Autor: TV News
Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e plotë, një pjesë e kockës së faqes së majtë dhe nofullës së sipërme, u gjet në pjesën veriore të Spanjës në vitin 2022. Fosili besohet të jetë mes 1.1 milion dhe 1.4 milion vjet i vjetër, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Nature”. “Gjetja e fosilit është emocionuese”, tha Eric Delson, paleontolog në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin në fjalë. “Është hera e parë që kemi gjetur fosile të…
Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit. Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582. Por, në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian. Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori. Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme. “Dita e Verës është dita në të cilën…
Gjatë ditës së djeshme(e enjte) rreth orës 17:00, njësia e hetimeve e stacionit policor në Kaçanik, gjatë një kontrolli të realizuar në fshatin Semajë, ka ndaluar një automjet të tipit xhip me targa vendore, i drejtuar nga personi B.Sh., 41 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjahu dhe gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe municioni janë sekuestruar për procedura të mëtejshme ligjore.
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle sot në konferencën e rregullt me gazetarë ka thënë se për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake udhëzuan Zyrën Administrative të mundësojnë vizitën si i paraburgosur të Hashim Thaçit në Kosovë për t’u takuar me babain e tij. “Në tërësi, kjo është vizita e 13-ë nën ruajtje e një të paraburgosuri në Kosovë e mundësuar nga Zyra Administrative për arsye humanitare”, tha ai.
Marrëveshja e Ceno beg Kryeziut me Qeverinë jugosllave Disa të dhëna jo sa duhet të njohura për opinionin tonë lexues, lidhur me studimin e historianit, Zhivko Avramovski të titulluar: “Aksioni i Qeverisë jugosllave kundër regjimit të Zogut në Shqipëri përmes Ceno Beg Kryeziut (1926/1927)”. Ky studimi i historianit Zhivko Avramovski është botuar për herë të parë në “Gjurmime Albanologjike II”, në Prishtinë, në vitin 1965. Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur në Gjakovë nga familja feudale e kryezinjve, që i përkisnin fisit të Bizhuzve. Shkollimin…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll triumfon në ndeshjen ndaj Ukrainës. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 31 me 30, shkruan GazetaBlic Sport. ‘Dardanët’ sigurojnë fitore të madhe, janë tashmë me gjasa shumë të mira për kualifikim në Kampionatin Evropian 2026. /GazetaBlic Sport/
Pekini bëri thirrje për “qetësi” dhe “përmbajtje” teksa ishte mikpritës më 14 mars bisedime trepalëshe me Teheranin dhe Moskën, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për çështjen bërthamore të Iranit. “Në situatën aktuale, ne besojmë se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të përmbahen, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi i situatës bërthamore të Iranit, apo të shkohet drejt një konfrontimi dhe konflikti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një konferencë për media para takimit. Në takim ishte i pranishëm zëvendësministri i Jashtëm kinez, Ma Zhaoxu, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov,…
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sørensen do të qëndroj në Kosovë javën e ardhshme, nga data 17 deri me 19 Mars. Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar një zëdhënës i BE-së. “Përfaqësuesi Special i BE-së Peter Sørensen do të bëjë vizitën e tij të parë në Kosovë nga 17-19 mars dhe planifikon të mbajë takimin e tij të parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur menjëherë pasi të vizitojë rajonin”, thuhet në përgjigjen e BE-së për Dukagjinin. Sørensen ka zëvendësuar paraardhësin e tij, Mirioslav Lajçak.
Një 23-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Domorovc-Hodonovc, komuna e Ranillugut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (Komuna Ranillug) ka ndodhur një vet-aksident trafiku me fatalitet. Në këtë vet aksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja Shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa dy pasagjerë (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në emergjencën e spitalit në…
Një person është therur me thikë dje (e enjte) në Podujevë. Policia përmes raportit 24 orësh të saj njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me mjetë të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar, thika është sekuestruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
