Autor: TV News
Barcelona e ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve. Katalunasit janë tashmë skuadra e parë siguron një vend në çerekfinale, shkruan GazetaBlic Sport. Të drejtuarit e Hansi Flick triumfuan me rezultat 3 me 1 në ndeshjen e sotme ndaj Benficas, kurse rezultati i përgjithshëm ishte 4 me 1. Raphinha realizoi dy gola, kurse Lamine Yamal realizoi një tjetër për Barcelonën, kurse Otamendi shënoi për skuadrën mysafire. Në fazën tjetër, Barcelona do të përballet me fituesin e ndeshjes, Lille – Dortmund. /GazetaBlic Sport/
Është terren i përshtatshëm për kultivim por në këtë kohë të vitit, toka e fshatit Siqevë ka këtë pamje në pjesën më të madhe të tij. Në thuajse çdo 20 metra është e pashmangshme të mos rastisësh në tokë të djegur e kjo kryesisht si “tentativë” e banorëve për të pastruar të korrat. Por, kjo dikujt i doli nga dora një natë më parë duke e kthyer këtë zonë në një vatër zjarri e cila vazhdoi në pjesë të thella të malit. Banorë që nuk deshën të deklarohen para kamerës thanë për televizionin se intervenimi për shuarjen e tyre kishte…
Kutitë e njëjta që i kishin numëruar më parë komisionerët dhe vëzhguesit i kanë prapë përballë. Me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ata po rinumërojnë votat nga 50 vendvotime. Në parim, secili vendvotim i ka potencialisht një ose dy kuti votimit. E ato kuti i përkasin disa komunave. Rinumërimi i votave ka filluar për 15 vendvotime nga komuna të ndryshme të Kosovës ndërsa 35 i përkasin vetëm komunës së Vushtrrisë. Numërimi ka nisur fillimisht për kutitë e komunës së Vushtrrisë pasi që aty QNR-ja kishte hasur në mospërputhje të rezultateve. Ndërsa për 15 vendvotimet e komunave tjera, që KQZ-ja…
Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se roli i NATO-s është të sigurojë që FSK-ja të zhvillohet si një forcë efektive për çështje humanitare. “Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar”, deklaroi Rutte Rutte: Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise, pa zgjidhje politike s’ka paqe Megjithatë, deklarata e tij është kundërshtuar nga gjenerali në pension i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili e cilësoi si një qëndrim politik, duke thënë se që nga viti 2018, me miratimin e tre ligjeve kyçe…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova është shteti me sentimentin më pro NATO në glob, dhe se qytetarët e këtij vendi do të jenë përjetësisht mirënjohës për konitrbutin vendimtar të kësaj aleance për lirinë e vendit. Osmani në konferencën për media ka deklaruar se gjatë 25 viteve, së bashku me NATO-n, Kosova është shndërruar në një shembull suksesi teksa ka shtuar se NATO është themeluar mbi vlerat në të cilat qëndron sot edhe vet Kosova. Ajo ka shtuar se interesimi i Kosovës për anëtarësim në Aleancë është domosdoshmëri strategjike për paqe në rajon dhe kontinent. ‘‘Ndaj ju…
Platforma e mediave sociale X u bllokua për gati 12,000 përdorues të hënën dhe pronari i saj Elon Musk tha se ndërprerja ishte rezultat i një sulmi kibernetik. “Pati (dhe ende vazhdon) një sulm masiv kibernetik kundër (platformës) X. Ndaj nesh ka sulme çdo ditë, por këtë radhë është bërë me shumë mbështetje, ose nga një grup i madh, i koordinuar dhe/ose një vend”, shkruante zoti Musk në një postim. Një burim në industrinë e infrastrukturës së internetit tha se X ishte prekur nga disa ndërprerje shërbimit duke filluar nga orët e mëngjesit. Burimi foli në kushte anonimiteti pasi personi…
Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për media së bashku me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se roli i NATO-s është të sigurojë që FSK-ja të zhvillohet si një forcë efektive për çështje humanitare. Rutte: Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise, pa zgjidhje politike s’ka paqe “Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar në Kosovë. Ky është saktësisht mandati që NATO ka, për të ndihmuar FSK-në të zhvillohet mirë e më mirë që të jetë forcë humanitare, kur të…
Kur vendosni të udhëtoni me veturë në destinacione të largëta duhet pasur parasysh disa gjëra. Një studim i Eurobarometrit zbuloi se 56 për qind e evropianëve mbështeten te veturat për udhëtimet e gjata. Megjithatë, përpara se të niseni për udhëtim të gjatë, është e rëndësishme të përgatiteni për prishje të papritura dhe të siguroni udhëtim të qetë dhe të rehatshëm. Kontrolloni gjendjen e gomave Përpara se të shkoni në një udhëtim të gjatë, është e rëndësishme të kontrolloni gjendjen e gomave për t’u siguruar që ato janë në gjendje të mirë. Kjo përfshin kontrollin e thellë, gjendjen e përgjithshme të…
Shtatë persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, janë identifikuar pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Viktimat ishin ekzekutuar gjatë Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka njoftuar familjet e viktimave për gjetjen dhe identifikimin e tyre. Sipas njoftimit, mbetjet mortore të viktimave janë zhvarrosur nga një varr masiv në Bishtazhin. “Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, sot ka…
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Skuadra e Dritës ka siguruar një fitore të madhe ndaj Ballkanit, e cila e vendos edhe më pranë titullit kampion, shkruan GazetaBlic Sport. Veton Tusha dhe Kastriot Selmani realizuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani. Në ndeshjen tjetër, Ferizaj ka fituar tre pikë të mëdha ndaj Llapit të Tahir Batatinës. Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 2 me 1. Ja renditja tabelare pas dy ndeshjeve të ditës së sotme: /GazetaBlic Sport/
