Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gara: Qytetarët ndihmuan në gjetjen e mbetjeve mortore në Podujevë

TV NewsBy TV News7 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se informacioni për mbetjet mortore, të cilat dyshohet të jenë nga lista e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të gjetura ditën e mërkurë, është lokalizuar falë raportimit të qytetarëve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gara theksoi se ky informacion u mor nga banorët e zonës që njoftuan komisionin pas gjetjes së mbetjeve kockore gjatë një ceremonie varrimi.

“Diku në fund të muajit janar kemi pranuar informatën nga banorët e komunës Podujevës mbi mundësinë ekzistimit të një lokacionit që potencialisht mund të ndërlidhet me rastin e viktimave të luftës, përkatësisht rastet e personave që vazhdojnë që të jenë në listën e personave të zhdukur, duke pasur parasysh që gjatë një ceremonie varrimi është hasur në mbetje mortore pjesa kockore, eshtërore të mbështjella me batanije, jo sipas specifikave ose sipas të rregullit dhe traditës fetare”, tha ai.

Gara tha se përkushtimi dhe mbështetja për familjarët që vazhdojnë të jetojnë dhimbjen e pritjes, është për t’u vlerësuar.

“Banorët na kanë njoftuar neve dhe që është adresuar me shumë prioritet”, deklaroi ai.

Gara theksoi se ky është gërmimi i katërt në këtë zonë gjatë 26 viteve të kaluara, me 8 viktima të luftës të gjetura deri më tani, disa prej të cilëve ende nuk janë identifikuar.

“Komisioni ynë ka dalë në terren dhe ka marr informatat e nevojshme deri në sigurimin e urdhrit nga gjykata kompetente dhe zbatimin e urdhrit, dje kanë filluar gërmimet me angazhimin e institutit të mjekësisë ligjore përkatësisht të mjekëve ligjore nën mbështetjen e Komisioni Qeveritare, Drejtorisë të Policisë për hetimin e krijimit, gjatë gërmimeve është vlerësuar se është hasur ose janë gjetur të zhvarrosur mbetje eshtërore sipas ekspertëve po flasim për minimumin për një person por presim të përfundojnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore. Që të përcaktohet edhe numri i saktë dhe identiteti i tyre”, tha Gara.

Ai shtoi se puna për gjetjen e të zhdukurve vazhdon, me lokacione të tjera të siguruara për gërmime.

“Si lokacion mbetet e pa shmangshme pjesë e agjendës, duke pasur parasysh që gjatë këtyre 26 viteve ky gërmim ka qenë i katërti me radhë, nga gërmimet paraprake, janë gjetur minimumi 8 viktima të luftës, dhe jo të gjitha të identifikuara përmes analizës ADN-së. Kemi edhe disa pikave që do të realizojmë ditëve në vijim. Krahas lokacionit në Obranoq tani kemi edhe lokacione të tjera të cilat janë siguruar urdhëresat për gërmim dhe zhvarrim, në lagjen Arbëria në Prishtinë, kemi lokacion në Komunën e Istogut. Jemi të angazhuar në vazhdimësi përpjekjet e vazhdueshme që të respektohet e drejta e familjarëve për të gjetur më të dashur e tyre”, tha Gara.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se autoritetet e Kosovës, të mërkurën kanë arritur t’i lokalizojnë afër varrezave të qytetit të Podujevës, mbetjet mortore të një individi, që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko-ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.