Autor: TV News
Kosova U18 në hendboll ka siguruar një sukses të madh, duke u kualifikuar në finalen e “IHF Trophy Intercontinental”. Në një ndeshje dramatike të zhvilluar të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” e rinj kanë mposhtur SHBA-në me rezultat të ngushtë 27:26, duke bërë edhe një hap të madh drejt historisë. Kosova e ka nisur më mirë takimin, duke e mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi, 13:11. Ndeshja ka qenë e barabartë dhe me rivalitet të madh, por skuadra e Kosovës ka treguar forcë dhe karakter, duke e ruajtur avantazhin deri në fund…
Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke hapur kështu rrugën për rikthimin në Tokë të astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët kanë ngecur në hapësirë që prej nëntë muajsh. Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor. Anijet hapësinore Crew-10 dhe Dragon pritet të arrijnë në stacionin hapësinor…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se dita e sotme do të karakterizohet nga mot i vranët me intervale të shkurtra me diell. Në disa zona pritet të ketë reshje të lehta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale priten të arrijnë nga 15°C deri në 19°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me një shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.
Skuadra e Trepçës në basketboll ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 63:59, shkruan GazetaBlic Sport. Megjithatë, një gjë e paparashikueshme ndodhi në fund të ndeshjes, atje ku pati një përplasje tek skuadra e Trepçës. Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situatën.
Volodymyr Zelensky ka deklaruar se aleatët e Kievit janë të interesuar për një ushtri të fortë ukrainase. Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin ukrainas këtë pasdite, ai tha se nuk e di se çfarë u diskutua në Moskë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë. “Çështja e territorit është e ndërlikuar dhe duhet diskutuar më vonë”, tha Zelensky. Ndryshe,shefat ushtarakë nga e gjithë bota do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar “fazën operative” të mbrojtjes së Ukrainës si pjesë e një force paqeruajtëse, shkruan Skynews. Kryeministri britanik Keir Starmer priti një takim virtual të “koalicionit të vullnetarëve” të shtunën,…
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po shqyrton vendosjen e kufizimeve të gjera të udhëtimit për qytetarët nga 41 shtete si pjesë e një ndalimi të ri të imigracionit, thonë burime të njohura me këtë çështje dhe një dokument të brendshëm që është analizuar nga Reuters. Në dokument përmenden gjithsej 41 shtete, të ndara në tri grupe të veçanta. Grupi i parë përfshin dhjetë shtete, përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut, të cilat do të kishin një pezullim të plotë të vizave. Në grupin e dytë, pesë shtete, Eritrea, Haiti, Laos, Myanmar dhe Sudani i Jugut, do…
Skuadra e Trepçës në basketboll ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit. Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 63:59, shkruan GazetaBlic Sport. Megjithatë, një gjë e paparashikueshme ndodhi në fund të ndeshjes, atje ku pati një përplasje tek skuadra e Trepçës. Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situatën. Duket se tashmë gjërat janë qetësuar pak dhe basketbollisti Tmusic, i ka kushtuar një postim të veçantë trajnerit të tij. “E di që dukej keq, por kjo është arsyeja pse jemi kampionë gjatë gjithë këtyre…
Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke hapur kështu rrugën për rikthimin në Tokë të astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët kanë ngecur në hapësirë që prej nëntë muajsh. Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor. Anijet hapësinore Crew-10 dhe Dragon pritet të arrijnë në stacionin hapësinor…
Sonte ka ndodhur një përleshje fizike në fshatin Ujmirë të Klinës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin, Sipas policisë tre nga të lënduarit kanë pësuar lëndime nga mjetet e mprehta, konkretisht thika. “Rreth orës 19:50, stacioni policor në Klinë është njoftuar për një përleshje në fshatin Ujmirë. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se si pasojë e përleshjes janë lënduar gjashtë persona, prej të cilëve tre dyshohet se janë plagosur me mjete të mprehta”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës,…
Mark Carney është betuar si kryeministër i ri i Kanadasë të premten dhe tani do të përpiqet ta drejtojë vendin e tij përmes një lufte tregtare të sjellë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kërcënimeve për aneksimin dhe zgjedhjeve të pritshme federale. Carney, 59 vjeç, zëvendëson kryeministrin Justin Trudeau, i cili njoftoi dorëheqjen e tij në janar, por qëndroi në pushtet derisa Partia Liberale zgjodhi një udhëheqës të ri. Carney pritet gjerësisht të shkaktojë zgjedhje të përgjithshme në ditët ose javët e ardhshme raporton AP përcjell Dukagjini. “Ne kurrë, kurrë, në asnjë formë nuk do të jemi pjesë e Shteteve të Bashkuara. Amerika…
