Autor: TV News
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar “kompromise të duhura” për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme. Rutte ka theksuar se pa një zgjidhje politike, nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në rajon. “NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të garantuar një të ardhme stabile për të gjitha komunitetet”, ka deklaruar Rutte në konferencën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani. Ai ka theksuar se për ta shtyrë përpara dialogun…
Ukraina ka kryer të martën sulmin më të madh me dronë ndaj rajonit të Moskës, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve, sipas autoriteteve ruse. Si pasojë e sulmit, dy aeroporte në Moskë u mbyllën për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Gjithashtu, dy aeroporte të tjera në lindje të qytetit u mbyllën, duke shkaktuar anulimin dhe ripërcaktimin e fluturimeve që kishin si destinacion Moskën. Nga ana tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se kanë mbrojtur hapësirën ajrore kundër sulmeve me raketa balistike dhe dronë nga Rusia. Autoritetet ukrainase gjithashtu raportuan se një person ka humbur…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Rutte është takuar me Kurtin pas takimi dhe konferencës që ka mbajtur me presidenten Vjosa Osmani. Takimi i Kurtit me Rutte është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë. LEXO EDHE:
Erërat e forta që kanë goditur sot Pejën dhe Deçanin kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, duke lënë pa energji elektrike një numër qytetarësh. Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se ekipet e saj kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë intensivisht për të rikthyer furnizimin me rrymë. “Si pasojë e motit të stuhishëm me erëra të forta, të cilat filluan në orët e para të mëngjesit, së pari në qytetin e Deçanit, më pas në atë të Pejës, një numër i caktuar i konsumatorëve në këtë rajon ka mbetur pa energji elektrike. Ekipet…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të martën Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Ndërkohë pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Rutte do të mbajnë një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje. Më pas, shefi i NATO-së pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti në orën 14:50. Për mbërritjen e Ruttes në Prishtinë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe të qëndrimit të delegacionit të lartë të NATO-s. Veç liderëve të institucioneve të Kosovës, Rutte, i…
Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se bisedimet me delegacionin amerikan kanë nisur në mënyrë shumë konstruktive. Siç raporton BBC, ai ka theksuar se Ukraina po punon drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Bisedimet e nivelit të lartë mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, kanë filluar të martën në Arabinë Saudite. Ky takim po zhvillohet derisa raportohet për sulme masive me dronë në 10 rajone të Rusisë, që kanë shkaktuar të paktën tre të vdekur dhe 18 të plagosur. Mbrojtja ajrore ruse ka deklaruar…
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se mërgimtarët që deri më tani janë regjistruar në Gjermani si shtetas të Serbisë, tani mund ta ndryshojnë këtë status. Në një postim të tij në Facebook, Ajeti ka bërë të ditur se mërgimtarët duhet të drejtohen te autoritetet gjermane dhe të kërkojnë që në regjistrin e shtetësisë të hiqet shtetësia serbe. Ai ka njoftuar se ky ndryshim është i mundur pas një qarkoreje nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë. Kjo situatë, tani, sipas tij është e mundur të rregullohet falë përpjekjeve të Ambasadës së Kosovës në Berlin…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një rrahje që ndodhi te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë. Sipas njoftimit të Policisë, informatat për incidentin u morën rreth orës 09:30 dhe dy persona u shoqëruan në stacionin policor. Flora Ahmeti, nga Policia Rajonale e Prishtinës, ka theksuar se pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendngjarje, ku ka konfirmuar se si pasojë e rrahjes dy persona u lënduan dhe ata morën menjëherë trajtimin mjekësor. Njëri nga të lënduarit është shoqëruar në stacionin policor. Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje.…
La Gazzetta dello Sport këmbëngul se Massimiliano Allegri është kandidati kryesor i Milanit për të zëvendësuar Sergio Conceiçao për shkak të njohurive të tij të thella në Serie A dhe origjinës fituese. Milani pritet të ndahet nga Conceiçao në fund të sezonit dhe ish-trajneri i tyre Allegri është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit në 2025-26. Kuqezinjtë po punojnë gjithashtu për të punësuar një drejtor të ri sportiv, me Fabio Paratici dhe Igli Tare që shihen aktualisht si kandidatët kryesorë për këtë post. Sipas Gazzetta, Milani po konsideron seriozisht ribashkimin e Paraticit dhe Allegrit në Milano…
Me arsyetimin se janë shkelur të drejtat e tij themelore me mbajtjen e tij në paraburgim, Haxhi Shala kishte bërë ankesë në Apel dhe Supreme, por që të dyja vendosën kundër tij. Vendim të ngjashëm ka marrë së fundi edhe Gjykata Kushtetuese. Shala kishte argumentuar se gjyqtari i procedurës paraprake nuk kishte shqyrtuar ligjshmërinë dhe themelësinë e paraburgimit gjatë paraqitjes së tij të parë më 13 dhjetor 2023. Ai gjithashtu kishte argumentuar se kjo ishte shkelje e të drejtave të tij për liri e siguri sipas Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Paneli e konstatoi kërkesën…
