Autor: TV News
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur gjatë një grabitje të armatosur që ka ndodhur në lagjen “Veternik” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahemeti, ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke theksuar se fillimisht u raportua për të shtëna me armë në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet se grabitja e armatosur ka ndodhur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar menjëherë për tretman mjekësor. Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë…
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit Të Hashi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ndërsa janë përcaktuar aktivitetet zyrtare për nderimin e tij. Sipas njoftimit të komunës, homazhet pranë arkivolit të të ndjerit do të mbahen të martën më 18 mars, nga ora 09:00 deri në 12:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj. Pas homazheve, në të njëjtin vend, duke filluar nga ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja komemorative. Varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet po të njëjtën ditë, në orën 15:00, në…
Gjykata Speciale në Hagë nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me mundësinë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të vijë në Kosovë pas vdekjes së babait të tij. Në një përgjigje për Dukagjinin, Specialja ka thënë se të paraburgosurit mund të bëjnë kërkesa për arsye humanitare, ndërsa vendimi mbetet në dorën e gjykatësve. “Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të ndaluar të bëjnë kërkesa te gjyqtarët kompetentë për arsye të forta humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për këto kërkesa. Të gjitha dokumentet publike, përfshirë parashtresat e Mbrojtjes dhe vendimet e Gjyqtarëve, publikohen në uebfaqen e…
Presidentja Vjosa Osmani këtë të hënë ka pritur në takim të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Tashmë ka nisur takimi mes presidentes Osmani, dhe emisarit të ri të BE-së Sorensen. Kjo është vizita e parë e Sorensenit në Kosovë që prej marrjes së detyrës, duke pasuar Miroslav Lajçakun në këtë rol.
Manchester United ka kaluar në avantazh ndaj Leicester Cityt. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar sulmuesi Hojlund, shkruan GazetaBlic Sport. Hojlund realizoi pas 30 minutave lojë, duke kaluar “Djajtë e Kuq” në epërsi. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë javë pritet mot i paqëndrueshëm, si pasojë e masave të lagështa të ajrit. Kjo do të sjellë reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në disa zona parashihen kushte për reshje bore. Për ditën e hënë: Moti do të jetë i vranët me riga shiu, ndërsa në viset e larta, sidomos në perëndim, mund të ketë edhe reshje bore. Temperaturat minimale do të jenë mes 3 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 6 dhe 10 gradë. Të martën: Parashikohet mot i përkohshëm me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të…
ePresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Hashim Thaçi. Në një mesazh ngushëllimi, Osmani e ka cilësuar humbjen e një prindi si një dhimbje të pamatshme, që lë një boshllëk të pazëvendësueshëm tek të dashurit “Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të z. Haxhi Thaçi, babait të ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi. Humbja e babait është dhimbje e pamatshme, e cila lë boshllëk të pazëvendësueshëm tek më të dashurit”, ka theksuar Osmani. Ajo ka shtuar se kontributi dhe…
Strategu i Hajdukut, Gennar Gattuso nuk ishte i kënaqur me humbjen e rëndë të ekipit të tij në Rujevicë. Kur u paraqit për deklarata në emisionin Supersport HNL, Gennaro Gattuso sulmoi komentatorin e MAXSport, Josko Jeliçiç. “Nuk dua të të shtrëngoj dorën sepse flet shumë. Ju keni luajtur futboll dhe e kuptoni, e dini shumë mirë situatën. Ju gjithmonë flisni keq për lojtarët, unë nuk kam respekt për ju”, filloi Gattuso në anglisht. Jeliçiq më pas iu përgjigj Gattusos në italisht, në të cilin diskutimi i nxehtë vazhdoi. Gattuso u afrua tek fytyra e Jeliçicit derisa situata u qetësua. Pas…
Rreth 5 muaj pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit, do kthehen sërish në gjykatore për tu përballur me drejtësinë. Pasi që Gjykata e Apelit morri vendim me të cilin e ka vërtetuar aktvendimin për konfirmim të aktakuzës të marr nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kjo e fundit ka caktuar senacën e shqyrtimit gjyqësor. Seanca ndaj tre të pandehurve që janë në paraburgim, është caktuar që të mbahet më 17 prill. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale…
26 vjet pas masakrës së Kralanit, 8 familje e kanë marrë lajmin se janë gjetur dhe identifikuar kufomat e familjarëve të tyre, ndërsa edhe për 4 persona procesi i identifikimit është në proces. Nga masakra ku ushtria dhe policia e Serbisë ekzekutoi 87 civilë shqiptarë, mbi 30 persona nuk janë gjetur kurrë. Nga lufta e fundit mbi 1600 person ende mbesin të zhdukur. Ky numër do të ishte shumë më i vogël nëse rreth 280 mbetje mortore do të identifikoheshin. Ato ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, dhe nuk po mund të identifikohen për disa arsye. “E para dhe kryesorja…
