Autor: TV News
Katër të rinj janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor. Të arrestuarit, të moshës 20 deri 29 vjeç, akuzohen se sulmuan dy viktima, një 33-vjeçar dhe një 27-vjeçare, në një kafiteri në Mitrovicën e Veriut, më 17 mars. Ata janë arrestuar nën dyshimin se ishin të përfshirë në përleshjen që ndodhi në kafiterinë në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicë të Veriut. Të dy viktimat janë lënduar dhe aktualisht po trajtohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku janë nën përkujdesje mjekësore. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimet u realizuan pas një hetimi…
Për shkak të kufizimit të qasjes në dokumente publike, Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është gjobitur nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, vendimi, i marrë më 17 mars, ka vendosur një gjobë në vlerën prej 3 mijë euro për shkeljen e ligjit për qasje në dokumente publike. Vendimi ka ardhur pas një ankese të parashtruar nga laboratori Sierra Lab Sh.p.k. kundër Ministrisë, për kufizimin e qasjes në dokumentet publike. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është detyruar të paguajë shumën e caktuar brenda 30 ditësh në llogarinë e autoritetit kompetent. Në rast…
Avionët luftarakë izraelitë lëshuan një valë bombardimesh në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, duke shkatërruar një armëpushim të brishtë që është mbajtur kryesisht që nga hyrja në fuqi në janar. Kryeministri Benjamin Netanyahu brenda natës fajësoi derën e Hamasit për rinovimin e fushatës së tij vdekjeprurëse ajrore. Deklarata e liderit izraelit tha se ushtria është udhëzuar të ndërmarrë “veprim të fortë” kundër Hamasit pas “refuzimit të tyre të përsëritur për të liruar pengjet tona”, si dhe refuzimit të propozimeve të SHBA-së. Në shtypin lokal, burimet ushtarake izraelite kanë folur gjithashtu për një rritje të aktivitetit të Hamasit për…
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait të tij dhe ka akuzuar gjykatën për qasje selektive dhe shkelje të të drejtave të njeriut. “Për mua ka qenë e pritshme, janë shumë lot tjerë që janë derdhur, babai i Thaçit sot është viktima e fundit e kësaj gjykate, e them me gjithë gojën se është viktimë e presionit psikologjik, por nuk e di a do të jetë rasti i fundit se njerëzve t’u hapë sytë dhe ta shikojnë drejtë këtë gjykatë…
Ish nënkryetari i i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur rreth mohimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga ana e Gjykatës Speciale që ai të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i cili u varros sot. Haradinaj ka thënë se për të gjitha vdekjet e familjarëve të ish-liderëve të UÇK-së Gjykata Speciale e ka ditur afërsisht se ato do të ndodhin dhe se nuk mund të arsyetohen në mungesë të logjistikës. “Më së shumti e kanë ditur gjendjen e babait të Thaçit, kështu që ata u dashtë… e ka ditë edhe Hashimi që ma…
Efi Dhedhes, një nga fytyrat më të njohura të showbizit shqiptar, së fundmi ka postuar një fotografi të mrekullueshme në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Ajo shfaqet në plazh, e veshur me një kombinim të thjeshtë, por elegant, që thekson bukurinë e saj natyrore dhe linjat trupore atraktive. Ngjyrat e lehta dhe atmosfera e ngrohtë e plazhit e bëjnë këtë foto gjithashtu shumë relaksuese. Pjesmarrësja në emisionet “Perputhen” dhe “Big Brother VIP Albania”, Efi, ka arritur të krijojë një audiencë të madhe, e cila e ndjek me interes çdo hap të saj. Me postimin e fundit, ajo…
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, zhvillim që ka nxitur reagime në Serbi, që e cilësoi si “provokim të hapur” drejtuar Beogradit. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci e nënshkroi këtë deklaratë së bashku me homologun nga Shqipëria, Pirro Vengu dhe atë kroat, Ivan Anushiq. “Duke u bazuar në vlerat tona të përbashkëta, në orientimet e njëjta gjeostrategjike dhe në angazhimet e ndërsjella për bashkëpunim rajonal, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova angazhohen për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e…
Kremlini ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës për një periudhë 30-ditore, pas një thirrjeje telefonike nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump. Në një deklaratë të lëshuar nga Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thuhet se të dy liderët diskutuan nevojën për paqe dhe një armëpushim të menjëhershëm në luftën në Ukrainë. Siç raporton BBC, Trump dhe Putin ranë dakord se konflikti duhet të mbyllet me një paqe të qëndrueshme. Ata shprehën gjithashtu dëshirën për marrëdhënie më të mira midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke theksuar se…
Armand Duka shtron Iftar në “Air Albania”. Kryetari i FSHF-së ftoi lojtarë, drejtues klubesh e gazetarë. “Jemi bashkë në këtë iftar të veçantë, si një familje e bashkuar e futbollit që promovon vlerat e respektit dhe solidaritetit në çdo moment. Ky është muaji i sakrificës, por edhe futbolli është një lojë e sakrificës. Ju uroj agjërim të pranuar, suksese në çdo sfidë tuajën, në fushë dhe jashtë saj”, ka thënë ndër tjerash Duka. Kujtojmë se Shqipëria fillon ciklin kualifikues për Botërorin 2026 me dy ndeshje në mars, fillimisht ndaj Anglisë, e më pas ndaj Andorrës. /GazetaBlic Sport
Gjykata Speciale nuk e trajtoi me urgjencë kërkesën për lejimin e Hashim Thaçit në varrimin e babait të tij dhe nuk e bëri publik vendimin, duke shtuar pasigurinë dhe mosbesimin ndaj saj. Kështu ka deklaruar në Debat Plus, Kreshnik Gashi nga BIRN-i, duke kritikuar Specialen për mungesë transparence dhe trajtim burokratik. Sipas tij, vonesa dhe mungesa e një shpjegimi publik për vendimin e tyre kanë dëmtuar edhe më shumë kredibilitetin e kësaj gjykate. “Haga ka dështu me e pa ndikim e këtij vendimi në raport me aktualitetin në Kosovë. Pra, Haga është dashur ta tretojë me urgjencë maksimale kërkesën dhe…
