Autor: TV News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi, ka thënë se KQZ pritet ta mbajë një mbledhje të shtunën, ku në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare. Shpallja e rezultateve përfundimtare u vonua për shkak të telasheve të numërimit të votave, si dhe për shkak të rinumërimit të dhjetëra kutive të votimit dhe ankesave. Shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre do t’i hapë rrugën formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja…

Read More

Victor Osimhen ka shkëqlyer me paraqitjen e tij në fitoren e Galatasaray ndaj Antalyaspor. Sulmuesi nigerian realizoi tre gola në ndeshjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport. Një gjë interesante ndodhi pas ndeshjes, derisa Osimhen po fliste para gazetarëve, disa tifozë të vogël donin ta takonin, por që sigurimi nuk pranonte që ata t’i afroheshin sulmuesit të Galatasaray. Kur e pa këtë gjë, Osimhen e ndali sigurimin dhe i fitoi tifozët pranë tij, njërit prej të cilit i dha edhe si dhuratë trenerkën që kishte veshur. 📹 Galatasaraylı minikler, Osimhen’in hattrick yaptığı maçta giydiği formanın peşine düştü… pic.twitter.com/p3d3fWayhs — SPOR (@yenisafakspor)…

Read More

Kanë mbetur edhe pak procedura në bazë të ligjit për zgjedhjet në mënyrë që rruga më në fund të hapet për të konstituuar Kuvendin e votuar pastaj Qeverinë. Me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, përgjegjësia fillimisht i takon partisë fituese, për të formuar Qeverinë e vendit. Rezultatet e zgjedhjeve të nëntë shkurtit tashmë janë të qarta se një parti politike e vetme nuk mund ta formoj qeverinë por deri tani pas më shumë se një muaj të zgjedhjeve nuk ka pasur takime publike për koalicione të mundshme. Sipas analistit politik, Afrim Kasolli situata është mjaftë konfuze. Kjo duke përfshirë kushtet…

Read More

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar një rritje prej 15% të çmimit të energjisë elektrike duke filluar nga muaji prill. Lajmi u bë i ditur të premten përmes publikimit të raportit konsultativ për të hyrat maksimale të lejuara, ku parashihet shtrenjtimi i tarifave të rrymës. Sipas njoftimit të ZRrE-së, publikimi i raportit u jep mundësinë palëve të interesuara që të shqyrtojnë dhe të japin komente mbi propozimin e rritjes së tarifave. Afati për dorëzimin e komenteve është deri më 28 mars. Kjo rritje vjen pas kërkesave të tre kompanive të sektorit të energjisë në Kosovë – KOST, KEDS…

Read More

Nga viti në vit, platformat e transmetimit si Netflix, YouTube, Disney+ dhe Amazon Prime po fitojnë gjithnjë e më shumë audiencë, duke sfiduar seriozisht televizionin tradicional. Me rënien e shikueshmërisë dhe ndryshimin e mënyrës si konsumojmë përmbajtjen, lind pyetja: a është televizioni i zakonshëm duke numëruar ditët e tij të fundit? Dominimi i platformave streaming – Tani, shumica e njerëzve preferojnë të shikojnë çfarë duan, kur duan, pa u kufizuar nga oraret televizive. Një episod mund të shikohet pa reklama, në çdo pajisje dhe në çdo moment. Gjenerata e re nuk e konsumon më TV-në – Të rinjtë kalojnë shumicën…

Read More

“25% i numrit 200”…. Artin e matematikën i kanë bërë një të vetme. Tradita e shkollave të Prishtinës për të festuar Ditën Ndërkombëtare të numrit Pi, festival ky i nisur nga Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore mbështetur nga shtëpia botuese “DUKAGJINI” ka vazhduar edhe këtë vit me nikoqir, shkollën “Meto Bajraktari”. E entuziastë për këtë u shprehën matematicientë të ardhshëm. “Vijmë çdo vit. Për mua është hera e parë. Kemi krijuar një orë që tregon për PI-në. Jemi të gëzuar që jemi këtu, i uroj të gjithë matematicientët”, ka thënë Enes Sejdia, nxënës i shkollës “Elena Gjika”. “Mua më…

Read More

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, do të rikthehet në Kombëtaren e Belgjikës për ndeshjet e Nations League. Ai është përfshirë në listën prej njëzet e gjashtë lojtarësh për përballjen me Ukrainën në fazën “playoff”. Courtois ka munguar te Belgjika pas një përplasje në qershor të vitit 2023 me ish-trajnerin Domenico Tedesco lidhur me çështjen e shiritit të kapitenit. Si pasojë, tridhjetë e dy vjeçari me 102 paraqitje për Kombëtaren belge kishte munguar në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar. Megjithatë, portieri i Real Madrid ka ndryshuar mendje pas shkarkimit të Tedesco dhe emërimit të Rudi Garcia si trajner i…

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur një çështje ligjore lidhur me mandatin e anëtarëve të Qeverisë në rastin e certifikimit të rezultateve zgjedhore, duke e vënë në pikëpyetje nëse kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij do të respektojnë Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin ata vetë e kanë hartuar dhe miratuar. Bajrami ka cituar nenin 26 të këtij ligji, duke theksuar se nëse një anëtar i Qeverisë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Sipas saj, nëse rezultatet certifikohen të nesërmen, atëherë kryeministri dhe ministrat që janë zgjedhur…

Read More

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim që prej 01.06.2025, bizneset në Kosovë të cilat i kanë mbi 50 të punësuar dhe mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor të kalojnë në tregun e hapur të energjisë. Vendimi parasheh që bizneset e mesme dhe të mëdha nuk do të mund të furnizohen me rrymë nga KESCO me çmimin e rregulluar por do të kalojnë në treg të lirë të energjisë elektrike. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se ky vendim mund të ketë efekt zingjiror. Sipas tij, ZRrE dhe institucionet tjera nuk janë konsultuar paraprakisht…

Read More

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur një çështje ligjore mbi mandatin e anëtarëve të Qeverisë në rastin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Ajo ka vënë në pikëpyetje nëse kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij do të respektojnë Ligjin 08/L-117 për Qeverinë, të cilin ata vetë e kanë hartuar dhe miratuar. Sipas Bajramit, neni 26 i këtij ligji parashikon se nëse një anëtar i Qeverisë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të japë dorëheqje nga posti qeveritar para certifikimit të rezultateve zgjedhore. “A do ta respektoj Albin Kurti dhe Kabineti i tij Ligjin 08/L-117…

Read More