Autor: TV News

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i bën thirrje prindërve të sigurojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen me vaksinën MMR (Fruth, Shyta dhe Rubella), në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Sipas njoftimit, gjatë periudhës janar-mars 2025, janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në Kosovë, ndërkohë që vaksina MMR mbetet mënyra më e sigurt për ta parandaluar atë. Kur duhet të vaksinohen fëmijët? Doza e parë: 12-15 muaj. Doza e dytë: 5-6 vjeç. Nëse fëmija ka humbur dozat sipas kalendarit, mund të vaksinohet në çdo moshë pas 6 vjeçare.…

Read More

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj mediave nga kryeministri Albin Kurti. AGK -ja ka thënë se retorika e Kurtit është e papranueshme dhe se rrezikon gazetarët dhe mediat.  “AGK-ja dënon sulmet e përsëritura të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj mediave. Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave. Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur…

Read More

(Anna Di Lellio “Jugosllavia u shemb në Trepçë”, botues Kosovo Oral History Initiative forum ZFD (Forum Ziviler Friedensdienst e. V./ Forum Civil Peace Service), Prishtinë, 2025)   Ditë më parë, angazhimet e mia më kishin larguar nga Kosova, duke më çuar në një rrugëtim përtej kufijve, ku detyrimet dhe koha e vrullshme më kishin mbajtur të lidhur me punën. Por në mbrëmje, kur më në fund pata çastin tim të qetësisë, lundrova mes kanaleve televizive, duke kërkuar diçka që të më rikthente në prehjen e vendit tim, qoftë edhe përmes një ekrani. Dhe aty, papritur, më tërhoqi…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Këtë e ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike. Një ditë më herët shefi i NATO-s do ta vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën. Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë. Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars…

Read More

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë…

Read More

Arrigo Sacchi, trajneri historik i Milanit, është një tjetër zë i pakënaqur në lidhje me situatën aktuale të klubit kuqezi dhe ka nisur kritika shumë të ashpra për drejtimin që ka marrë. Pas humbjes (1-2) ndaj Lazios, legjenda e kuqezinjve nuk beson se është i mundur kualifikimi në Chasmpions League të vitit të ardhshëm. “Një tjetër pengesë. Arritja në vendet e Champions League është pothuajse e pamundur. Ishte një përfundim i pabesueshëm, me Lazion që shënoi nga pika e bardhë në kohën e shtuar, por realiteti është gjithmonë i njëjtë: ky Milan nuk është më një ekip, e them troç”,…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë raportuar të zhdukur gjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Në kryeqytet, dy fëmijë të mitur, një djalë dhe një vajzë, janë larguar nga shtëpia më 24 shkurt dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Rasti është iniciuar si “person i zhdukur” dhe autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e tyre. “Prishtinë 03.03.2025 – 11:20.  Më datën e lartcekur dy ankuese femra kosovare, kanë lajmëruar në polici se më datë 24.02.2025 dy fëmijët e tyre (djalë dhe vajzë) të moshës së mitur janë larguar nga shtëpia dhe…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën, ka njoftuar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke bllokuar miliarda dërgesa, raporton BBC. Vendimi përfshin dërgesa të municioneve, automjeteve dhe pajisjeve të  tjera, duke përfshirë edhe dërgesat që ishin dhënë në mandatin e Joe Bidenit si president. Ky vendim vjen pas tensioneve të krijuara në Zyrën Ovale të premten (28 shkurt) mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.  Një zyrtar amerikan ka deklaruar për Fox News se ndihmat janë pezulluar përkohësisht. “Ne po e ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën tonë, për t’u siguruar se ajo…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 90.37 përqind të votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 169 kuti prej 187 sa janë gjithsej. Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 51.70 përqind të votave apo 28 mijë e 593 vota. Pas VV-së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 30.15 përqind të votave apo 16 mijë e 673 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.52 përqind apo 5 mijë e 266 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.09 përqind të votave apo 1 mijë e 707…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i obliguar nga gjykata të paraqitet sot në ora 10:00 në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, por në të njëjtën kohë, Ministria e Arsimit ka paralajmëruar praninë e tij në Gjilan për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje. Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kurti duhej të dëshmonte sot, më 4 mars, në orën 10:00. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai thuhet se do të jetë i pranishëm në ceremoninë e vendosjes së gurit themeltar të një çerdheje në Gjilan, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni.…

Read More