Autor: TV News

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merrte trajtim mjekësor. Ditët e fundit, nga Haga Hashim Thaçi kishte vizituar babanë e tij në spital, teksa gjendja e tij ishte përkeqësuar. Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Thaçi. .

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Krasniqi e ka cilësuar Haxhi Thaçin si një njeri të urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë e Kosovës. Ai theksoi se ndarja e tij nga jeta nuk është thjesht humbja e një individi, por e një figure që ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin shqiptar, duke edukuar një çlirimtar dhe një udhëheqës – si Hashim Thaçi. “Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga…

Read More

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve kundër 🇮🇸 Islandës edhe Qëndrim Zybën.  Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec, paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar. Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë. Të shtunën, ai hyri si zëvendësues në minutën e 64-të në fitoren kundër Slavia Pragës 1-0. Detajet lidhur me këtë ftesë, por edhe për listën e futbollistëve dhe pritjet e tij nga ky grumbullim, Foda do t’i japë nesër në konferencën…

Read More

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë sot pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Për këtë ka reaguar nipi i të ndjerit, djali i Hashim Thaçit, Endriti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar një mesazh prekës për gjyshin e tij. “Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin. Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen. Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme. Prehu në paqe.”

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. “Baba iku krenar Hashim”, ka shkruar Rama në Facebook. Ditët e fundit, nga Haga Hashim Thaçi kishte vizituar babanë e tij në spital, teksa gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Read More

Një zjarr ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi pasditen e së dielës në Brezovicë, duke shkaktuar dëme materiale, pa viktima apo të lënduar. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, autoritetet janë lajmëruar menjëherë dhe kanë ndërhyrë në kohë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. “Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dalë…

Read More

Punimet iu lanë në gjysmë një ditë më parë. Por, kompania e kontraktuar për punimet në “Xhorxh Bush” tanimë ka marrë 10% të vlerës së kontratës prej pak më shumë se 18 milionë. Ndonëse një praktikë e tillë është në pajtim me Ligjin për Prokurimin Publik, si garanci për kompaninë kontraktuese e njëheri, sipas kontratës për “Xhorxh Bush”-in, për materialet e nevojshme për punë, ndërprerja e tyre siç ndodhi ditën e djeshme mund t’i kushtoj komunës. “Ka rreziqet e veta sidomos në Kosovë kur projektet dështojnë dhe përfundojnë në procedura gjyqësore dhe mbetet ky kthimi i 10% peng i vendimit…

Read More

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka ka bërë një gafë në ndeshjen e sotme ndaj Stuttgartit. Xhaka realizoi autogol, për t’ia mundësuar rikthimin e avantazhit të dyfishtë vendasve, shkruan GazetaBlic Sport. Granit Xhaka realizoi autogol pas 64 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-1. Ja autogoli: VIDEO

Read More

Vlera e kësaj veture, në treg aktualisht kalon edhe shifrën prej mbi 200 mijë eurove. Kjo veturë është në mesin e rreth 450 të tjerave, që janë në këtë depo të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe konfiskuar, meqë dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Por, vlera e tyre po bie në këtë depo për shkak të qëndrimit të gjatë dhe mosveprimit institucional. “Vlera e të gjitha këtyre pasurive në këtë depo se janë afër 450 automjete, të ndryshme që janë të deponuara këtu edhe në Smrekonicë, vlera totale e tyre sipas vlerësimit në kohën e…

Read More

“Ky vit do të jetë vit i fillimit të ndërtimit të spitalit të Prishtinës”. Kështu kishte deklaruar Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë në fillim të vitit të kaluar për televizionin publik. Por, ndonëse parcela ka vite që i është ndarë, plani për ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit ka mbetur në letër në njërën prej institucioneve. Kur televizioni ishte interesuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të ndërtimit të tij vitin që lamë pas, nga Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet ishte deklaruar se plani ishte dërguar për miratim në Ministri të Punëve të Brendshme e edhe në atë të Shëndetësisë.…

Read More