Autor: TV News
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë deklaruar se nuk mund të japin informacion nëse ish-presidenti Hashim Thaçi ka bërë një kërkesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij. Në një njoftim zyrtar, DHSK bëri të ditur se të paraburgosurit kanë të drejtë të kërkojnë vizita humanitare, por këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatësit kompetentë në bazë të rrethanave dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. “Për momentin, gjykata nuk është në gjendje të japë informacion për ndonjë kërkesë apo vendim konkret në lidhje me z. Thaçi. Kjo për shkak se kërkesat e një të paraburgosuri…
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka bërë një akuzë ndaj Lëvizjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ka kërkuar anulimin e votave me postë pas ankesës së parashtruar nga VV-ja. Hoti kërkon ndryshim në LDK pas rezultateve zgjedhore: LDK-ja ka nevojë për lidership të ri Në një postim në “Facebook”, Qorolli theksoi se ish-kryeministri Avdullah Hoti e ka pranuar manipulimin dhe e quajti këtë veprim një inxhinierim politik nga Lumir Abdixhiku. Qorrolli kërkoi që votat e manipuluara të anulohen sa më shpejt dhe e cilësoi këtë situatë si një “puç politik”. “RANË MASKAT E LDK! Ish-kryeministri Hoti e pranoi sot hapur…
FSHF ka reaguar pas një komunikate të lëshuar nga Tifozat Kuq e Zi, ku njoftuan se nuk kanë marë bileta për ndeshjet e kombëtares. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë publikun mbi sistemin e ri të shitjes së biletave për ndeshjet e Kombëtares, një vendim që synon të sigurojë barazi dhe gjithëpërfshirje për të gjithë tifozët shqiptarë, thuhet fillimisht në njoftimin e shtëpisë së futbollit shqiptar. Sipas tyre, në përputhje me praktikat më të mira evropiane, FSHF ka vendosur që të gjitha biletat të shiten online dhe çdo person të ketë mundësinë të blejë maksimumi 4 bileta. “Ky sistem…
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, mbajti një fjalim emocionues gjatë akademisë për Haxhi Thaçin. Ai ka përmendur dhimbjen dhe padrejtësinë që ka ndjerë familja, veçanërisht Hashim Thaçi, që nuk u lejua të kthehej në Kosovë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit nga babait të tij. “Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, ka thënë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, mbajti një fjalim emocionues gjatë akademisë për Haxhi Thaçin. Ai ka përmendur dhimbjen dhe padrejtësinë që ka ndjerë familja, veçanërisht Hashim Thaçi, që nuk u lejua të kthehej në Kosovë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit nga babait të tij. “Gjysh, as sot nuk jemi korit. Babin nuk e lejuan të jap lamtumirën e fundit, nuk e lejuan t’ia gjuajë një gusht të dheut të Drenicës, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina”, ka thënë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se rezultati i partisë nuk është i kënaqshëm dhe se është e domosdoshme të reflektohet mbi këtë situatë. Sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, LDK ka dalë partia e tretë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke siguruar 20 mandate në Kuvendin e Kosovës. Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar votuesit dhe strukturat e partisë për angazhimin, por ka shtuar se nevojitet një analizë e thellë mbi faktorët që çuan në këtë rezultat. “Me mirënjohje të…
Izraeli ka kryer sulme të mëdha ajrore në Rripin e Gazën, Liban dhe në jug të Sirisë kundër, siç tha, ekstremistëve që po planifikojnë sulme terroriste. Bombardime izraelite kërcënojnë shpërthimin e një konflikti të ri dhe të përgjakshëm rajonal. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënë mbrëma se e udhëzoi ushtrinë të ndërmarrë “veprime të fuqishme” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për shkak se ky grup i mbështetur nga Irani nuk pranoi t’i lirojë pengjet e mbetura dhe i hodhi poshtë propozimet për një armëpushim të ri.…
Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Marrëveshja u firmos nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, dhe Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci. Ministri Vengu, pas nënshkrimit të marrëveshjes, theksoi se kjo deklaratë është një përgjigje ndaj kërcënimeve që paraqiten në një mjedis sigurie të brishtë. “Kemi një vlerësim të përbashkët të kërcënimeve në një mjedis sigurie të brishtë. Në këtë kontekst, angazhimi ynë për…
Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese ndërkombëtare “Pearson Education”, ofron mundësinë për mësimdhënësit e gjuhës angleze që të marrin pjesë në serinë e webinar-eve “Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING”. Ky cikël webinar-esh është një mundësi e mirë për ta njohur ndikimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në mësimdhënie dhe në vlerësim, duke i ndihmuar mësimdhënësit të përballen me sfidat e përditshme dhe ta përfshijnë IA-në në praktikat e tyre. Nga data 24 deri më 28 mars 2025, për pesë ditë rresht, do të zhvillohen pesë sesione, ku do të marrin pjesë gjashtë (6) ekspertë të…
Policia e Kosovës ka nisur një aksion në mëngjesin e sotëm për t’i bastisur zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”. KALLXO.com mëson se bastisja është kryer në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm. Kjo bastisje vjen pasi KALLXO.com, më 09.03.2025, ka publikuar disa audio-incizime në të cilat dëgjohet kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, teksa flet për negocim kontrate dhe konfirmon përfshirjen e tij në kontaktimin e bizneseve që do të merreshin me servisimin e makinave të Ndërmarrjes, si dhe dëgjohet duke thënë se do të zgjedhë Kompaninë për të nënshkruar Kontratën, për një tender për servisimin e…
