Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shtrenjtimi i rrymës për bizneset, Rafuna: Do të ketë efekt zingjiror deri te konsumatori

TV NewsBy TV News14 Mars, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim që prej 01.06.2025, bizneset në Kosovë të cilat i kanë mbi 50 të punësuar dhe mbi 10 milionë euro qarkullim vjetor të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Vendimi parasheh që bizneset e mesme dhe të mëdha nuk do të mund të furnizohen me rrymë nga KESCO me çmimin e rregulluar por do të kalojnë në treg të lirë të energjisë elektrike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se ky vendim mund të ketë efekt zingjiror. Sipas tij, ZRrE dhe institucionet tjera nuk janë konsultuar paraprakisht me komunitetin e biznesit.

“Biznesi e ka pritë me shqetësim [vendimin]. E para- nuk ka pasur një konsultim më të hershëm me bizneset se sa janë të përgatitura dhe kur është koha më e përshtatshme me e implementu” – ka thënë Rafuna në KallxoPërnime.

“Tani, brenda dy-tre muajve i kërkohet biznesit që prej 1 qershorit me kalu në tregun e hapur. Biznesi e ka prit me shqetësim. Ne si Odë Ekonomike këtë javë i kemi ftuar me i taku, por me kërkesë të ZRrE, sepse i kemi njoftuar edhe ata, e kemi lënë të hënën të takohemi dhe aty do t’i diskutojmë shqetësimet” – deklaroi ai.

Sipas Rafunës, efektet do të ndihen edhe në prodhim por edhe në ngritje të çmimit të produkteve.

“Ne ende nuk e kemi një stabilizim me furnizim të energjisë elektrike dhe frika është që çmimi do të jetë shumë më i lartë se që është tani. Nëse çmimi është më i lartë, do të ketë efekt zingjiror deri te konsumatori, sepse produkti do të jetë më i shtrenjtë. Sfida tjetër, në tregun e huaj, produkti jonë nuk do të jetë konkurrent për shkak të çmimit” – ka vlerësuar i pari i Odës Ekonomike të Kosovës.

“Krejt kjo mund të ndikojë që të kemi ulje të prodhimit dhe të kemi lëvizje të biznesit dhe investimeve, sepse çmimi i energjisë elektrike është me rëndësi. Kërkesa jonë ka qenë që të ulemi së bashku e ta shohim kur është koha së bashku ta imlimentojmë vendimin” – tha ai.

Në njoftimin zyrtar të ZRrE-së, thuhet se bizneset duhet të paraqesin pranë KESCO-s dëshmi ku tregojnë se kanë qarkullim të ulët se 10 milionë euro në vit dhe kanë më pak se 50 punëtorë, për t’u furnizuar me energji nga kjo kompani energjetike.

“Si pjesë e këtij procesi, ZRRE ka udhëzuar KESCO-n si furnizues i shërbimit universal të identifikojë konsumatorët familjarë dhe ata jo-familjarë të cilët e gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ndërsa ata që nuk plotësojnë kriteret e të drejtës së shërbimit universal, të dalin në treg të lirë, duke filluar nga 1 qershori 2025. Pra konsumatorët jofamiljar duhet të paraqesin pranë KESCO-s dëshmitë nëse përmbushin kriteret e furnizimit me shërbim universal” – thuhej në njoftim.

“Për më tepër, ZRRE do të monitorojë çdo hap të këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të respektojnë normat dhe standardet ligjore në fuqi” – theksonte njofti i ZRrE-së./Kallxo.com

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së

Personazhe të njohura turke arrestohen në aksionin e ri antidrogë

Haradinaj: Tërheqja për Ligjin për Specialen nuk është bërë në emër të Aleancës

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.