Autor: TV News
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit për të mos i dhënë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Haxhiu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të papranueshëm. “Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Krasniqi e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të papranueshëm, duke argumentuar se një sistem drejtësie duhet të ketë jo vetëm respekt për ligjin, por edhe ndjeshmëri ndaj nevojave themelore njerëzore. “Drejtësia që harron njeriun nuk është drejtësi! Ka dhembje që nuk maten me ligje. Humbja e një prindi është një nga ato momente ku njeriu duhet të jetë i mbrojtur…
Në kuadër të një ofensive diplomatike të Kroacisë për forcimin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës pritet të nënshkruajnë në Tiranë Deklaratën për Bashkëpunimin Trilateral Ushtarak. Kjo deklaratë, që pritet të firmoset të martën nga ministrat Ivan Anushiq, Pirro Vengu dhe Ejup Maqedonci, synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të tri vendeve, të rrisë bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes dhe të përmirësojë ndërveprimin ushtarak përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta, shkruan e përditshmja kroate “Vecrenji List”. “Deklarata përfshin promovimin e aftësive mbrojtëse të të tre vendeve, bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes, forcimin e…
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit për të mos i dhënë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij. Haxhiu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe të papranueshëm. “Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të…
Gazetari Lirim Mehmetaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për të refuzuar pjesëmarrjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në ceremoninë mortore për babain e tij. Mehmetaj e ka cilësuar këtë vendim si një tjetër shpërfaqje të padrejtësisë që karakterizon këtë institucion, duke e përshkruar si një mekanizëm që përdoret për arsye politike dhe jo për drejtësi. “Për faktin që ka ndodhur edhe në të kaluarën, kjo është veç një shpërfaqje tjetër e asaj që është Gjykata Speciale. Një institucion i padrejtësisë që i përdor mekanizmat e vet për variacione politike. Edhe normalisht nuk eksito asnjë arsye…
Futbollisti i Hamburgut, Emir Sahiti është ndër emrat e ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për dy ndeshjet e marsit. Kosova do të luajë në play-offin e Ligës B të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Islandën dy herë, më 20 mars në “Fadil Vokrri” dhe më 23 mars në Spanjë për ndeshjen e kthimit. Për grumbullimin me Kosovën dhe për dy ndeshjet e ardhshme foli Sahiti. Ai tha se tashmë lojtarët po ndihen si familje, teksa bëri me dije se do të shkojnë për t’i fituar dy ndeshjet e marsit. “Atmosfera perfekte, jemi kënaqë të gjithë bashkë, po…
Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij. Në Debat Plus, analisti Dardan Gashi e ka komentuar këtë vendim, duke kritikua Qeverinë Kurti. Gashi ka theksuar se, ndërkohë që Qeveria Kurti shpesh sulmon dhe anashkalon sistemin juridik të Kosovës, ata nuk kanë reaguar ndaj padrejtësive humanitare që ka bërë Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë. “Nëse Qeveria Kurti dhe ministrja e Drejtësisë gjithë ditën atakojnë sistemin juridik të Kosovës, e anashkalojnë, e sulmojnë, tentojnë me zhduk. Qysh nuk…
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka njoftuar se nesër do të mbahet një takim me emisarin e BE-së, Peter Sorensen. Hoti theksoi se kërkesat e Kosovës janë shumë të thjeshta dhe të drejta – të cilat edhe do të diskohen nesër në takimin me emisarin e BE-së – duke kërkuar angazhimin e Serbisë për të zbatuar Deklaratën për Personat e Zhdukur dhe mekanizmin e ri të krijuar nga Bashkimi Evropian, Komisionin e Përbashkët për personat e zhdukur. “Si pasojë e kërkesës që e kemi paraqitur deri tash, që i është drejtuar zonjës Kaja Kallas. Edhe…
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të lartë të Kosovës, duke përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Gjatë këtyre takimeve, temat kryesore të diskutimeve ishin procesi i dialogut me Serbinë, masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe kërkesa për trajtim të barabartë në këtë proces dialogues. Osmani pas takimit me Sorensenin: Kosova meriton trajtim të barabartë në dialogun me Serbinë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimit…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për anulimin e afro 19 mijë votave të diasporës në favor të LDK-së, si dhe rivotimin e procesit të votimit me postë. Në reagimin e saj, LDK e ka cilësuar këtë veprim të VV-së si një përpjekje për të ndryshuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e quajtur atë “një akt të rrezikshëm ndaj integritetit demokratik të procesit zgjedhor.” LVV-ja si pranon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, ankohet në PZAP “Vetëvendosje kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës sonë për…
