Autor: TV News

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës si drejtor i Autoritetit të Pellgjeve, është liruar nga masa e paraburgimit. Këtë ka konfirmuar avokati i tij, Ahmet Tahiri, përmes një postimi në Facebook. “Sot, drejtësia vendosi që ta lirojë Naser Hafizin nga masa e paraburgimit sipas vendimit te Gjykatës Themelore në Prishtinë. Si avokat i tij, jam i bindur që edhe epilogu përfundimtar i këtij procesi gjyqësor do të jetë pafajësia e tij”, ka shkruar Tahiri në Facebook. Hafizi, që u arrestua më 10 tetor të vitit të kaluar, dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës e autoritetit zyrtar”, “Shpëlarje të parave” dhe…

Read More

Emilia Rexhepi, nga Partia e re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka ka garantuar se 6 deputetë të komunitetit joserb nuk do të mbështesin një qeveri të mundshme të opozitës. Rexhepi ka theksuar se për të formuar një qeveri, opozita mund të ketë nevojë për mbështetje nga Lista Serbe, për shkak të numrit të ulët të deputetëve që mund të sigurojnë vetë. “Nuk i duhen (numat e Listës Serbe). Mundet edhe me ne ta krijojë qeverinë apo edhe me ndonjë parti tjetër shqiptare, apo me ndonjë parti shqiptare apo me ndotej individë. Aty është edhe zoti Rashiq. Nuk është më…

Read More

Mallrat nga Meksika, që janë pjesë e një marrëveshjeje tregtare të tre vendeve të Amerikës së Veriut, do të përjashtohen për një muaj nga tarifat prej 25% që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi në fillim të kësaj jave. Njoftimi u bë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të enjten. Vendimi për të shtyrë me një muaj vendosjen e tarifës prej 25 % ndaj mallrave meksikane u mor pas një telefonate që Presidenti Trump pati me presidenten e Meksikës. “Pasi bisedova me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për mallrat…

Read More

Ekipi kosovar i xhudos do të garojë me tri sportiste në Grand Prix Upper Austria, që do të mbahet në Linz, Austri, nga data 7 deri më 9 mars 2025. Ky turne prestigjioz do të mbledhë xhudistë nga 6 kontinente, 52 shtete dhe 416 garues, mes të cilëve 247 meshkuj dhe 169 femra. Në këtë garë, Kosova do të përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Laurine Gashi (-52 kg) Sipas programit të turneut, Distria Krasniqi dhe Laurine Gashi do të zbresin në tatami ditën e premte, ndërsa Laura Fazliu do të garojë të shtunën. Sportistet kosovare…

Read More

Një grup prej tre-katër të miturve dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, më 06.03.2025. Kështu ka bërë të ditur shefi i Operativës i Policisë Rajonale Mitrovicë – Veri, Petrit Fejza, i cili tha se të dyshuarit janë intervistuar në Polici. “Fillimisht janë marrë 4 persona si të dyshuar por 3 prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave. Policia është duke punuar për të identifikuar edhe personat e tjerë të involvuar”- tha Fejza për Kallxo.com. Sipas Fejzës, i mituri që është në stacion është i nacionalitetit boshnjak, ndërsa siç thotë ai të…

Read More

Udhëheqësit opozitarë ukrainas, Petro Poroshenko dhe Yulia Tymoshenko, kanë refuzuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në vend gjatë pushtimit rus të Ukrainës, pasi raportimet e mediave sugjeruan se zyrtarët amerikanë i kishin kontaktuar ata me këtë ide. Poroshenko, ish-president, dhe Tymoshenko, ish-kryeministre – njëherësh figurat opozitare më me ndikim në Ukrainë – thanë më 6 mars se zgjedhjet duhet të mbahen vetëm pasi të arrihet paqja. Përmes një deklarimi me shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Poroshenko e pranoi se ekipi i tij ka kontaktuar me “partnerët” amerikanë, por “thelbi i bisedimeve me përfaqësuesit e palës amerikane gjithmonë janë reduktuar…

Read More

Ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuredin Lushtaku, ka thënë se aksioni i forcave serbe në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998 ishte i planifikuar për vite nga Serbia me qëllimin e vetëm: eliminimin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Lushtaku ka theksuar se gjatë sulmit të 5, 6 dhe marsit mbi familjen Jashari, Serbia kishte sjellë shumë mjete të rënda luftarake. “Aksioni i 5, 6 dhe 7 marsi ka qenë i përgatitur nga Serbia me vite e vite. Që mos ta lëshoj komandantin të dal nga aty. Në atë kohë Serbia me 5 mars ka pas veç mjete…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk mund të harrojë Epopenë e UÇK-së dhe luftën çlirimtare, në mënyrë që të ardhmen ta ketë më të sigurt. Në akademinë përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti tha se s’mund të ketë pajtim me Serbinë derisa ajo, jo vetëm që nuk kërkon falje, mirëpo zotohet se do të përsërisë gjenocidin ndaj Kosovës porsa t’i vije rasti. “Ndonjë herë na thuhet të mos shikojmë pas por vetëm përpara, drejt së ardhmes së përbashkët, si ajo shprehja ‘të shkuara, të harruara’, që e thonë ata…

Read More

Partia e Re Demokratike, që përfaqëson komunitetin boshnjak, ka siguruar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës. Emilia Rexhepi, nga radhët e këaj partie ka konfirmuar mbështetjen e saj të palëkundur për Albin Kurtin dhe ka vënë vijë të kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Në një intervistë për “Debat Plus”, Rexhepi u shpreh e bindur se Kurti do të formojë qeverinë dhe refuzoi çdo mundësi për të mbështetur një kandidat nga opozita. “Jo”, ishte përgjigja e saj e…

Read More

Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar se do të mbështesë Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re. Partia e re Demokratike nga radhët e boshnjakëve, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 9 shkurtit për legjislaturën e IX të Kuvendit të Kosovës. Rexhepi u shpreh e bindur se Kurti do të ketë fuqinë për të formuar qeverinë e re, duke pasur parasysh që Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48 mandate në Kuvend. “Unë kam qenë zëvendës kryeministrit e kryeministrit Albin Kurti, besoj që e kam respektuar dhe e kam çuar në vend këtë besim të dhënë. Mendoj…

Read More