Autor: TV News
Një aeroplan është rrëzuar në brigjet e Karaibeve të Hondurasit të hënën mbrëma disa minuta pasi u ngrit nga ishulli Roatan. Si pasoj e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtatë persona, ndërsa 10 të tjerë janë nxjrrë të gjallë nga rrënojat, thanë autoritetet raporton Reuters përcjell Dukagjini. Aeroplani Jetstream i operuar nga linja ajrore Hondurase Lanhsa mbante 14 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të transportit të vendit, i cili tha se rrënojat u gjetën rreth 1 kilometër (0.6 milje) larg bregut të ishullit.
Luka Modric dëshiron të vazhdojë te Real Madrid për një sezon tjetër. Paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe forma e tij fantastike mund të rezultojnë me një vit tjetër kontratë tek ‘Mbretërit’, shkruan GazetaBlic Sport. Marrëveshja aktuale skadon në qershor 2025, por opsioni i tij i parë për verën mbetet të nënshkruajë kontratë të re. Dëshira e qartë e lojtarit është të qëndrojë dhe të jetë sërish pjesë e skuadrës duke nënshkruar një marrëveshje të re deri në qershor 2026. /GazetaBlic Sport/
Sot në ora 15:00 në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ceremonia mortore po organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të kësaj komune, Fadil Nura. Pasdite në ora 15:00, do të zhvillohet ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit Burojë, ku pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë dhe personalitete të ndryshme. Ndërkohë, është bërë e ditur se Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar përkohësisht në mënyrë që…
Mbrojtësi fantastik i kombëtares kuqezi dhe ekipit arab, Al Ittihad, Mario Mitaj ka njoftuar se ka kryer me sukses operimin e tij. Mitaj nuk është ftuar nga Sylvinho për ndeshjet e marsit, pasi kishte probleme fizike dhe këtë mini-pauzë e ka shfrytëzuar që të kryejë ndërhyrjen e nevojshme, shkruan GazetaBlic Sport. Futbollisti para pak çastesh njoftoi se operimi shkoi mirë dhe tani mezi po pret të rikthehet. ‘Gjithçka shkoi mirë me operimin tim. Tani koha për rehabilitim dhe të kthehem sa më shpejtë dhe sa më i fortë për ta ndihmuar ekipin dhe shtetin tim”, shkroi ndër të tjerash Mitaj…
Ishte dhjetori i vitit 2022 kur konkursi për motër-edukatore në Kamenicë për kandidaten Afërdita Ajvazi ishte një mundësi punësimi. Por ndonëse në fazën e intervistës kishte rezultuar me pikë më të mira, në atë me shkrim kishte rënë. Me kërkesën për të parë testin e saj, nga personeli i ishte ofruar edhe testi i kundërkandidates i cili dyshohet se kishte pasur ndërhyrje. “Testi ka shkuar mirë, s’kam pa diçka brenda kohës por kur përfundoi intervista kemi kuptuar se testi është i plotësuar nga një zyrtar komunal. Pas disa insistimeve kemi pa testet, pamë që ishin të plotësuara…konkursi u anulua pas…
Lagjja e Çamërisë jo shumë larg qendrës së Komunës së Kamenicës, para dy netëve ndriçohej nga flakët. Dy ditë pas, kjo zonë ka këtë pamje. Reliev i konsiderueshëm malor i kësaj pjese është bërë shkrumb e hi e në afërsi të kësaj zone, janë edhe shtëpi të banuara e që këtij zjarri, i kanë shpëtuar. Banorë që nuk kanë dashur të deklarohen para kamerave, kanë thënë se zjarri kishte zgjatur mbi 24 orë. E këtë për televizionin e kanë konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve në Kamenicë. “Bazuar në periudhën ku jemi, bëhet fjalë për zjarre për të pastruar barishtet…
Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar dhe për t’u mundësuar pjesëmarrjen në ceremoninë mortore për nder të babait të tij. Të paktën kështu ka shkruar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), të cilët e kanë cilësuar si një akt të padrejtë dhe të papranueshëm. Në një njoftim të shpërndarë nga OVL-UÇK, ky vendim konsiderohet si një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, duke theksuar se ndalimi i një biri për të nderuar babain e tij është një veprim që cenon dinjitetin dhe ndjenjat njerëzore. “Organizata…
Legjendat e FC Bayern janë fituesit e Kupës Beckenbauer! Në turneun unik të legjendave si pjesë e përvjetorit të 125-të të klubit të FC Bayern-it, skuadra e legjendave të kampionëve rekord gjermanë fitoi 4-0 në finale kundër legjendave të Real Madridit. Në finalen në terren, Bayern filloi mrekullisht dhe kaloi në epërsi 2-0 falë golave të Giovane Elber dhe Mark van Bommel. Pak para pjesës së parë, portieri i Real Madridit, Pedro Contreras, mori kartonin e dytë të verdhë pasi fillimisht e mbajti topin jashtë zonës së penalltisë dhe më pas bëri një faull taktik, përcjell GazetaBlic Sport. Madridi duhet…
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai do ta mbajë përgjegjës Iranin për çdo sulm që do të kryhet nga rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Teherani, teksa administrata e tij ka zgjeruar operacionin më të madh ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Duke iu përgjigjur kërcënimeve të rebelëve Huthi ndaj anijeve ndërkombëtare të mallrave, SHBA-ja nisi një valë të re të sulmeve ajrore të shtunën. Të hënën, qyteti-port i Hodeidas dhe qyteti Javf në Jemen u shënjestruan, raportoi televizioni Al Masirah që udhëhiqet nga rebelët në Jemen.…
Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u liruar me qëllim që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij. OVL e UÇK-së: Specialja refuzon lirimin e Thaçit të marrë pjesë në varrimin e babait Ky vendim ka nxitur reagime të shumta, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), Rama e ka quajtur këtë një akt të ulët dhe të turpshëm. “Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat…
