Autor: TV News

Gazetari Kreshnik Gashi ka vlerësuar se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, përbën një rrezik për sundimin e ligjit dhe sistemin juridik të vendit. Sipas Gashit, vendimi i gjykatës për ta obliguar Kurtin të japë dëshminë e tij në zyrën e Prokurorisë ka ndryshuar juridikisht situatën, duke e bërë këtë çështje më serioze. “Janë disa elemente që duhet konstatuar në ditën  sotme dhe po ashtu me i lidh me emra të përveçëm në këtë situatë. Në ditën kur janë lëshuar urdhëresa për intervistimin e kryeministrit, kur…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i drejtohet Kongresit për herë të parë që kur mori detyrën, më pak se 50 ditë më parë, me qëllim të avancimit të agjendës së tij të politike, si brenda, ashtu dhe jashtë shtetit, përfshirë pezullimin e ndihmës për Ukrainën. Trump ka bërë ndryshime drastike në politikën e brendshme dhe të jashtme prej kur ka nisur mandatin, shpesh përmes urdhrave ekzekutivë, për të anashkaluar Kongresin, teksa po përpiqet t’i përmbushë premtimet e fushatës. Presidenti republikan ka shkarkuar mijëra punonjës federalë; ka vendosur tarifa ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë; ka dëbuar qindra emigrantë të paligjshëm; ka krijuar një rezervë…

Read More

Deputetët e opozitës në Serbi lëshuan dy herë bomba tymi dhe aktivizuan mjete piroteknike në Kuvend, në kundërshtim me miratimin e rendit të ditës nga deputetët e koalicionit qeverisës. Në mes të këtyre zhvillimeve, kryeparlamentarja Ana Bërnabiq duke folur për opozitën serbe, i akuzoi ata se janë “heronj të Albin Kurtit dhe të mediave në Kosovë”. Kamberi: Vuçiqi dhe regjimi i tij se pranojnë që ka krizë politike, fajësojnë faktorë të jashtëm Gazetari serb Radomir Dimiq, në emisionin Debat Plus, komentoi mbi situatën në Serbi dhe theksoi se përplasja e fundit në Kuvend ishte vetëm një tregues i një periudhe…

Read More

Avokati Tomë Gashi ka folur në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini lidhur me mos shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit për rezervat shtetërore. Gashi ka thënë se Prokuroria duhet të sheh prioritetet fillimisht në rastin e hetimit të rezervave shtetërore. “Nëse e ka prioritet hetimin e rastit për të cilin po merret e që është faktikisht hetimi për çështje të rezervave shtetërore, atëherë nuk besoj që është mos me thënë fundi i botës po meqenëse nuk është në kundërshtim me ligjin, do të thotë ligji as nuk ia ndalon që me…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur të martën se është i gatshëm të japë dëshmi në rastin e rezervave shtetërore, por kërkon që intervistimi të bëhet në Zyrën e Kryeministrit. Ai i bëri këto deklarata gjatë ditës nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë. Në të njëjtën kohë, Kurti ishte i ftuar të paraqitej në Prokurorinë Speciale, me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, por prapë nuk e bëri këtë. Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit, duke e quajtur atë një mesazh të gabuar për qytetarët dhe një sfidë ndaj…

Read More

Nisja e riarmatosjes së Evropës ka qenë pajtimi i njëzëshëm që ka dalë nga takimet e liderëve evropianë së fundmi, përballë pasigurive për vazhdimin e mbështetjes ushtarake nga SHBA-ja. Për këtë qëllim, BE-ja ka hartuar një plan pesë pikësh, të cilin përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Ursula von der Leyen tha se ua ka dërguar sot liderëve evropianë para mbledhjes së Këshillit Evropian të enjten. Politikania gjermane, në konferencën ku paraqiti publikisht planin, tregoi zotimin e ri të shteteve evropiane. “Evropa është e gatshme të rrisë në mënyrë masive shpenzimet për mbrojtjen, si për të përmbushur…

Read More

Jo rrallëherë kritikohen për vendimet e tyre. Pothuajse në fundin e çdo ndeshje, bëhen cak i sulmeve e akuzave nga akterët e ekipeve. Megjithatë, për punën që e bëjnë, gjyqtarët e basketbollit nuk kanë marrë paga qe katër muaj. Mosekzekutimin e pagesave për ndarësit e drejtësisë e ka arsyetuar sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku. “Arsyeja e vonesës në ekzekutimin e pagesave për personat zyrtarë të ndeshjeve, nga muaji dhjetor e deri më tani, lidhet me vonesat në të hyrat e Federatës për këtë periudhë. Kjo situatë ishte parashikuar dhe është komunikuar në takimet e…

Read More

Sonte luhet derbi i madh Real Madrid – Atletico Madrid. Derbi i madh madrilen luhen me fillim nga ora 21:00, në kuadër të duelit të parë të 1/16 të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport. Para duelit një atmosferë e jashtëzakonshme ishte pranë stadiumit “Bernabeu”, ku tifozët i dhanë përkrahje masive ekipit të Ancelottit. Ja pamjet epike:

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se përplasja e tij me presidentin amerikan, Donald Trump, ka qenë për “keqardhje” dhe që është gati të punojë me homologun e tij amerikan për të arritur paqe afatgjatë, dhe që është koha për t’i bërë gjërat “siç duhet”. “Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, të premten, nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Është për keqardhje që u zhvillua ashtu. Është koha t’i bëjmë gjërat siç duhet. Ne do të dëshironim bashkëpunim të mëtejmë dhe komunikim konstruktiv”, ka thënë lideri ukrainas përmes një postimi në X – dikur Twitter. Këto…

Read More

Ujë Rugove ka reaguar ndaj raportimeve mbi cilësinë e ujit të eksportuar në Maqedoninë e Veriut, duke i cilësuar ato të pabazuara. Kompania sqaroi se një analizë e dytë e ujit ka konfirmuar pastërtinë e tij dhe se produktet e saj kalojnë kontrolle të rrepta cilësie. Ujë Rugove operon në tregje ndërkombëtare dhe garanton standarde të larta sigurie për konsumatorët. Reagimi i plotë: Në lidhje me raportimin e bërë nga një agjenci e lajmeve në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit tonë të eksportuar, dëshirojmë të sqarojmë dhe të japim një pasqyrë të plotë të situatës. Ujë Rugove eksporton…

Read More