Autor: TV News
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë biseduar për më shumë se 90 minuta, teksa dy liderët po synojnë të lëvizin përpara me një armëpushim në luftën në Ukrainë, konflikt që ka dërmuar të dyja palët në aspektin e ushtarëve dhe burimeve. Mediat amerikane, NBC dhe CBS, duke u thirrur në burime, raportuan se biseda telefonike e 18 marsit ka përfunduar, ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, TASS, citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili konfirmoi se dy udhëheqësit përfunduan diskutimin e tyre. Ende nuk ka detaje lidhur me përmbajtjen apo rezultatin e…
E qeshura nuk është vetëm një shprehje e lumturisë, por edhe një mjet i fuqishëm për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor. Stimulon sekretimin e hormoneve të lumturisë, ul stresin, përmirëson qarkullimin dhe forcon sistemin imunitar. E qeshura çliron endorfinën dhe redukton stresin “E qeshura stimulon lirimin e endorfinës, hormonit të lumturisë, i cili ndihmon në uljen e stresit, ankthit dhe depresionit”, shpjegon psikoterapistja Alison Goolnik. Ajo gjithashtu përmirëson disponimin dhe mund të veprojë si një shpërqendrim nga problemet dhe dhimbjet. Përmirëson funksionet njohëse E qeshura rrit sekretimin e dopaminës, një neurotransmetues që përmirëson përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë për zgjidhjen…
Leonora Poloska, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe interpretimet emocionale, ka kohë që nuk po duket gjëkundi. Ajo, që arriti kulmin e karrierës së saj në vitet 2000, ka lënë pas një trashëgimi muzikore të pasur, pjesëmarrëse në festivale të njohura dhe autore e këngëve që janë bërë himne të një gjenerate. Kënga e saj ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve, duke e bërë atë një ikonë të muzikës shqiptare. Leonora është veçuar për baladat e saj të ndjera dhe mënyrën e veçantë të këndimit, që e bën atë të dallojë mes shumë artistëve. Zëri i saj…
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se pas 26 vjetësh kërkimesh dhe pritjeje, janë identifikuar mbetjet mortore të tri viktimave të masakrës së Kralanit, të cilët ishin në listën e personave të zhdukur që nga Lufta e Kosovës. Viktimat e identifikuara janë, Sabedin Kryeziu nga fshati Mleqan i Malishevës, Mentor Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës dhe Vehbi Halilaj nga fshati Llapqevë i Malishevës. Sipas njoftimit, informimi zyrtar për familjet është bërë nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, me praninë e kryetarit të Shoqatës së Familjeve të Viktimave të Luftës dhe Personave…
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot do të nënshkruajnë një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin ushtarak, duke nënshkruar Deklaratën për Bashkëpunimin Trilateral Ushtarak në Tiranë. Kjo deklaratë gjatë ditës pritet të firmoset nga ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve: Ejup Maqedonci nga Kosova, Pirro Vengu nga Shqipëria dhe Ivan Anushiq nga Kroacia. “Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësshefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Po ndodh tani – presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që nga ora 10:00 e mëngjesit [e kohës lokale]. Thirrja po shkon mirë dhe është ende në progres”, ka shkruar ai. Në qendër të diskutimit mes dy liderëve është përfundimi i luftës në Ukrainë, një çështje që ka qenë në fokusin e…
Një muaj e gjysmë pasi shkroi një kërkesë për të vazhduar përdorimin e stadiumit Montjuic, Barcelona arriti një marrëveshje me Komunën e qytetit për të qëndruar në objektin sportiv deri më 20 maj, raportoi Mundo Deportivo. Barcelona do të luajë ndeshjet e saj në shtëpi në stadiumin Olimpik të qytetit për dy muajt e ardhshëm, me ndeshjen e fundit të katalanasve në shtëpi më 18 maj kundër Villarrealit. Barcelona po luan në Montjuic nga sezoni 2023-24 për shkak të rindërtimit të stadiumit të saj Camp Nou. Rinovimet janë vonuar shumë, me datën e përfundimit të caktuar tani për verën e…
Rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku kjo parti u rendit e treta, ka shkaktuar pakënaqësi brenda strukturave të saj. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia ka nevojë për një lidership të ri për të rikthyer besimin e qytetarëve. Sipas tij, ky është i vetmi rrugëtim për ta ringritur partinë pas humbjes në zgjedhje. Mirëpo, ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK nuk i takon funksionarëve, por anëtarësisë së saj. “Në një ditë si kjo,…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur ankesën e LVV-së në PZAP si presion. Arlind Manxhuka, zëdhënës i LVV-së, ka thënë se “reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës duke e quajtur presion ankesën tonë në PZAP është absurd i llojit të vet””. “Ankesa e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në PZAP mbi skemën e manipulimit me votë përmes postës s’është asgjë tjetër pos ushtrim i një të drejte ligjore që është paraparë me ligjet dhe rregullat e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ka të vetmin qëllim ruajtjen dhe moscenimin e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhjet…
Kryeshefi i ndërmarrjes “KRU Gjakova”, Hasan Krasniqi, është arrestuar sot në Gjakovë me dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Prokuroria Speciale dhe Policia bastisën zyrën dhe shtëpinë e tij, duke sekuestruar një laptop, një telefon, 22,205 euro para të gatshme, një barkë dhe dy kontrata të lidhura me rastin. Krasniqi është ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria pritet të vendosë për masën e sigurisë ndaj tij. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion…
