Autor: TV News

Në Agjencinë për Informim dhe Privatësi gjatë këtij viti janë paraqitur 20 ankesa të qytetarëve, ndërsa janë shqiptuar dy gjoba dhe që të dyja institucioneve private: njëra gjobë për shkak të kamerave në zhveshtore, që është rreptësishtë e ndaluar dhe gjoba tjetër për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave. Por, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku, në intervistën për Ekonomia Online vë në dukje se viteve të kaluara u janë shqiptuar gjoba edhe institucioneve publike. Sa i përket mbikëqyrjes së Ligjit për qasje në dokumente publike tani për tani numri i përgjithshëm është 164…

Read More

Xhiroja e 29-të e Premierligës po luhet këtë fundjavë dhe pjesë e saj është edhe një nga derbit më të zjarrtë të Londrës. Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Chelsean, një ndeshje që gjithmonë dhuron momente të veçanta. Dy “ish-nxënësit” e Pep Guardiolas – të cilët ishin pjesë e stafit teknik të spanjollit – Mikel Arteta e Enzo Maresca e sfidojnë njëri-tjetrin për herën e dytë këtë edicion. Arteta që drejton Arsenalin është në pozitë më të mirë, duke qenë i dyti, ndërsa Maresca me Chelsean po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Megjithatë, nëse i…

Read More

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara pasi tornadot shkatërruese goditën disa shtete juglindore, duke rrafshuar shtëpi, rrëzuar linja të energjisë dhe përmbysur automjete. Vetëm në Misuri janë raportuar 12 viktima. Guvernatori i shtetit, Mike Kehoe, deklaroi se tornadot kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke shkatërruar shtëpi dhe lënë pas viktima. Autoritetet raportojnë se 19 tornado kanë goditur 25 qarqe deri më tani. Në Kansas, të paktën tetë persona humbën jetën pasi një stuhi pluhuri shkaktoi një aksident masiv me mbi 55 automjete. Moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike në shtatë shtete,…

Read More

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”. Ngjarja ndodhi në fshatin Ujmir-Klinë, më 15 mars, rreth orës 19:45, kur Policia u njoftua për një rrahje. Pas pranimit të informatës, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar tetë persona të përfshirë në incident. Dy nga të dyshuarit, që kishin pësuar lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë (thikë), janë dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin rajonal të Pejës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në…

Read More

KEDS ka njoftuar se erërat e forta gjatë tri ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme në shtyllat elektrike dhe përçuesit elektrikë, duke lënë disa konsumatorë pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Sipas KEDS-it, erërat do të vazhdojnë dhe ekipet e kompanisë janë në terren, duke punuar me intensitet për të rikthyer furnizimin me energji elektrike sa më shpejt. Ata kërkojnë mirëkuptimin e konsumatorëve për ndodhitë e shkaktuara nga këto kushte të motit. “Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër…

Read More

Vonesat në formimin e institucioneve të reja, siç janë Kuvendi dhe Qeveria, kanë një ndikim të dëmshëm mbi sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, derisa nënvizon se edhe çështja politike e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vijon të jetë problemi më i madh për vendin tonë. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt. Partia e parë nga këto zgjedhje ka dalë Vetëvendosje, e dyta PDK-ja. Ndërsa, LDK e treta dhe koalicioni AAK-Nisma është renditur i katërti. Pas publikimit të rezultateve përfundimtare. Në një intervistë për…

Read More

SHBA ka nisur një valë të re dhe të fuqishme sulmesh ajrore kundër grupit rebel Houthi në Jemen, si përgjigje ndaj sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq. Presidenti Donald Trump konfirmoi operacionin ushtarak, duke e cilësuar atë si një kundërpërgjigje ndaj “piraterisë, dhunës dhe terrorizmit” të grupit të mbështetur nga Irani. “Të financuar nga Irani, banditët Houthi kanë gjuajtur raketa ndaj aeroplanëve amerikanë dhe kanë vënë në shënjestër trupat dhe aleatët tanë,” shkroi Trump në platformën e tij sociale “Truth”. Ai paralajmëroi se sulmet nuk do të ndalen derisa të arrihet objektivi. Luftimet dhe pasojat Sipas…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një diskotekë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 persona dhe qindra të tjerë të lënduar. Osmani në një reagim në X, ka shkruar se kjo është një tragjedi. “Lajme shkatërruese nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi përtej fjalëve”, është shprehur Osmani. Presidentja tutje u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. “Ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarri ka shpërthyer në fshatin Vershevc dhe Terbovc të Lipjanit. Në Vershevc, zjarri ka djegur një pjesë të pyllit, ndërsa në Terbovc, ka djegur disa pjesë të fushave. “Është raportuar se nga zjarri është përfshirë –djegur një pjesë e pyllit. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Vlera e dëmit nuk dihet, nuk ka të dyshuar, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë për rastin në Vershevc. Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, megjithatë, në disa vende ka qenë e pamundur ndërhyrja.…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se u raportua se një grua me aftësi të kufizuara në Skenderaj është dhunuar para rreth katër muajsh. Pas ekzaminimeve mjekësore, është konfirmuar se viktima është shtatzëne. Personi i dyshuar për këtë rast ende nuk është identifikuar, ndërkohë që rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse. “Skenderaj / NN. Polica është njoftuar se viktima f/k që është me aftësi të kufizuara para rreth 4 muajsh është dhunuar. Pas ekzaminimeve mjeku ka konstatuar se viktima është shtatzëne. I dyshuari nuk dihet. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Read More