Autor: TV News
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sipas të cilit mbledhja nis në orën 16:00.
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje(e premte) në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari u arrestua pasi në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar katër granata dore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rexhep Selimi ka mbushur sot 54-vjet. Ai është vizituar nga bashkëshortja, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali derisa po mbahet në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Mihali ka publikuar fotografi nga vizita në Hagë, ku ka shkruar se Selimi është çlirimtar prej së vërteti. “Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht. Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetëmburrje, pa kërkim shpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra…
Studimet për rolin e lumturisë në mirëqenien e njeriut kanë marrë një hov të madh vitet e fundit. Ekspertët janë veçanërisht të interesuar për sjelljet, qasjet dhe zgjedhjet që nxisin lumturinë tek njerëzit. Deri më tani, ata kanë zbuluar se njeriu mund të ketë nën kontroll të paktën 40% të lumturisë së tij. Pjesa tjetër kontrollohet nga genet dhe faktorët e jashtëm. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 9 sjelljet dhe zgjedhjet që e bëjnë njeriun më të lumtur. Marrëdhëniet shoqërore Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë thelbësore për lumturinë e individit. Një studim specifik që u…
Në një nga vendimet e para të presidentit Trump ishte edhe largimi i Bruce Swartzit nga Departamenti i Drejtësisë. Ai ishte përgjegjës për gjykatat ndërkombëtare. Grenell përpos Jack Smithit, e kishte akuzuar edhe Bruce Swartz për aktakuzën ndaj Thaçit. Sipas Grenell, pikërisht ky person e informoi Jack Smithin dhe pastaj ky i fundit nga frika se do ta humbas vendin e punës, i kishte ngritur aktakuzën presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Gjatë ditës së sotme, i dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka reaguar për këtë çështje dhe përsëri e ka përmendur Bruce Swartzin. “Bruce Schwartz minoi Donald…
Dy vajza kanë humbur jetën dje(e premte) në një aksident trafiku në në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të komunës së Ranillugut dhe një tjetër mori lëndime. Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se pasagjerja që ishte me to në veturë është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit. Aksidenti dje fillimisht u raportua si vetaksident, por policia pasi ka këqyrur kamerat dhe mbledhjes së provave të tjera, tha se kishte qenë një aksident mes veturës dhe një kamioni, shoferi i të cilit është arrestuar. Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML…
15 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. Më 15 mars 1962, presidenti i SHBA-së John F. Kennedy miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit dhe që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve. Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të…
Një burrë është gjetura pa shenja jete në vendin e tij të punës gjatë mesnatës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte sigurim fizik. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel foli para mediave pasi shpalli listën e kombëtares së “Tre Luanëve” për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Anglia. Strategu i njihur tha se dy rivalët janë të fortë, teksa për ekipin shqiptar tha se kanë një trajner të mirë dhe lojtarë me cilësi. “Të dy ekipet janë për t’u respektuar edhe pse nuk janë favoritë. Shqipëria ka një trajner shumë të mirë që ka luajtur në nivele të larta. Ka lojtarë me karakteristika të mira individuale që mund të godasin falë aftësive të tyre teknike. Duhet të jemi të përgatitur mirë, pasi do…
Një udhëheqës i lartë i grupit të Shtetit Islamik (IS) në Irak dhe Siri është vrarë në një operacion nga anëtarët e shërbimit të inteligjencës kombëtare irakiane së bashku me forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, ka thënë kryeministri irakian. Abdallah Makki Muslih al-Rifa, i njohur gjithashtu si Abu Khadija, “u konsiderua një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë”, sipas kryeministrit Mohammed Shia al-Sudani. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se “ai u ndoq pa pushim nga luftëtarët tanë të guximshëm”, raporton BBC, përcjell Dukagjini. Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) postoi në X atë që…
