Autor: TV News
Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është rinovuar klasa brenda shkollës ku kanë ndjekur mësimet me një investim të korporatës Dukagjini. Për të finalizuar këtë investim ishte pronari i Korporatës ”Dukagjini”, Ekrem Lluka dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazemd Muhaxheri. Të dy, bashkë me mësimdhënësit dhe drejtoreshën e shkollës panë nga afër klasën ku dhjetëra fëmijë të nivelit parashkollor ndjekin mësimet. “Kërkesa e parë ka shku përmes shkollës tek DKA, pastaj tek kryetari i Komunës, dhe me pëlqimin e tyre sot…
Manchester United ka shënuar golin e avantazhit ndaj Real Sociedad. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Zirkzee, shkruan GazetaBlic Sport. Zirkzee ka shënuar golin e avantazhit pas 50 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO
Në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë është marrë vendimi për mbylljen e platformës TikTok. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore, ndërsa qasja do të ndërpritet brenda javës. “Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme sot. Së pari, kemi marrë vendimin për shmangien e masave të përkohshme për shkak të vendimeve negative të platformës TikTok. Ne kemi zhvilluar një seri të gjerë konsultimesh me prindërit për efektet negative që mund të sjellin te fëmijët rrjetet sociale. Kemi vendosur për mbyllje te përkohshme. Brenda pak ditësh ndërpritet aksesi. Kufizim…
Si rrallëherë në historinë e pasluftës së Kosovës, institucionet shtetërore, aktualisht, nuk kanë asnjë kontratë aktive lobimi në Shtetet e Bashkuara. Njohësit e politikave vendore dhe ndërkombëtare paralajmërojnë se kjo rrezikon ta lërë Kosovën nën hije dhe “pa një vend në tavolinë”. Që nga viti 1992, Kosova ka pasur pothuajse vazhdimisht kompani lobimi, të kontraktuara për të shtyrë përpara agjendën dhe interesat e saj në SHBA. Për momentin, asnjë kontratë e tillë nuk listohet si aktive në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Deri vitin e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme dhe…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka deklaruar se deri më tani nuk është refuzuar asnjë ngarkesë e ujit të ambalazhuar nga Kosova nga ndonjë shtet. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut kishte njoftuar disa ditë më parë se është duke inspektuar të gjitha dërgesat e ujit të importuar burimor nga Kosova, pasi në analizat laboratorike të kryera në një mostër uji është zbuluar prania e bakterit koliform në ujin burimor “Rugova”. AUV-i ka theksuar se nuk kanë pranuar asnjë informacion zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për dyshime rreth sigurisë së ndonjë ngarkese…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, duke hapur rrugën për procesin e ankesave dhe më pas certifikimin e rezultateve. Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë forcë e parë politike me 42.27% të votave (396,022 vota) dhe 48 mandate në Kuvend. Megjithatë, kjo nuk i siguron shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë pa një koalicion. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 20.96% të votave (196,353 vota) dhe do të ketë 24 deputetë në Kuvend, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka arritur të marrë vendim për rinumërimin e të gjitha votave me postë nga diaspora që u shpallën të pavlefshme. Kërkesën për rinumërim e të gjitha votave të pavlefshme nga diaspora, e ka bërë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit në KQZ-së, Besnik Buzhala. Ndërsa, me katër vota për, tri abstenim është refuzuar ky rekomandim i sekretariatit. Por, vendimi i PZAP-së, që ka të bëj me 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme do të zbatohet. Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, është shprehur kundër rekomandimit të sekretariatit të KQZ-së për rinumërimin e votave…
Muaji i Ramazanit është një periudhë e veçantë dhe e bekuar për myslimanët anembanë botës. Ramazani nuk është vetëm një sakrificë fizike, por mbi të gjitha një udhëtim shpirtëror që forcon vetëdisiplinën dhe pastron shpirtin. Përveç përfitimeve shpirtërore, agjërimi gjatë muajit të Ramazani ka edhe rëndësi të madhe për shëndetin. Agjërimi ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson funksionimin e sistemit tretës dhe mund të mbështesë kontrollin e peshës. Sidoqoftë ditët e para të agjërimit mund të jenë sfiduese dhe të vështira derisa organizmi të mësohet me ndryshimet. Në vazhdim gjeni të listuara disa këshilla që do t’ua bëjnë…
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke thënë se procesi zgjedhor po shkon drejt fundit dhe tashmë pritet certifikimi i rezultateve përfundimtare, pasi të shqyrtohen ankesat e mundshme të partive politike. Hamza ka bërë thirrje për krijimin e institucioneve të reja pa vonesa, duke theksuar se është përgjegjësi e partive politike të respektojnë afatet ligjore dhe të jenë transparente në këtë proces. “Procesi zgjedhor po shkon drejt fundit dhe ditëve të ardhshme presim të certifikohen edhe rezultatet zgjedhore. Deputetëve të zgjedhur…
Shuma totale e shpërblimeve që do të shpërndahen për Kupën e Botës për Klube do të jetë rreth një miliard dollarë (930 milionë euro). Turneu i rinovuar dhe i zgjeruar i FIFA-s në formatin e ri do të zhvillohet verën e ardhshme në SHBA (14 qershor-13 korrik) do të shohë 32 ekipe në fushë. Shifra “e paprecedentë”, siç thekson Federata Ndërkombëtare, është miratuar sot nga Këshilli, duke qenë se priten dy miliardë dollarë të ardhura nga turneu i ri. Kjo është më shumë se dyfishi i parave të shpërblimeve të vënë në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar,…
