Autor: TV News
Qasje pozitive ka pasur për pothuajse secilën pyetje Sekretari i NATO-s, Mark Rutte gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë. Këtu përfshihet edhe fokusi i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë me gjithë ndryshimet gjeopolitike globale. I pyetur nga Dukagjini për mundësinë që këto ndryshime të prekin përbërjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, Rutte tha mbetet të shihet por që edhe SHBA është e përkushtuar për NATO-n. “Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, SHBA-ja është totalisht e përkushtuar për KFOR-in, për NATO-n. Presidenti Trump para dy javësh pati takim në Zyrën Ovale me presidentin francez dhe kryeministrin britanik dhe është i përkushtuar…
Ukraina tha se është pajtuar me propozimin e Shteteve të Bashkuara për një armëpushim 30-ditor në luftën me Rusinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas bisedimeve mes delegacionit amerikan dhe ukrainas në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars. “Ukraina ka shprehur gatishmërinë që të pranojë propozimin e SHBA-së për të zbatuar menjëherë një armëpushim të përkohshëm 30-ditor, i cili mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve, me kusht që të pranohet dhe të zbatohet njëkohësisht nga Federata Ruse. Shtetet e Bashkuara do t’i përcjellin Rusisë se reciprociteti nga ana e saj është çelësi për arritjen…
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve në ‘Anfield’. Rezultati pas 105 minutave lojë vazhdon të jetë 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati i përgjithshëm është 1 me 1, kurse do të mbetet të shihet se a do të ketë ndryshim në pjesën e dytë të vazhdimeve. Nëse jo, atëherë penalltitë do të vendosin për skuadrën që do të kualifikohet nga përballja, Liverpool – PSG. /GazetaBlic Sport/ The post Liverpool – PSG, përfundon pjesa e parë e vazhdimeve appeared first on GazetaBlic.
E mitura që u dhunua seksualisht disa herë, në periudha të ndryshme kohore po përballet edhe njëherë në gjykatore me 8 të akuzuarit për dhunimin e saj gjatë vitit 2022. Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku është i akuzuar grupi i dytë prej 8 personave, të moshës madhore, 6 prej të cilëve ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë e 2 persona të tjerë u liruan nga akuzat. Apeli këtë vendim e morri meqë, konstatojë se shkalla e parë nuk ka arritur të e arsyetojë mjaftueshëm vendimin dënues ndaj tyre. “Si rezultat i shkeljeve…
Ukraina është pajtuar me propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor në luftën kundër pushtimit rus, duke shtyrë Shtetet e Bashkuara që të njoftojnë se menjëherë do të heqin pezullimin e ndihmës ushtarake, përfshirë edhe atë lidhur me ndarjen e informacioneve të inteligjencës. Ky ishte rezultati i bisedimeve që zgjatën nëntë orë në Xhedah të Arabisë Saudite më 11 mars, duke shënuar një kthesë të madhe më pak se dy javë pas përplasjes mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë. Përplasja e tyre shtyu SHBA-në që të pezullonte ndihmën dhe të kufizonte ndarjen e…
Zgjedhjet në Kosovë mund të kenë përfunduar, por koha kur vendi do të ketë qeveri të re duket se është ende larg. Me partitë opozitare që e përjashtojnë bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe me këtë të fundit që këmbëngul se do ta formojë vetë qeverinë, situata mbetet e hapur për çdo skenar. Me vota që nuk i mundësojnë qeverisjen e vetme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit këmbëngul se do ta formojë ajo Qeverinë e re të Kosovës. Se me kë, nuk është ende e qartë. Partitë aktualisht në opozitë mbeten kategorikisht kundër bashkëpunimit me partinë aktualisht në pushtet. “Me Vetëvendosjen nuk…
Pas shpalljes së pavarësisë dhe konsolidimit të shtetësisë, një prej çështjeve që vazhdon të mbetet barrë e rëndë për Kosovën është gjetja e një zgjidhjeje finale që do të mbyllte problemin me fqinjin problematik, Serbinë. Për të ecur drejt një rruge për normalizim të raporteve, Bashkimi Evropian ka futur në obligime të dy shtetet, përmbushja e të cilave vazhdohet të kërkohet me insistim. Perëndimi kërkon një marrëveshje kompromisi si e vetmja rrugë që mund të rezultojë e suksesshme në arritjen e synimit për normalizimin e raporteve. Por çfarë s’guxon të jetë kompromisi për Kosovën? – Historiani, publicisti dhe ish-ambasadori i…
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar politikat e udhëhequra nga kryeministri Albin Kurti, duke i akuzuar ato për dëm të qëllimshëm të Kosovës. Ai ka theksuar se Serbia ka prodhuar plane të detajuara për të shkatërruar shtetin e Kosovës dhe se Kurti me apo pa qëllim ka qenë udhëheqësi i projekteve të tilla. “Serbia ka prodhuar elaborate të shkruara, të publikuara çka duhet me bë për ta zhbërë Kosovën, me shkërmoq. Cilat duhet me qenë hapat që duhet me i ndërmarrë. Në një, hapi i parë ka qenë Kosova duhet me u prish me perëndimin, posaçërisht me Amerikën. E…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kishte deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin, Albin Kurti, apo çdo qeveri të ardhshme, nëse ky bashkëpunim është në interes të Kosovës. Në Debat Plus, Limaj refuzonte të vendoste “vija të kuqe” ndaj ndonjë partie – përfshirë këtu Vetëvendosjen – për formimin e qeverisë së re. Deklarata e Limajt është komentuar në Debat Plus nga nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini. Në zgjedhjet e 9 shkurti, AAK dhe Nisma siguruan 7.46% të votave, duke fituar 8 mandate në Kuvend – AAK 5 deputetë ndërsa, Nisma 3 deputetë.…
Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka qenë partia më e sulmuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) gjatë zgjedhjeve të fundit. Sipas tij, dy janë arsyet kryesore të këtij sulmi. Së pari, Mehmetaj theksoi se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti me “emrin që ai e meriton”. “AAK-ja ka qen partia më e sulmuar prej Vv-së në zgjedhje. Dy janë arsyet. E para është se kryetari i AAK-së e quan Kurtin me emrin që është dhe që e meriton. Edhe normalisht Kurti e ka një frikë, që ka me u…
