Autor: TV News

Një gjykatë e qarkut në Finlandë ka bërë të ditur sot(e premte) se ka shpallur fajtor një rus për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainën lindore në 2014 dhe 2015, duke e dënuar atë me burgim të përjetshëm. Gjyqi i Yan Petrovsky, i njohur gjithashtu si Voislav Torden, ishte një rast i rrallë i prokurorëve jashtë Ukrainës që kërkonin drejtësi për viktimat e krimeve të supozuara të luftës në një konflikt që filloi shumë kohë përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, raporton Reuters përcjell Dukagjini. Petrovsky, i lindur në vitin 1987, u përball me pesë akuza në lidhje me…

Read More

Prokuroria e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të ndërmarr veprime hetimore lidhur me sulmin verbal të Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ndaj gazetarëve. Në një përgjigje për Dukagjinin, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar lajmin. “Lidhur me pyetjen tuaj e konfirmoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës me ndërmarrjen e veprimeve hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për Dukagjinin. Pyetjeve të gazetares së “Nacionale”, Sami Kurteshi u kishte refuzuar t’u përgjigjej, duke i thënë asaj se: “Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë“. Lidhur…

Read More

Një gruaje dyshohet se i është thyer banesa në kryeqytet. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se të dyshuarit i kanë vjedhur orë dore, stoli ari dhe një qelës të veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar. “Është raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur; orë dore, stoli ari dhe një qelës i veturës. Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte dakord me idenë e një armëpushimi në Ukrainë, por se “pyetjet” mbetën në lidhje me natyrën e një armëpushimi, pasi ai parashtroi një sërë kushtesh të vështira. Putin po i përgjigjej një plani për një armëpushim 30-ditor, për të cilin Ukraina ra dakord në fillim të kësaj jave pas bisedimeve me SHBA-në, raporton BBC përcjell Dukagjini. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi përgjigjen e Putinit ndaj planit si “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë. Ndërkohë, SHBA vendosi sanksione të mëtejshme ndaj naftës, gazit dhe sektorëve bankar rus. Zyrtarët rusë…

Read More

“Kemi ardhur nga Kosova. Vullnetarisht. Askush nuk na organizoi”, thotë për Radion Evropa e Lirë një nga të mbledhurit në Parkun e Pionierit në Beograd, ku është ngritur një kamp i studentëve, që kundërshtojnë bllokadat e fakulteteve. Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave të studentëve, të cilët kërkojnë t’iu mundësohet ndjekja e ligjëratave në universitete. Në këtë lokacion, aktualisht, gjenden edhe pjesëtarë të Njësisë së shpërbërë të Operacioneve Speciale (JSO), komandantët e së cilës janë dënuar për krime lufte dhe likuidime politike;…

Read More

Sot(e premte) parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në skajet perëndimore dhe jugperëndimore të Kosovës, mund të ketë reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe lokalisht, herë pas here, pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 20 deri në 65 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C. /MeteoKosova

Read More

Përgatitja e maskës së flokëve me spec djegës, është një mënyrë shumë efikase për t’u dhënë atyre dendësinë dhe shkëlqimin e humbur. Speci djegës përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës dhe parandalon rënien e flokëve. Megjithatë, në disa raste speci djegës mund të shkaktojë irritim të lëkurës, ndaj AgroWeb.org rekomandon ta provoni një sasi të vogël e nëse vëreni alergji mos e vijoni këtë kurë. Vlerat e specit djegës për shëndetin e flokëve Speci djegës përmban kapsaicinë, një përbërës që nëse përzihet me alkolin përshpejton procesin metabolik në nivel qelizor. Rrënjët e flokut marrin ushqyesit e munguar…

Read More