Autor: TV News

Përfaqësuesi i ri i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të nisë nesër vizitën e tij të parë në Kosovë që nga marrja e detyrës. Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Sorensen do të pritet nga Presidentja Vjosa Osmani në një takim që do të mbahet në orën 09:45 në kabinetin e saj. “Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (17 mars 2025) Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sorensen. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Vendi: Kabineti i Presidentes”.

Read More

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tragjedisë së rëndë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Ai shprehu solidaritet me familjet e prekura dhe popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë. “Tronditës lajmi për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut! Ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Të lënduarve shërim të shpejtë. Qëndrojmë pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë ditë të rëndë për ta”, ka shkruar…

Read More

Skuadra e Hatayaspor ka fituar sot ndaj Sivasspor në Superligën e Turqisë. Edhe në këtë ndeshje shkëlqeu Visar Bekaj, portieri kosovar, i cili është në formë të mrekullueshme muajin e fundit, shkruan GazetaBlic Sport. Bekaj u vlerësua me notën 8.1, pasi gjatë 90 minutave lojë bëri 6 pritje, të cilat ishin vendimtare që skuadra e tij të merrte pikët maksimale. Ja statistikat e tij: 6 pritje 5 pritje brenda zonës 1 grushtim i topit 70% e pasimeve të sakta The post Visar Bekaj po i “çmend” turqit, pritjet e tij të mrekullueshme ia fituan lojën sot Hatayasporit appeared first…

Read More

Stacionimi i forcave paqeruajtëse në Ukrainë, siç është propozuar nga Britania dhe Franca, në rast të arritjes së ndonjë armëpushimi me Rusinë, është çështje për të cilën duhet të vendosë Kievi dhe jo Moska, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë. Macroni dhe kryeministri britanik, Keir Starmer i kanë rritur përpjekjet për të konsoliduar mbështetjen ushtarake për Ukrainën, teksa presidenti amerikan, Donald Trump çon përpara marrëveshjen për paqe me Rusinë. Starmer ka mbajtur të shtunën një takim virtual me Macronin dhe me aleatë tjerë të Ukrainës. “Ukraina është sovrane. Nëse bëhet fjalë që forcat aleate të jenë në…

Read More

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.Konjufca ka u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, derisa ka thënë se qëndrojnë pranë Maqedonisë së Veriut në këto momente të vështira. “Tronditës lajmi i vdekjes së 51 të rinjve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e zjarrit në një klub nate. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të tmerrshme! Qëndrojmë pranë tyre dhe Maqedonisë së Veriut, në këto momente të vështira për ta. Të…

Read More

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për dështim në sigurimin e një procesi zgjedhor të besueshëm dhe me integritet. Ai ka theksuar se shpallja e rezultateve pesë javë pas zgjedhjeve tregon dështimin e sistemit për menaxhimin e procesit zgjedhor. Hoti, i cili do të jetë deputet edhe në legjislaturën e ardhshme, ka thënë se kjo situatë është për keqardhje, sidomos pas disa palë zgjedhjeve të organizuara sipas standardeve evropiane, që më parë e veçonin Kosovën nga shtetet e tjera të Ballkanit. Ai ka vlerësuar se qytetarët treguan një kulturë të lartë demokratike në ditën e zgjedhjeve,…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet e tij më të thella për familjet e viktimave të tragjedisë së fundit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr në një klub nate mori jetën e të paktën 59 personave dhe plagosi më shumë se 150 të tjerë. Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ofrojnë çdo lloj ndihme për Maqedoninë e Veriut në këtë periudhë të vështirë. Ai ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke u uruar të lënduarve shërim të shpejtë. “Institucionet e Republikës së Kosovës…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të reduktuar ndjeshëm Zërin e Amerikës (VOA), rrjetin global të lajmeve të pavarur dhe të financuar nga qeveria federale. Ky vendim prek drejtpërdrejt Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), e cila është institucioni mëmë i VOA-së dhe financon gjithashtu organizata jofitimprurëse si Radio Free Europe dhe Radio Free Asia – media të krijuara fillimisht për të luftuar propagandën komuniste. Sipas urdhrit të ri, drejtuesve të këtyre agjencive u kërkohet të “redukojnë performancën… në minimumin e kërkuar me ligj”. Drejtori i VOA-së, Mike Abramowitz, deklaroi se ai dhe…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk mund të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi afati për ankesa është ende në proces. Që nga ora 17:00 e ditës së djeshme, vetëm një orë pasi KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka nisur rrjedhja e afatit 48-orësh për paraqitjen e ankesave. Të gjitha subjektet politike dhe kandidatët për deputetë kanë të drejtën që brenda këtij afati të dorëzojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e më pas, nëse nuk janë të kënaqur, t’i drejtohen Gjykatës Supreme. Vetëm pas përfundimit të këtyre…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë me 51 të vdekur në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve, liderëve dhe qeverisë si dhe gjithë vendit. Po ashtu, ai u ka uruar shërim të lënduarve. “Jam thellësisht i pikëlluar të kuptojë për humbjen e 51 jetëve në Kocan të Maqedonisë së Veriut, si rezultat i shpërthimit tragjik të zjarrit në një klub nate. Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre, liderëve dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendit gjatë kësaj kohe zie.…

Read More