Autor: TV News

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po përgatit plane të reja për forcimin e industrisë së mbrojtjes dhe rritjen e aftësive ushtarake, me një potencial mobilizimi prej 800 miliardë eurosh. Duke folur në një konferencë për media, Von der Leyen theksoi se Evropa është “gati të rritet” në aspektin e mbrojtjes. Ajo njoftoi se BE-ja do të propozojë më shumë hapësirë fiskale për vendet anëtare në investimet e mbrojtjes, si dhe një paketë kredie prej 150 miliardë eurosh për këto investime. Po ashtu, BE-ja sipas saj, synon të mobilizojë kapital privat…

Read More

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka folur në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me mosbindjen e kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Prokurori për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore. Shala ka thënë se Albin Kurti po e sfidon sistemin e drejtësisë sepse nuk ka asnjë arsye të mos shkoj e të dëshmojë dhe të kontribuoj për të vërtetën. “Ky[Kurti] në cilësi të dëshmitarit vetëm kish me kontribu, por si duket ky e ka pas kauzën e rrejshme kur ka thënë se unë do ta luftoj korrupsionin, në fakt në këtë rast…

Read More

Seanca e Parlamentit të Serbisë u shoqërua me tensione të ashpra të martën, kur deputetët e opozitës hodhën dy herë bomba tymi dhe përdorën mjete piroteknike, duke protestuar kundër miratimit të rendit të ditës nga shumica qeverisëse. Në mesin e kaosit dhe përplasjeve fizike mes deputetëve, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq përdori një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj opozitës, si dhe ndaj shqiptarëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ajo i quajti deputetët opozitarë “heronj të Albin Kurtit dhe mediave në Kosovë”, duke i akuzuar për nxitje trazirash në Serbi me mbështetje të huaj. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar 100 për qind të rezultateve, duke publikuar rezultatet kështu për të gjitha vendvotimet, nga 2 mijë e 533 sa ishin. Nga përditësimi i fundit thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 345 mijë e 760 vota ose 40.90%, Partia Demokratike e Kosovës [PDK] 186 mijë 302 ose 22.04 %, Lidhja Demokratike 149 mijë e 95 vota ose 17.64% të votave. Rezultatet tashmë janë si vijon:Lëvizja VETËVENDOSJE! 345 760 40.90 %PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK 186 302 22.04 %LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK 149 095 17.64 %AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS NISMA…

Read More

E ardhmja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është vënë në dyshim pasi Izraeli ndaloi hyrjen e të gjitha ndihmave në Rripin e Gazës, duke shkaktuar blerje furnizimesh në panik në këtë territor. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, Izraeli thotë se dëshiron ta zgjasë armëpushimin e tanishëm për shtatë javë të tjera, ndërsa Hamasi kërkon negociata për një përfundim të përhershëm të luftës. Bllokimi i ndihmave ndodhi në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët myslimanë agjërojnë nga lindja e diellit deri…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se pret që të mërkurën (5 mars) të përfundojë numërimi edhe i votave të fundit, atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara. Këtë ka bërë të ditur, Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i cili tha se sot KQZ-ja do ta përmbyll procesin e numërimit përmes postës.Elezi është shprehur po ashtu se sot ka nisur numërimi i votave me kusht. “Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave…

Read More

Në prag të super ndeshjes së parë në Champions League, mes PSG dhe Liverpoolit, ka folur trajneri Luis Enrique. Strategu i ekipit parisien ka vlerësuar ekipin e Slot, që sipas tij është ndër më të mirat në vitet e fundit. “Jemi shumë të ngjashëm për nga ritmi i lojës, intensiteti, ndoshta nuk jemi aq të fortë fizikisht, por kemi një ritëm shumë të lartë. Ndeshja do të jetë intensive dhe e vështirë. Kjo është një nga ndeshjet më të bukura që mund të shihni në letër. Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në Europë në vitet e fundit.…

Read More

Më shumë se gjysma e të gjithë të rriturve dhe një e treta e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën pritet të jenë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2050, sipas një studimi të fundit. Parashikimi vjen nga një studim i ri global i botuar të hënën në revistën mjekësore The Lancet, i cili analizon të dhëna nga mbi 200 vende. Studiuesit paralajmërojnë se normat e obezitetit do të rriten ndjeshëm gjatë pjesës tjetër të kësaj dekade, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta, raporton AA. Që nga viti 2021, gati gjysma e popullsisë së rritur…

Read More

Vendimi i presidentit Donald Trump për të ndërprerë të gjithë ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën ka shkaktuar shqetësim, jo vetëm për Kievin, por edhe për aleatët evropianë që kanë lobuar për vazhdimin e mbështetjes. Ky nuk është rasti i parë kur SHBA bllokon ndihmën ushtarake, pasi Republikanët në Kongres bllokuan një këst të madh të ndihmës ushtarake për Ukrainën në verën e vitit 2023. Pas kësaj, Ukraina ka arritur të përdorë rezervat e saj të municionit me mbështetje nga Evropa. Megjithatë, në pranverën e vitit 2024, Kongresi miratoi një paketë ndihmës prej 60 miliardë funtesh, e cila ka pasur…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një të dyshuar për grisjen e librit të shenjtë të Islamit, Kuranin, në Prizren. Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ndaj të dyshuarit, është iniciuar një rast për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Read More