit, Hargreaves ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj në kuadër të dialogut, respektivisht angazhimet që burojnë nga marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit. “Neve siç e dini nuk jemi pjesë e BE-së dhe nuk mund të flas në emër të kolegëve të BE-së sa i përket mënyrës se si do të duhej të ishte rruga për t’u…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës në veri, duke theksuar se veprimet duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë. Në emisionin FIVE Hargreaves theksoi se është e rëndësishme që çdo aksion të ketë një ndikim sa më të ulët te qytetarët serbë, të cilët duan të jetojnë në një mjedis paqësor dhe produktiv në Kosovë. “Kur flasim për veprimet në veri nuk është sekret që ne dhe partnerët tjerë evropianë dhe SHBA-të nganjëherë kemi qenë të brengosur lidhur me aksionet që ishin ndërmarr në veri. Kisha thënë tri…
Ish-drejtuesi i shtetit serb Sllobodan Millosheviç kishte besim të madh te policia dhe shërbimet sekrete, kështu që ai u dha një prioritet këtyre organizatave. Si rezultat i një logjike të tillë, policia dhe shërbimi i Sigurimit Shtetëror u trajnuan dhe u pajisën më mirë sesa ushtria. Millosheviçit i duhej një forcë e armatosur që do t’ia siguronte pushtetin personal dhe zgjidhjen e gjeti në ndryshimin e rolit të policisë. Kjo e fundit gradualisht mori tipare ushtarake, madje edhe në pamje të jashtme, përfshirë uniformat e kamufluara dhe gradat ushtarake. Kështu, një strukturë tipike ushtarake u prezantua në…
Kompania e prodhimit të makinave Tesla, e drejtuar nga Elon Musk, duhet të raportojë çdo vit për investitorët rreth zhvillimeve që mund të ndikojnë negativisht tek kompania si p.sh. paditë e kushtueshme për bateritë që kanë marrë zjarr, apo mundësia e ndonjë pandemie tjetër. Në raportin e fundit të kompanisë nuk përmendet përfshirja e plotë e zotit Musk në politikën e krahut të djathtë, që sipas disa ekspertëve ka dekurajuar disa klientë të mundshëm që kanë pikëpamje të ndryshme. “Është ABC-ja e marketingut: Mos u përfshi në politikë”, thotë konsulenti nga Nju Jorku, Robert Passikoff.“Njerëzit nuk do të vazhdojnë të…
