Autor: TV News

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së premtes në lagjen “Dardania” të Prishtinës Viktima ka pësuar plagë nga një mjet i mprehtë dhe është transportuar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës  20 :45, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Policia.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacion policor pesë persona pas një përleshjeje të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, e cila ka njoftuar se pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë…

Read More

Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri më 4 prill, kur është dita e fundit që Zyra e Prokurorit të Specializuara të paraqes të gjitha dëshmitë, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara për Kosovën, janë të parapara të mbahen edhe 8 seanca. Në konferencën e fundit mbi ecurinë e çështjes prokuroria kishte njoftuar se kanë arritur të konfirmojnë vetëm një dëshmitar, e nuk kanë treguar nëse kanë arritur të sigurojnë edhe të tjerë. “Ju keni identifikuar saktë numrin e ditëve të procesit gjyqësor. Informacioni që…

Read More

Është publikuar lista me futbollistet e përzgjedhura për turneun kualifikues të Evropianit 2025. Ekipi do të përbëhet nga portieret Anita Krasniqi dhe Altuan Hyseni. Mbrojtëset Erëza Gashi, Blerta Asllanaj, Mimoza Zeqiir, Lejla Murati, Fiona Kozhani, Jonida Godeni, Luisa Gjergjaj dhe Leona Kikaj. Me sulmueset Agnesa Krasniqi, Loela Ahmeti, Bora Bajrami, Ema Maliqi, Viola Nuha, Adela Sinani, Fatime Beha, Krenare Kelmendi, Ariana Sadirja dhe Albonita Statovci. Dardanet U17 do të udhëtojnë në Gjermani ku do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Evropianin 2025. Vashat e Kosovës janë pjesë e Ligës A, grupit A7 me Gjermaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Ndeshjet do…

Read More

Këto janë  gjobat e shqiptuara vetëm për 2 ditë, aq sa pronarët e autobusëve të linjës Podujevë-Prishtinë kanë marrë nga Policia e Kosovës duke lënë autobusët e tyre përballë Komunës së Prishtinës. Kjo për shkak se i  pari i kryeqytetit ka marrë vendim që të mos i lë të futen brenda qytetit, me qëllim evitimit të tollovisë, duke iu lënë një parking në hyrje të Prishtinës. Vendim ky i cili po është i papranueshëm për ta. “E kemi një vendim tonin që derisa të shfuqizohet vendimi i komunës ne do qëndrojmë këtu, në momentin që shfuqizohet vendimi ne e lirojmë…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë të shtunën, më 15 mars, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti.. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka bërë të ditur se kjo çështje do të jetë në rend dite gjatë mbledhjes të së shtunës. “Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025.…

Read More

Demonstruesit nga një grup hebre hynë në hollin e ndërtesës ‘Trump Tower’ në Nju Jork të enjten për të protestuar kundër arrestimit të një aktivisti, ish student i Universitetit ‘Columbia’. Aktivisti i arrestuar udhëhoqi protestat studentore në ndërtesën e Universitetit në Manhattan kundër luftës së Izraelit në Gazë. Protestuesit e organizatës ‘Zëri Hebre për Paqe’, të cilët ishin veshur me bluza të kuqe me mbishkrimin “Hebrenjtë thonë ndaloni armatimin e Izraelit” dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Kundërshtimi i fashizmit është një traditë hebraike” dhe “Luftoni nazistët, jo studentët”, brohoritën “Silleni Mahmudin në shtëpi tani”! Mahmoud Khalil, që ka statusin e banorit të…

Read More

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc në Komunën e Ranillugut, ku dy vajza kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, fillimisht ngjarja ishte raportuar si vetaksident, por hetimet kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për një aksident trafiku ku ishte i përfshirë edhe një kamion. “Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të shpallë të shtunën, më 15 mars, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt. Njohësi i drejtës kushtetuese dhe ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, ka komentuar këtë proces, duke theksuar se zgjatja e tij ka krijuar ndjeshmëri dhe pakënaqësi te qytetarët. Sipas tij, ndërhyrjet e raportuara në ditën e zgjedhjeve, veçanërisht gjatë numërimit fillestar, nuk janë kuptuar plotësisht nga publiku dhe nuk janë sqaruar në mënyrë transparente nga organet përkatëse të drejtësisë. “Procesi si i tillë është stërzgjatur, që tregon që ka pasur vonesa. Por, më…

Read More

Trajneri i mirënjohur kosovar, Granit Begolli ka komentuar listën e publikuar sot nga Kosova A. ‘Dardanët’ do të përballen me kombëtaren e Islandës në dy ndeshjet e “play off”-it të Ligës së Kombeve të vlefshme për promovimin në Ligën B, shkruan GazetaBlic Sport. Begolli tha se i ka pëlqyer lista dhe futbollistët e ftuar, sepse shumica prej tyre kanë minuta tek skaudrat ku luajnë. “Më pëlqeu lista, sepse shumica e lojtarëve janë që kanë minuta tek skuadrat e tyre. Ndoshta një mungesë tek kjo listë është ajo e Meriton Korenicës, sepse ka pasur një vazhdimësi të mirë dhe ka luajtur…

Read More