Autor: TV News
Ministrja e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka konfirmuar se delegacionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës kanë nisur bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite. Bisedimet kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Ukrainës, pas një takimi të tensionuar më 28 shkurt në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump. Temë kryesore e diskutimeve pritet të jetë propozimi i Ukrainës për një armëpushim në ajër dhe në det, si dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për mineralet e rralla nga të dy palët, sipas burimeve të afërta me agjencinë e lajmeve…
Në ditën e hënë, nga ora 16:00, ka nisur procesi i rinumërimit të 50 vendvotimeve, sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Deri tani, janë rinumëruar 13 kuti votimi. Sipas deklaratës së zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezit, për RTK, vendvotimet që janë rinumëruar deri më tani i përkasin komunës së Vushtrrisë. Gjatë ditës së martë do të vazhdohet me rinumërimin edhe të vendvotimeve të tjera. Në mbledhjen e mbajtur më 10 mars, KQZ ka miratuar dy vendime për rinumërimin e 50 vendvotimeve. Fillimisht, është marrë vendimi për rinumërimin e 15 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, ku u…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para ardhjes së tij në Prishtinë ka theksuar se Kosova është një shtet shumë i rëndësishëm dhe se prania e NATO-s është e fortë nëpërmjet trupave të KFOR-it. Ai ka potencuar se angazhimi i të gjithë palëve është kyç për sigurimin e një situate sa më të mirë për Kosovën. Rutte gjithashtu ka përmendur zgjedhjet e fundit dhe procesin demokratik të formimit të Qeverisë së re, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv. Ai gjithashtu përmendi ndryshimin e situatës në rajon dhe bëri të ditur se është në komunikime të vazhdueshme me…
Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, është nominuar për të drejtuar misionin në Beograd të organit më të madh të sigurisë në Evropë, sipas një hetimi të përbashkët të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave evropiane. Moska ka nominuar Dmitry Iordanidin, ish-zëvendësshef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë, me një përvojë të gjerë në Ballkan, për të drejtuar misionin e organizatës në Serbi, sipas dokumenteve të brendshme të OSBE-së të siguruara nga REL-i. Kandidatura e tij u bë mes akuzave në rritje…
Një person është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit të hënën, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”. Pas ekzaminimeve fillestare, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve. “Viktima, mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante policore dhe, me urdhër të prokurorit, trupi është liruar për familjarët,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, në raste të ndara pasi që dyshohen për veprat penale “vjedhje” apo “vjedhje e rëndë në Prishtinë.Në komunikatën për media bëhet e ditur sePolicia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në fshatra të ndryshme të komunës së Lipjanit “Prishtinë, 11 mars 2025 – Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura nëpër disa Xhami në…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të zbresin nga 0°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet nga15°C deri në 20°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sot (e martë) me xhiron e 24-të, ku sipas programit do të luhen dy ndeshje. Vëmendja kryesore është në Gjilan atje ku dy ekipet e para në tabelë, Drita dhe Ballkani do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin me bari sintetik. Duke marrë parasysh se Drita me 50 pikë të grumbulluara ka një diferencë prej 12 pikësh me Ballkanin që numëron vetëm 38 sosh, do të jetë një derbi tejet interesant që mund t’i jap vulë kampionatit. Për këtë arsye, mysafirët do të synojnë fitoren për të vazhduar të shpresojnë që ta mbrojnë titullin…
Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një sulm “masiv” me dron gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori rajonal Andrei Vorobyev, sipas të cilit viktimat ishin në qytetet Vidnoye dhe Domodedovo, jashtë kryeqytetit. Shtatë banesa në një pallat banimi janë dëmtuar. Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin thotë se 73 drone që po shkonin drejt qytetit u rrëzuan. Çatia i një ndërtese është dëmtuar nga rrënojat e dronit. Një rrjet i trenave të qarkut është pezulluar dhe janë vendosur kufizimet e fluturimeve në dy aeroportet e…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një vizitë dyditore. Policia e Kosovës bëri të ditur se në kohë të caktuara në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi, teksa qytetarët do të duhet të përdorin rrugë alternative. “Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do…
