Autor: TV News

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi të mos lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Në FIVE të Dukagjinit, Gucati tha se ka pak shpresa që Gjykata Speciale do të miratojë një leje të tillë, duke pasur parasysh praktikat e mëparshme ndaj të akuzuarve të tjerë. “Me keqardhje po them se pak shpresoj që kjo gjykatë do ta lejojë të marrë pjesë në varrim. Duke e parë me mu çka ka ndodhur, me zotin Kadri Veseli dhe të tjerët. Edhe me…

Read More

Real Madrid ka caktuar një datë në maj 2025 për të vendosur nëse do ta mbajë apo jo Luka Modric, raporton Relevo. Modric është 39 vjeç dhe në shtator do të mbushë 40 vjeç. Kjo do të thotë se ai do të ishte lojtari më i vjetër që do të luante ndonjëherë për klubin nëse Madridi vendos ta mbajë atë përtej vitit 2025. Modric do të jetë një agjent i lirë në qershor, por gjuha e trupit të tij sugjeron se ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid edhe për një vit. Kjo mund të jetë e fundit e tij…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjatë takimit, Abdixhiku theksoi qëndrimin e partisë së tij kundër draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin ai e cilësoi si një dokument që krijon autonomi territoriale brenda Kosovës. “Gjatë takimit, diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. E urova për detyrën e marrë dhe e njoftova emisarin Sorensen me qëndrimet e Lidhjes Demokratike rreth dialogut;…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe kufizuese. Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka theksuar se është paradoksale që BE-ja të vendosë masa ndaj Kosovës pikërisht në një kohë kur vendi ka shënuar ngritjen më të madhe demokratike, madje edhe sipas indekseve ndërkombëtare. Në takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara. Kurti ka kërkuar zbatimin e plotë dhe të pakushtëzuar të…

Read More

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), anulimin e 18,933 votave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilat ai i cilësoi si të manipuluara. Në një konferencë për media para PZAP-së, Sallahu tha se përveç anulimit të këtyre votave, LVV-ja ka kërkuar edhe rivotim të votave të ardhura me postë dhe largimin nga lista të kandidatëve që kanë marrë më shumë vota nga diaspora sesa në vendvotimet brenda Kosovës. “Ne kemi kërkuar nga PZAP që të anulohen 18 mijë e 933 vota të LDK-së të kontaminuara…

Read More

Dy persona janë plagosur paraditen e së hënës gjatë një grabitjeje me armë zjarri në lagjen Veternik të Prishtinës. Njëri nga të plagosurit u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë, ndërsa personi tjetër, fillimisht thuhet se u trajtua në Spitalin e Graçanicës. Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku, ka thënë para mediave se personi i dytë u transferua në QKUK rreth orës 12:00 dhe ndodhet në sallën operative në gjendje të rëndë. Siç raportohet, personi i dytë po ashtu i plagosur me armë zjarri dyshohet se është një nga të dyshuarit për grabitjen.…

Read More

Fenomeni i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta vazhdon të shfaqet në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës. Edhe në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025, u regjistruan fletëvotime të tilla dhe sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve bëhet fjalë për më shumë se 27 mijë. Në një intervistë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se nga numri i përgjithshëm i votuesve që votuan në vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht dhe në votimin jashtë Kosovës, 2.83 për qind e fletëvotimeve ishin të pavlefshme apo të zbrazëta. Sipas…

Read More

Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, e kishte udhëhequr delegacionin e drejtorëve të klubit në drekën që kishin me përfaqësuesit e Barcelonës para ndeshjes së të dielës. Mbrëmjen e të dielës, Barcelona ia doli që të fitojë me rezultat 4-2 si mysafir i Atletico Madridit, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 2-0. Shefi i Atleticos kishte kritikuar vendimin e VAR-it për ta anuluar penalltinë e Julian Alvarez ndaj Real Madridit. Ai gjithashtu pati disa fjalë të forta edhe për Thibaut Courtois, pavarësisht se në të kaluarën kishte folur mirë për portierin belg, edhe pas disa komenteve që tregonin mungesë respekti…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka në plan të flasë me telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, më 18 mars. Trump po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim në luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë tashmë në vitin e katërt. “Do të flas me presidentin Putin të martën. Është bërë shumë punë gjatë fundjavës”, u tha Trump gazetarëve më 16 mars, gjatë një fluturimi për në Uashington nga resorti i tij në Floridë. “Duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se e kemi një shans…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjen Thaçi pas humbjes së Haxhi Thaçit. Në një letër ngushëllimi, Kurti ka theksuar se Haxhi Thaçi do të kujtohet gjithmonë për urtësinë, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për atdheun. “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi,” thuhet në letër ngushëllimi të kryeministrit Kurti.

Read More