Autor: TV News
Qasja në informata të klasifikuara në arkivat e policisë, ushtrisë dhe inteligjencës serbe, krahas nisjes së gërmimeve në Batajnicë dhe në Kozhle në territorin e Serbisë, janë kërkesa në të cilat këmbëngul kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti. Këto dhe çështje të tjera, Hoti tha se do t’i diskutojë në takim me Përfaqësuesin e Posaçëm për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, javën e ardhshme në Prishtinë. Pasi theksoi se përfaqësuesit e kaluar të BE-së në procesin e dialogut “nuk e kishin në fokus dhe prioritet këtë temë aq sa nevojitet”, ai kërkoi që lehtësuesit e rinj të…
Vetëm pak ditë i ndajnë kosovarët nga mundësia e shtrenjtimit të sërishëm të energjisë elektrike. Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që shtrenjtimi i tarifave të bëhet për 15%. Ashtu siç ndodhë çdo vit, propozimi është pjesë e raportit konsultativ të ZRRE-së lidhur më të hyrat maksimale që lejohen për KOSTT-in, KEDS-in dhe Furnizuesin e Shërbimit Universal. E, ky raport gjendet në konsultim publik deri me 28 mars. Por një rritje të tillë, njohësi i fushës së Energjisë, Daut Maloku e konsideron më shumë si pazar sesa nevojë. “Kosova është në krizë energjetike tashmë edhe kjo krizë sa vjen…
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura për të prishur protestën antiqeveritare të zhvilluar sot në Beograd, u vendosën rreth orës 20:30 në garazhin në Parkun e Pionerit, pranë ndërtesës së Kuvendit Kombëtar, gjatë kohës që aty kanë qenë ende të pranishëm qytetarët. Rreth 250 pjesëtarë të Brigadës së Policisë janë mbledhur para shkollës së muzikës “Mokranjac” në rrugën Deçanska, ku kanë mbërritur me autobus nga Plana e Madhe dhe furgona të policisë. Pasi u rreshtuan, ata marshuan drejt Shtëpisë së Kuvendit, ndërsa qytetarët thërrisnin “shko në Kosovë” dhe i ofendonin. Siç është raportuar…
Donat Rrudhani ka realizuar gol në ndeshjen e sotme ndaj Zurich. Futbollisti kosovar ka realizuar në minutën e 5-të me fanellën e Luzern, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 0 me 1, me Rrudhanin që tregon se është në formë të mirë para ndeshjeve ndaj Islandës.
Presidenti amerikan Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit tjerë federalë. Urdhri i nënshkruar në orët e vona të 14 marsit, shënjestron edhe agjenci që merren me të pastrehët, mosmarrëveshjet në punë dhe zhvillimin e komunitetit. “Brenda shtatë ditëve prej datës së këtij urdhri, kreu i secilit entitet qeveritar që është renditur [në urdhër] duhet t’ia dorëzojë një raport drejtorit të Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, për të konfirmuar zbatimin…
Funksionalizimi i sistemit unik dhe të integruar të informimit shëndetësor ishte njëra ndër premtimet me të cilat, Lëvizja Vetëvendosje kryesonte planprogramin me të cilin, kishte ardhur në pushtet. 4 vite pas, qendrat mjekësore vazhdojnë të mbështeten në dokumentet klasike, ato të shkruara me dorë. E kjo ngase sistemi aktual bazik “B HIS”, ka probleme të vazhdueshme. ”Fatkeqësisht nuk është e kompletune tërësisht, po të ishte do veprohej ndryshe. Duke marrë parasysh se ka rënie të shpeshta të sistemit sepse është në gjithë Kosovën. Për shkak të ngecjeve ne obligohemi zë punojmë në formë klasike, letra e protokolle. E kur punon…
Qindra projekte me rëndësi në Kosovë janë prekur nga shuarja e programit të USAID-it në vend e në mesin e tyre është edhe një me rëndësi. Organizata “Down Syndrom Kosova” që financimin kryesor e kishte pikërisht nga fondet e USAID, po rrezikon që aktualisht ta vazhdojë aktivitetin e saj. Fitore Berisha, e cila vajzën me Sindromën “Down” e sjell në ambientet e kësaj organizate qëkur ishte 8 muajshe dhe trajtimi i ofrohej falas aty. ”Të gjitha kanë ndikuar në mënyrë pozitive. Terapistat na kanë ndihmuar edhe neve prindërve se si të punojmë në shtëpi me ta. Amra në DSK merr…
Autobusë me serbë nga Kosova që prej fillimit të javës janë nisur për në Serbi në përkrahje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundër të cilit po protestohet masivisht atje. Disa informacione për organizimin e një proteste edhe në veri të Kosovës, veçse kundër Vuçiqit, i kishte pranuar edhe Policia e Kosovës. “Mbrëmjen e së premtes ishte paralajmëruar protestë në mbrojtje të studentëve të Serbisë, por sipas Policisë ajo nuk është realizuar”. Arsyeja e anulimit të saj nuk dihet, ndonëse sot në Serbi po mbahet protestë masive kundër pushtetit atje, në komunat veriore të Kosovës, gjendja është e qetë. “Për neve është…
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë në një takim online me liderët botërorë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i ndalë sulmet kundër Ukrainës dhe të pajtohet për një armëpushim. Duke folur para 25 liderëve, kryesisht evropianë, në një samit virtual më 15 mars, Starmer u ka bërë thirrje atyre që të vazhdojnë presionin ndaj Moskës dhe ka thënë se duhet të jenë të gatshëm të ruajnë marrëveshjen për armëpushim me forcat e veta. “Nëse Putini është serioz për paqe, është shumë e thjeshtë, ai duhet t’iu japë fund sulmeve barbare ndaj Ukrainës dhe të pajtohet për armëpushim”, ka thënë…
Haradinaj falendëron gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur, nuk harron të falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në. Haradinaj falënderon gjithë ata që e votuan AAK-në: E kemi thënë që s’ishte rezultati që kemi pritur Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe ka shkruar se pavarësisht se nuk është rezultati që e ka pritur, nuk harron të falënderon të gjithë ata që më 9 shkurt e kanë votuar AAK-në. Haradinaj ka thënë…
